Forumi PolitikShkencat Politike - Political SciencePartitë Politike (Moderator: Berni)Kush janë politikanët dhe deputetët që kanë ndryshuar “flamujt”
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kush janë politikanët dhe deputetët që kanë ndryshuar “flamujt”  (E lexuar 96 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5765



Shiko profilin
« më: 03-06-2009, 10:29:09 »

Merkatoja politike mes PS, LSI dhe kampit të djathtë

Nëse kanë pasur një specifikë këto katër vite politike, kanë qenë padyshim lëvizjet e politikanëve dhe partiakëve nga një parti tek tjetra. Deputetët që e marrin mandatin nën siglën e një force dhe e mbyllin me një forcë tjetër. Kryetarë bashkie që garojnë me logon e një partie dhe anëtarësohen në një parti tjetër. Për të mos folur për kryetarë komunash dhe partiakë të tjerë, të cilët kanë lëvizur në parti të ndryshme si në kafenetë e fshatit. “Tirana Observer” po sjell sot një përmbledhje të disa prej lëvizjeve më të bujshme të këtyre katër viteve. Shpesh ishim mësuar që termin merkato ta dëgjonim për futbollistët, por në vendin tonë kjo fjalë u shkon përshtat fare mirë politikanëve.
 
Jo më larg se dy ditë më parë, kreu i Bashkisë së Lushnjës u largua nga LSI-ja për t’u bërë pjesë e PS-së. Transfertat nga një parti tek tjetra janë bërë aq e rëndomtë sa çdo ditë e më shumë një fenomen i tillë nuk përbënë më lajm. Që në 2005 kemi disa deputetë që kishin fituar me një parti mandatin dhe e kishin braktisur atë. Kulmin e ka Lufter Xhuveli, i cili mori vota në koalicionin e majtë dhe shkoi ministër në qeverinë e djathtë. Po ashtu deputetët Hamit Kosta, Nikollaq Neranxi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Luan Memushi, Spartak Ngjela, Gilman Bakalli, Angjelina Kola, Piro Lutaj, etj., janë disa nga emrat e shumtë të deputetëve që kanë ndryshuar parti të paktën një herë.
Lëvizjet në kampin e majtë
Lëvizjet më të madha midis partive kanë ndodhur në kampin e majtë, nga LSI në drejt Partisë Socialiste ose anasjelltas. Jo pak herë edicionet e lajmeve ose titujt kryesor të gazetave janë hapur me largime nga një parti tek tjetra. Rasti i fundit është padyshim kreu i Bashkisë së Lushnjës, i cili së bashku me kreun e LSI-së Lushnjë dhe kandidaten për deputete të qarkut Fier, Rudina Jupe, iu afruan PS-së duke dhënë dorëheqjen nga partia e Ilir Metës. Kjo lloj marrëdhënieje midis dy forcave ka nisur që më 2005. Herë-herë këto lëvizje janë dukur si groteske dhe jo rrallë herë si lëvizje të dyshimta. Themi të dyshimta, pasi ato të lënë përshtypjen e veprimeve të njerëzve të cilët kanë humbur privilegjet në partinë ku ishin dhe rendin në kërkim të një kontrate të re me partinë tjetër, që do të thotë në kërkim të një karrigeje tjetër. Në këtë lëvizje pa dyshim që Partia Socialiste ka arritur të marrë më tepër nga LSI, por dhe kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq. Shumë nga figurat historike të kësaj partie janë tashmë pjesë e LSI-së. Kujtojmë emra si Luan Rama, Luan Memushi, Lefter Koka, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e PS-së dhe tashmë përfaqësojnë flamurin e LSI-së. Lëvizje të tjera brenda së majtës ka pasur dhe me partitë e tjera. Deputeti Hamit Kosta është i pari që kaluar nga PDS tek PS, por dhe Angjelina Kola iku nga PSD për tek LSI dhe një numër i madh drejtuesish të tjerë që kanë ndryshuar flamurin e partisë.
Lëvizjet në gjirin e së djathtës
Edhe pse jo me bujën e së majtës, dhe në kampin e djathtë kemi pasur merkato politike. Emri më i rëndësishëm që ka bërë lëvizje është ai ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, që braktisi forcën që e mandatoi për pesë vjet kreun e qeverisë shqiptare, për të shkuar në koalicionin tjetër të djathtë, Poli i Lirisë. Po ashtu dhe deputeti i Shkodrës, Gilman Bakalli, u largua nga PD-ja në drejtim të Polit të Lirisë. Ditët e fundit një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Preç Zogaj, për shkak se nuk u vlerësua aq shumë në këto zgjedhje, ku u vendos në vendin e shtatë në qarkun e Shkodrës, vendosi të kandidojë për partinë e Spartak Ngjelës, Ligj dhe Drejtësi. Në zgjedhjet e 28 qershorit për PD-në do të konkurrojnë dy emra të njohur të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Spiro Ksera dhe Kosta Barka, të cilët për shkak të pakënaqësisë së koalicionit të Dules me PS-në vendosën ta braktisin partinë e tyre për PD-në.

Lëvizje tek e Djathta

Nard Ndoka Nga PD tek PDK
Tom Doshi Nga PDK tek PS
Lajla Përnaska Nga PR tek PD
Preç Zogaj Nga PD tek PLD
Gilman Bakalli Nga PD tek Poli i Lirisë
Kosta Barka Nga PBDNJ tek PD
Spiro Ksera Nga PBDNJ tek PD
Aleksandër Meksi Nga PD tek Poli i Lirisë

Lëvizjet tek e Majta

Hamit Kosta Nga PDS tek PS
Paulin Sterkaj Nga PS tek PD
Esmeralda Uruçi Nga LSI tek PS
Pjerin Ndreu Nga LSI tek PS
Brisida Gjikondi Nga LSI tek PS
Luan Memushi Nga PS tek LSI
Luan Rama Nga PS tek LSI
Lefter Koka Nga PS tek LSI
Piro Lutaj Nga PAD tek PS
Angjelina Kola Nga PSD tek LSI
Rudina Jupe Nga LSI tek PS
Albert Sanxhaku Nga LSI tek PS


TIRANA OBSERVER
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Shqiptaret a duhet te kene:
  • Dot nje shtet te perbashket
  • 6 (46%)
  • -
  • Dot nje konfederate te shteteve shqiptare
  • 4 (30%)
  • -
  • Dot disa shtete pa asnje lidhje me njera-tjetren
  • 3 (23%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor