Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: C'kërkon Ilir Meta?  (E lexuar 78 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
akili56

Shiko profilin
« më: 15-04-2008, 14:25:54 »
Citojeni

     Nuk arrij ta kuptoj Meten e LSI i është mbushur mendja top se vetëm ai mund te jetë k/ministër ne Shqipërisë.
     Harroi se griu dynjane atë vit qe mbreteroi. Se hane me shqiptarët atë kokerr ulliri...Nuk shikon ke ka nga pas. Ku do të shkoje me sulmin qe i bën Edi Rames.Duhet te kuptoje qe Rama është shansi i fundit i këtij vendi.pos bëri gjë dhe ai Shqipërisë i duhet vënë flaka te dalë ng Vermoshi ne Kondispol.
« Ndryshimi i fundit: 15-04-2008, 14:51:22 nga M A X » E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 15-04-2008, 14:54:55 »
Citojeni

Meta thjeshtë kërkon te mbijetoje ne jetën politike shqiptare. Me ligjin e ri elektoral duhet t'i jepet fund partive parazitare, parti ne fakt qe nuk janë parti, por vetëm grupe qe kanë vetëm një synim: t'i japin mundësi liderit/themeluesit te jetë i pranishem ne jetën politike shqiptare.
Me sistemin e ri elektoral nga partite e vogla ndoshta vetëm ajo e Metes do arrije te marrë perqindjen e duhur për te hyrë ne parlament. Por këtë radhe nuk besoj se Ilir Meta do arrije te marrë me shumë se dy deputete. Ne këtë mënyrë ai do jetë ne parlament, por i paperfillshem. Kjo pra është arsyeja pse gerthet aq shumë ky skraparliu. Unë uroj me gjithë zemër qe ky sistem te vihet ne pune sepse vendi vetëm te mira do këtë duke zhdukur nga skena politike këto shushunja.
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 15-04-2008, 15:40:59 »
Citojeni

Për mua nuk është aspak e drejtë qe të kemi ndryshime te tilla ne kodin elektoral. Me këtë sistem qe kërkohet te vihet do të kemi monopolizim direkt te jetës politike, te bazuar ne dy lider partish, dhe për me tepër, votimi për parti është jashtë çdo llogjike. Për mua duhet te votohet kandidati, sepse të gjitha partite ne shumcien e vendeve kanë te njëjtin program, dhe nuk kemi me dallime te thella mes te djathtes dhe te majtes. Të gjitha partite, me disa perjashtime te vogla, janë me afër qendres keshut te ngjasheme me njera tjetrën, dhe nëse kështu atëherë duhet te bëjmë dallime mes kandidateve e jo lidereve.

Megjithatë, un jam dakord me atë qe ka thënë MAX, sepse ne Shqipëri i kemi ndryshe punët.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 17-04-2008, 00:30:00 »
Citojeni

Ajo qe thua ti Dalber do qëndronte, por ama ne një sistem politik shumë te stabilizuar dhe ne kushtet kur populli i thjeshtë ka kulturë politike dhe demokratike ne masë relativisht te lartë.
Fakt është se sot për sot 90% e njerëzve ne Shqipëri votojne ne baze te preferences politike dhe jo sepse kanë apo nuk kanë respekt për personat qe i perfaqsojne këto parti ne terren.
Mënyra e deritanishme e votimit vetëm se i ka komplikuar gjërat dhe u ka dhënë mundësi edhe me halabakeve te zgjidhen deputete. Sistemi aktual gjithashtu ka lënë shumë shteg për blerje te votes, sepse personat e interesuar direkt për t'u zgjedhur deputete bënin gjithçka e perdornin çdo mënyrë e rrugë për te arritur qëllimin. Nuk po zgjatem te përmend gjeresisht dhe fenomenin e "Dushkut" gjithashtu.

Prandaj dhe sistemi qe u vendos dhe qe do përdoret ne zgjedhjet e ardhshme është me optimali për kushtet e sotme te Shqipërisë. Normalisht sistemi me optimal për një demokraci do ishte sistemi pastër mazhoritar, por për arsyet qe përmenda mësipër dhe shumë te tjera ky nuk mund te përdoret. Ndoshta pas 20 vjeteve po.

Ndërsa për të mos iu larguar shumë temës duhet te shtoj gjithashtu se Ilir Meta i ka shancet shumë me te pakta se ato te 2005 dhe kjo jo vetëm nga sistemi zgjedhor, sepse ky është problemi me i vogël për te. Ndryshe nga 2005 kur Ilir Meta ishte i vetmi person kundër Nanos nga kampi majte, sot ai duhet te përballet me vete liderin e socialisteve, Edi Rama, i cili ndryshe nga Fatos Nano është pergjithesisht i pëlqyer nga masat socialiste.
Mos harrojmë dhe daljen ne skene edhe te Erjon Velise dhe G99, te cilët nëse do vendosin te bëhen force e vërtetë politike sigurisht qe pjesen me te madhe te votuesve do e marrin nga ata te kahut te majte.

Kështu Meta nuk është me "hit" siç ishte para 5 vjeteve, por thjeshtë një nga te shumtet, madje dhe i konsumuar e perdorur nga vetja e te tjerët.
Ai shpresonte qe sistemi zgjedhor sepaku te ngelte siç ishte, sepse ne këtë mënyrë do i zhvaste Rames vota dhe zona te lira, duke e kercenuar me pare se do bëhej kundershtar i tij gjatë zgjedhjeve- dhe me këtë sistem kjo mundësi digjet. Edhe sistemi propoconial i pastër gjithashtu nuk u zgjodh si opsion, sepse ky do e demtonte shumë te djathten dhe do sillte gjithashtu qe Shqipëria për shumë dekada te pesonte fatin e Italise, ku për 50 vjet u nderruan me shumë se 50 qeveri, pra kohe qeverisje nga një parti a grup politik me një mesatare jo me te madhe se një vit, gjë qe i bën te pamundura reformat e thella e te domosdoshme dhe qe sjell një destabilitet politik permanent.

Besoj se pa frikë mund të themi "bye bye Iliro"
E identifikuar

Elated
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 19-05-2008, 03:31:55 »
Citojeni

Kerkon titullin, së pari & së dyti, atë çfarë kthen pasionin e flaket për te ndihmuar shtetit e tyre NE sa me shumë për vete.

Nejse, te gjithë ne një vend do shkojme & asgjë nuk do marim me vete, është jeta ajo qe vleresohet/shijohet, por këto po e humbasin këtë shanc sepse po robtohet duke robtuar!
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |