Forumi PolitikShkencat Politike - Political SciencePartitë Politike (Moderator: Berni)(KS) [AAK] Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: (KS) [AAK] Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  (E lexuar 3656 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
reflektues
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 386


Shiko profilin WWW
« më: 04-02-2006, 01:53:25 »

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës




Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është themeluar mbi idenë e bashkimit politik e kombëtar të partive politike, lëvizjeve dhe qytetarëve të Kosovës për t'i realizuar synimet e popullit të Kosovës.

Situata e re, e krijuar pas Luftës së Ushtrisë çlirimtare në Kosovë, e kërkonte si domosdo krijimin e një alternative të re politike, me një mënyrë të re të të menduarit dhe të vepruarit politik. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u themelua më 2 maj 2000, mbi përvojat e ndryshme disavjeçare të partive politike, të lëvizjeve dhe të individëve me një të kaluar patriotike në rrafshin kombëtra, politik, ushtarak e shkencor.

Vetëm disa muaj pas themelimit të AAK-së, u mbajtën zgjedhjet komunale në Kosovë, në të cilat AAK fitoi 7.7 për qind të votave në nivel të vendit, duke u radhitur kështu, që në nismë, si forcë e tretë politike.

Zgjedhjet në nivel të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2001, i kanë siguruar AAK-së 7. 83 për qind të votave.

Në Kuvendin e Parë Zgjedhor, më 1 qershor 2002, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është njëjtësuar në parti politike, nga koalicioni i gjerë që ishte më parë, ka aprovuar Statutin dhe Platformën Programore të partisë dhe ka zgjedhur zyrtarët e vet, me votën e delegatëve.

Kryetar i parë i partisë është zgjedhur z. Ramush Haradinaj.

Njëjtësimi i partisë është konfirmuar, me votën e delegatëve të kuvendit

Në zgjedhjet komunale të vitit 2002, AAK-ja siguroi 8.69 për qind të votave.

AAK, edhe pse është forca e tretë politike, sipas fuqisë së elektoratit, luajti një rol të rëndësishëm dhe krijues, si gjatë fushatave zgjedhore, ashtu edhe në ndërtimin dhe funksionalizimin e pushtetit lokal dhe qendror, duke e zbatuar një frymë të re politike në Kosovë.

AAK-ja ka Grupin Parlamentar, me nëntë deputetë në Kuvendin e Kosovës, një anëtar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, dy ministri në Qeverinë e Kosovës (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor).

Në nivelin lokal, po thuaj në të gjitha komunat, ka këshilltarë të AAK-së. AAK-ja e ka pushtetin në komunën e Deçanit.

Grupi Parlamentar i AAK-së ka inicuar në Kuvendin e Kosovës dhe ka arritur të sigurojë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare për një sërë rezolutash dhe deklaratash, si: Rezolutën për kufijtë e Kosovës, Deklaratën mbështetëse për kongresmenët amerikanë (Rezoluta e tyre për Pavarësinë e Kosovës), Rezolutën për vlerat e luftës, Nismën për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës etj. Ligji i parë që u aprovua në Kuvendin e Kosovës është hartuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.

AAK përfaqëson shpresën dhe alternativën më të mirë për popullin e Kosovës dhe është e gatshme të udhëheqë me vendin, në pajtim me parimet e demokracisë evroperëndimore, duke çmuar e respektuar paqen dhe lirinë për të gjithë.
« Ndryshimi i fundit: 04-02-2006, 02:55:26 nga BESIM » E identifikuar

..Mos helmoni rinin shqiptare..Reflekto gjera pozitive per te miren e kombit tone!
reflektues
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 386


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 04-02-2006, 01:57:53 »

SYNIMET E KËSAJ PARTIE

        

KREU I - PARIMET E PËRGJITHSHME
   

Aleanca është krijuar mbi idenë e bashkimit të partive politike dhe të qytetarit të Kosovës për të bërë më të mundshëm realizimin e synimeve të veta dhe të popullit të Kosovës. Aleanca u krijua më 2 maj 2000 mbi përvojat e ndryshme disa vjeçare të partive politike e të individëve të cilët e themeluan atë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e krijuar në këtë mënyrë, veprimtarinë e zhvillon si rezultat i angazhimit individual dhe të tërësishëm të qytetarëve të Kosovës, për liri, për pavarësi, për demokraci dhe për mirëqenie ekonomike.
        


KREU II - ORIENTIMET POLITIKE


Aleanca është parti e qendrës dhe pikënisja e tërë veprimtarisë së saj është qytetari i Kosovës, mirëqenia e tij ekonomike, sociale, politike, kulturore, arsimore dhe kombëtare. Të drejtat dhe liritë individuale të qytetarit dhe të drejtat kolektive janë të patjetërsueshme për të gjithë, pa dallim të përkatësisë kombëtare, fetare, ngjyrë, racë, përkatësi politike.


        
KREU III - PLANI I PAVARËSISË DHE I INTEGRIMIT EVROATLANTIK


Pavarësia është e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit. Vendosmëria e popullit shqiptar të Kosovës për pavarësi është del nga përpjekjet e vazhdueshme, lufta, deklarimet e gjeneratave të tëra dhe, tashti, ajo përsëri mund të realizohet përmes procesit demokratik. Synimi ynë është shteti i pavarur, që është plotësisht i përfshirë në rrjedhat e bashkësisë ndërkombëtare.

        

KREU IV - QEVERISJA ME STANDARDE TË LARTA, KOMUNIKIMI I HAPUR DHE KUNDËRKORRUPSIONI   

AAK-ja është e përkushtuar në krijimin e institucioneve të qeverisjes në të gjitha nivelet, të cilat plotësojnë të gjitha standardet e qeverisjes, të cilat janë të hapura në punën e tyre, vepruese dhe të pakorruptuara. Standard i lartë i qeverisjes do të thotë komunikim i hapur dhe qeverisje me përgjegjësi i të gjitha pasurive të shtetit. Administrata e burokratizuar, korrupsioni, mosmarrja e vendimeve të duhura në kohë të duhur, mosmarrja e përgjegjësive të duhura nga ana e pushtetit dhe nga ana e qytetarëve, e rrezikon krijimin e një Kosovë stabile dhe demokratike.
        


KREU V - DREJTËSIA, RENDI PUBLIK, MBROJTJA DHE SIGURIA
   

AAK angazhohet për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë, ku garantohen dhe respektohen të drejtat dhe identiteti i të gjithëve. AAK angazhohet për krijimin e sistemit të drejtësisë, ku veprojnë mekanizma efektivë, funksionalë dhe objektivë. AAK angazhohet për formimin e Ministrisë së Drejtësisë. AAK ka përparësi vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë Kosovën. AAK do të përqendrohet në strategjinë e forcimit të rolit të Shërbimit Policor të Kosovës dhe në bashkërenditjen e punës së mekanizmave të rendit dhe të sigurisë.
        


KREU VI- EKONOMIA E KOSOVËS
   

AAK konsideron se Pavarësia e Kosovës është parakusht për zhvillimin e një ekonomie të fortë dhe të qëndrueshme. AAK angazhohet për ngritjen e infrastrukturës themelore juridike dhe fiskale, e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. AAK angazhohet për krijimin e ekonomisë së tregut, të hapur dhe konkurruese, e cila nuk do të varet nga subvencionet apo proteksionizmi.


        
KREU VII - BUJQËSIA DHE VEPRIMTARIA FERMERE


Bujqësia është çelës i zhvillimit të Kosovës. Zhvillimi I fshatit është aspekt I rëndësishëm i politikës sonë të veprimit: cilësia e jetës dhe bujqësia e qëndrueshme. Për riorientimin e të gjitha tipeve të veprimtarisë fermere drejt cilësisë, sigurisë së ushqimit dhe standardeve të mjedisit të Bashkësisë Evropiane, nevojitet punë e madhe. AAK mbështet stimulimin dhe për rritjen e prodhimtarisë dhe marketingut të prodhimeve të caktuara ushqimore.
        


KREU VIII - ARSIMI DHE SHKENCA


AAK angazhohet për konceptin e të nxënit gjatë gjithë jetës, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të pajisen me njohuri të nevojshme për t'ju përshtatur botës që ndryshon. Politika e arsimit të AAK-së bazohet në parimin- fëmijët që mësojnë së bashku, mësojnë të jetojnë së bashku. AAK angazhohet për një sistem të njësuar arsimor me etos shumëkulturor të tolerancës dhe dallimeve. Aftësimi i mësimdhënësve të të gjitha niveleve. Procesi i decentralizimit të sistemit arsimor është synim i rëndësishëm për AAK-në.
        


KREU IX - SHËNDETËSIA


AAK e konsideron sigurimin e shërbimeve shëndetësore si të drejtë themelore të njeriut dhe si njërën prej detyrave thelbësore të Qeverisë. AAK angazhohet për krijimin e një sistemi shëndetësor të përzier, privat dhe shtetëror. AAK ka identifikuar një numër të nevojave parësore për shërbimet shëndetësore në Kosovë. Ndërtimi i kapaciteteve për kuadrat dhe shërbimet shëndetësore është përparësi për Kosovën.


        
KREU X - POLITIKA SOCIALE


AAK angazhohet për një politikë vepruese sociale, me të cilën do të zvogëlohej papunësia dhe vërfëria. Politika sociale e AAK-së bazohet në tri parime të ndërlidhura: përfshirja sociale, kapitali shoqëror dhe zvogëlimi i varfërisë. AAK do të zbatojë politika, të cilat përkrahin familjet dhe komunitetet. AAK konsideron se krijimi i fondeve për pensione, si dhe sigurimi shëndetësor, nuk mund të vonohen më.



KREU XI - POLITIKA PËR RINI, ALEANCA E RINISË SË KOSOVËS


Ne do të investojmë në një jetë të organizuar e të planifikuar për rininë. Ne e pranojmë misionin dhe traditën e rinisë së Kosovës për të thyer dhe tejkaluar normat dhe rregullat e vjetra, që pengojnë zhvillimin e tërësishëm. Po, ne nuk do të lejojmë që rinia të jetë e paorganizuara dhe të jetë e margjinalizuar.
Kujdesi për rininë është investim për mirëvajtjen e shtetit të ardhshëm të Kosovës.

ARK, si organizatë përfaqësuese e shtresës rinore, në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përparësi thelbore të angazhimit të saj, do ta ketë inkuadrimin sa më të madh të rinisë sonë në rrjedhat e proceseve politiko-shoqërore, duke synuar kështu, para së gjithash, krijimin e një hapësire më të madhe të ndikimi të të rinjëve në përparimin e këtyre proceseve. ARK synon krijimin e kushteve për krijimin e një sistemi të ri të të menduarit politik, që do të jetë vazhdimisht në funksion të rinisë së Kosovës.
        


KREU XII - ROLI I RI I GRUAS NË SHOQËRI
   

Ne duam që gruaja në shoqërinë e Kosovës të marrë përgjegjësi të plotë për jetën e shoqërisë. Vetëm në këtë mënyrë, ajo mund të jetë e barabartë me burrin, e kjo barazi është kusht për përparimin e shoqërisë.
Aleanca dhe, në kuadër të saj, Aleanca e Gruas së Kosovës, angazhohet që: - gruaja të marrë përgjegjësi në të gjitha sistemet e shoqërisë; - t'i japë përparësi punësimit të gruas, sidomos në administratën publike, në arsim, në shëndetësi etj;

        

KREU XIII - ARTI, KULTURA DHE SPORTI
   

AAK është e përkushtuar të krijojë një shoqëri, e cilaçmon dhe vlerëson të mirat kulturore, vlerat artistike dhe estetike. AAK konsideron se arti dhe kultura janë forca bashkuese në shoqëri dhe kanë rol të rëndësishëm në krijimin e identitetit për Kosovën e Pavarur. Vizioni i AAK-së për Pavarësinë e Kosovës është shumëllojshmëria e jetës së shoqërisë, në të cilën të gjitha aspektet e artit, duke përfshirë edhe muzikën, teatrin, artet pamore, si dhe vlerat tradicionale mund të përparojnë.
        
      

KREU XIV - MËRGATA SHQIPTARE


Mërgata e Kosovës luan një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike dhe ekonomike të Kosovës. Kosova ka nevojë të zhvillojë marrëdhënie strategjike me Mërgatën e saj. AAK ka koncept të qartë për riorganizimin institucional – kombëtar të mërgimtarëve tanë, në radhë të parë për nevojat dhe interesin e tyre, si dhe për krijimin e një lobi të fuqishëm shqiptar në Amerikë dhe në Evropë, që do të ndërhynte kudo në botë për interesat e Kosovës.
        
      

KREU XV - BARAZIA, TË DREJTAT E BASHKËSIVE ETNIKE, FAMILJA DHE SHOQËRIA

AAK në Qeveri do të angazhohet që të hiqen të gjitha praktikat diskriminuese dhe të themelohet Autoriteti i Barazisë, i cili do të ketë status dhe përgjegjësi të pavarur juridike. AAK do të angazhohet të realizojë të drejtat dhe liritë e plota për bashkësitë etnike në Kosovë. Ekzistenca e bashkësive etnike nuk e dobëson Kosovën. AAK do të bëjë të gjitha përpjekjet për të realizuar kthimin e qytetarëve të larguar nga Kosova, si rezultat i luftës dhe pasojave të saj.


        
KREU XVI - MJEDISI DHE PLANIFIKIMI HAPËSIROR

Mbrojta e mjedisit është një ndër përpjekjet kryesore, me të cilat ballafaqohet shoqëria e Kosovës në këtë fazë kalimtare. AAK mbështet sistemin e qartë administrativ të funksionimit të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit. AAK gjithashtu mbështetë legjislacion e qartë dhe efikas pë mjedisin, në përputhje me standardet e përparuara ndërkombëtare. Qasja e AAK-së për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit, është e bazuar në frymën e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit.
        


KREU XVII - BASHKËPUNIMI ME PARTITË TJERA
   
AAK angazhohet:
- për bashkëpunim me partitë e tjera demokratike, brenda dhe jashtë vendit;
- për krijimin e konsensusit të nevojshëm në mes të subjekteve politike në Kosovë, gjatë fazës kalimtare, për çështjet me karakter gjithëkombëtar;
- për forma të ngushta të bashkëpunimit me partitë e tjera shqiptare, si është koalicioni, kur është në interes të përgjithshëm.
E identifikuar

..Mos helmoni rinin shqiptare..Reflekto gjera pozitive per te miren e kombit tone!
Bajram Mani
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 25-07-2009, 14:46:30 »

Mire  se  ju  gjeje  te gjithve.Quhem  BAJRAM  MANI nga  Podujeva,une  kam  jetuar  afer  20  vjet  ne  Frankfurt por  gjate  vitit  1999  kam  qen  ne  koshar,vlan,elshan deri  ne kukes ne polici  ushtarake  dhe  pas  purfundimit  jam  kthy  ne  gjermani  ku  menjeher  ma  hiqen  statusin  me  izoluan  7vjet  me  radh  vetem  republiken  eheesenit  kam  mujt  me  lviz.Deri  ne  vdekjen  e  ndjerit Rugova,aj  ka  qen  idol  i  imi   une  kam  qen  ushtar  i tij.Kurse  ne  vitin  2007 me  kan  kthy  prej  gjermanis  edhe  pse  une  atje  i  kam familjen  ishgruan gjermane  me  nje  vajze dhe  gruan  nga kosova  me  dy  femije.Por  deri  me  tani  ne  kosove nuk  po  muj  me  kuptu e  as  me  vendos  qka  te  bej.Une  kam  shume  gjera  dhe  nga  atje  se  si  shteti  gjerman  ka  vra  shqiptar  si  ne  ketu qent  e  rrugve.A  eshte  dikush  sod  per  diaspor  apo  jane  harru  te  gjitha  te  mirat  nga  dijaspora,faleminderit  nese  pergjigjeni.Dhe  ne  fund  komondant(remi)eshte  i  nje  fshati  si  une  si  zotri  Ramushi  tha  nje  dite  te  gjithe  njohim  njeri  tjetrin  edhe  nje  here  faleminderit.
E identifikuar
Bajram Mani
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 26-07-2009, 14:26:08 »

Mire  se  ju  gjeje  te gjithve.Quhem  BAJRAM  MANI nga  Podujeva,une  kam  jetuar  afer  20  vjet  ne  Frankfurt por  gjate  vitit  1999  kam  qen  ne  koshar,vlan,elshan deri  ne kukes ne polici  ushtarake  dhe  pas  purfundimit  jam  kthy  ne  gjermani  ku  menjeher  ma  hiqen  statusin  me  izoluan  7vjet  me  radh  vetem  republiken  eheesenit  kam  mujt  me  lviz.Deri  ne  vdekjen  e  ndjerit Rugova,aj  ka  qen  idol  i  imi   une  kam  qen  ushtar  i tij.Kurse  ne  vitin  2007 me  kan  kthy  prej  gjermanis  edhe  pse  une  atje  i  kam familjen  ishgruan gjermane  me  nje  vajze dhe  gruan  nga kosova  me  dy  femije.Por  deri  me  tani  ne  kosove nuk  po  muj  me  kuptu e  as  me  vendos  qka  te  bej.Une  kam  shume  gjera  dhe  nga  atje  se  si  shteti  gjerman  ka  vra  shqiptar  si  ne  ketu qent  e  rrugve.A  eshte  dikush  sod  per  diaspor  apo  jane  harru  te  gjitha  te  mirat  nga  dijaspora,faleminderit  nese  pergjigjeni.Dhe  ne  fund  komondant(remi)eshte  i  nje  fshati  si  une  si  zotri  Ramushi  tha  nje  dite  te  gjithe  njohim  njeri  tjetrin  edhe  nje  here  faleminderit.
E identifikuar
ferik muja
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 19-08-2009, 18:52:24 »

ramushi esht nje zhug e keqe qe nuk e nje politikën



E identifikuar
pejaarendal
Vizitor
« Përgjigju #5 më: 30-10-2009, 13:20:31 »

Ti koke shka sigurisht ,se ka plot shkije qe jan rit me shqiptar ,ti e pake emirn ferik muja ,po njejt si dragan.Shum me vjen keq prej bajramit qe i ka hup letrat e gati jeten per kosov e ni laper si ju e nenqmoni ato,a din ramushi politik a jo problemi tina osht ,vend demokratik secili ka ndrejt me pas partia, o ferik muja qka keni bo ju bre per kosov .,,si ne qet moment qe po beni dem e edhe athere sigurisht qfar shpijuni serbis jeni kon.
E identifikuar
musakastrati
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 02-11-2009, 23:38:12 »

tung te gjithve per informim jom  musa hasan kastrati nga peja jetoj ne pejë dhe nuk e di per ket zotrin qe ka mar pjes ne luft dhe me vjen shume keq qe ju ka prish standardi i jetes por beso bre burr nuk je i vetmi ti. e sa per ket klyshin qe ofendon njerzit nuk duhet se Ramushi eshte mundu e edhe ka me u mundu deri ne maximum po kur dikush nuk i din vlerat nuk eshte mir me fol. une e qmoj lart kontributin e vitit 1997/99 dhe ju shtri doren shokve te mi.LAVDI TE GJITH TE RENVE PER KET TOK.vetem ti o Bajram  Mani kqyr e ndreqi senet tua e zoti te ndihmoftë.se deri me tash kerkush  nuk na ka kushtu anje pik vemendje po tash bohet mir edhe  per neve  veq ishallaaaa  edhe nje here vijme ne kry te qeveris dhe POT  BETOHEM NE SENDIN MA TE SHTREJT NE GJAK DHE LIRI SE KA ME U BO MIR.te fala nga peja
E identifikuar
bekka
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 4


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 09-12-2009, 21:02:40 »

Respekte per Ramush Haradinajn dhe luften e tij per clirimin e Kosoves
Edhe pse une e kam idol Presidentin Rugova dhe filozofine e tij per Kosoven dhe ceshtjen kombetare ,kam respekt edhe per Ramushin
E identifikuar
Hasi Hoti
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 17-12-2009, 23:05:58 »

Pershendetje per te gjith komentuesit,ja vlen veq te shikojm me nje ane kontributin e z.Ramush Haradinaj ne luft dhe mbas lufte.Veq nje shembull nese me lejohet nga ju,shikoni Mitrovicen qyhs esht lon anash nga te gjith kreret e partive te cilet nuk i kan dergu kandidatet ne Mitrovicen e veriut qe dmth nuk ju intereson ajo ane
O vllazen e motra mos ti perkeqsojm gjerat se nuk jon edhe aq keq sa po i bojm ne.1)"Kryeministri"jon po mundohet te bej krahina qe nuk jon ne favor tonin,qellimi i vizites ne Deqan e tregon vet faktin qe esht mundu me ja qit hijen e keqe kesaj komune.2)Kryetari i tanishem i KK te Rahovecit z.Qazim Qeska ka qen i pari njeri qe ka krah i djatht i milosheviqit,qe nese e din ju ne Gazemestan ka organizu autobuzat per ti ber nje pritje sa ma tmadhe njeriut qe ja nxiu jeten shumices prej nesh dhe shumica prej familjareve te deshmoreve ja japin voten Qeskes.
Hasi
E identifikuar
h75
Anetar


Karma: 15
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 492



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 21-12-2009, 17:20:29 »

ramushi ka luftuar, thaqi ka luftuar, rugova ka nderkombtarizuar qeshtjen e kosoves, une kam bere dicka, ai tjetri ka bere dicka tjeter.
megjithate politika nuk behet me kam bere, kane bere, por cka je ne gjendje te besh per te sotmen e per te nesermen. ti jepet vota dikujt pse ai ne nje kohe te caktuar paska bere dicka, eshte naivitet
njerez si keta qe udheheqin sot, kosova ka me teprice, keshtu qe askush te mos brengoset nese eventualish populli largon ndonjerin nga skena politike. te jeni te sigurt qe kosova nuk do humbas asgje edhe sikur te largoheshin te gjithe keta.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A ia vlen te kemi nje reviste te botueshme ne disa vende te botes nene emrin ZY! apo edhe dicka tjeter
  • Dot Po
  • 10 (90%)
  • -
  • Dot Jo
  • 1 (9%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor