Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: C'kërkon Ilir Meta?  (E lexuar 318 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
akili56
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« më: 15-04-2008, 14:25:54 »

     Nuk arrij ta kuptoj Meten e LSI i është mbushur mendja top se vetëm ai mund te jetë k/ministër ne Shqipërisë.
     Harroi se griu dynjane atë vit qe mbreteroi. Se hane me shqiptarët atë kokerr ulliri...Nuk shikon ke ka nga pas. Ku do të shkoje me sulmin qe i bën Edi Rames.Duhet te kuptoje qe Rama është shansi i fundit i këtij vendi.pos bëri gjë dhe ai Shqipërisë i duhet vënë flaka te dalë ng Vermoshi ne Kondispol.
« Ndryshimi i fundit: 15-04-2008, 14:51:22 nga M A X » E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 15-04-2008, 14:54:55 »

Meta thjeshte kerkon te mbijetoje ne jeten politike shqiptare. Me ligjin e ri elektoral duhet t'i jepet fund partive parazitare, parti ne fakt qe nuk jane parti, por vetem grupe qe kane vetem nje synim: t'i japin mundesi liderit/themeluesit te jete i pranishem ne jeten politike shqiptare.
Me sistemin e ri elektoral nga partite e vogla ndoshta vetem ajo e Metes do arrije te marre perqindjen e duhur per te hyre ne parlament. Por kete radhe nuk besoj se Ilir Meta do arrije te marre me shume se dy deputete. Ne kete menyre ai do jete ne parlament, por i paperfillshem. Kjo pra eshte arsyeja pse gerthet aq shume ky skraparliu. Une uroj me gjithe zemer qe ky sistem te vihet ne pune sepse vendi vetem te mira do kete duke zhdukur nga skena politike keto shushunja.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 15-04-2008, 15:40:59 »

Per mua nuk eshte aspak e drejte qe te kemi ndryshime te tilla ne kodin elektoral. Me kete sistem qe kerkohet te vihet do te kemi monopolizim direkt te jetes politike, te bazuar ne dy lider partish, dhe per me teper, votimi per parti eshte jashte cdo llogjike. Per mua duhet te votohet kandidati, sepse te gjitha partite ne shumcien e vendeve kane te njejtin program, dhe nuk kemi me dallime te thella mes te djathtes dhe te majtes. Te gjitha partite, me disa perjashtime te vogla, jane me afer qendres keshut te ngjasheme me njera tjetren, dhe nese keshtu ateher duhet te bejme dallime mes kandidateve e jo lidereve.

Megjithate, un jam dakord me ate qe ka thene MAX, sepse ne shqiperi i kemi ndryshe punet.
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 17-04-2008, 00:30:00 »

Ajo qe thua ti Dalber do qëndronte, por ama ne një sistem politik shumë te stabilizuar dhe ne kushtet kur populli i thjeshtë ka kulturë politike dhe demokratike ne masë relativisht te lartë.
Fakt është se sot për sot 90% e njerëzve ne Shqipëri votojne ne baze te preferences politike dhe jo sepse kanë apo nuk kanë respekt për personat qe i perfaqsojne këto parti ne terren.
Mënyra e deritanishme e votimit vetëm se i ka komplikuar gjërat dhe u ka dhënë mundësi edhe me halabakeve te zgjidhen deputete. Sistemi aktual gjithashtu ka lënë shumë shteg për blerje te votes, sepse personat e interesuar direkt për t'u zgjedhur deputete bënin gjithçka e perdornin çdo mënyrë e rrugë për te arritur qëllimin. Nuk po zgjatem te përmend gjeresisht dhe fenomenin e "Dushkut" gjithashtu.

Prandaj dhe sistemi qe u vendos dhe qe do përdoret ne zgjedhjet e ardhshme është me optimali për kushtet e sotme te Shqipërisë. Normalisht sistemi me optimal për një demokraci do ishte sistemi pastër mazhoritar, por për arsyet qe përmenda mësipër dhe shumë te tjera ky nuk mund te përdoret. Ndoshta pas 20 vjeteve po.

Ndërsa për të mos iu larguar shumë temës duhet te shtoj gjithashtu se Ilir Meta i ka shancet shumë me te pakta se ato te 2005 dhe kjo jo vetëm nga sistemi zgjedhor, sepse ky është problemi me i vogël për te. Ndryshe nga 2005 kur Ilir Meta ishte i vetmi person kundër Nanos nga kampi majte, sot ai duhet te përballet me vete liderin e socialisteve, Edi Rama, i cili ndryshe nga Fatos Nano është pergjithesisht i pëlqyer nga masat socialiste.
Mos harrojmë dhe daljen ne skene edhe te Erjon Velise dhe G99, te cilët nëse do vendosin te bëhen force e vërtetë politike sigurisht qe pjesen me te madhe te votuesve do e marrin nga ata te kahut te majte.

Kështu Meta nuk është me "hit" siç ishte para 5 vjeteve, por thjeshtë një nga te shumtet, madje dhe i konsumuar e perdorur nga vetja e te tjerët.
Ai shpresonte qe sistemi zgjedhor sepaku te ngelte siç ishte, sepse ne këtë mënyrë do i zhvaste Rames vota dhe zona te lira, duke e kercenuar me pare se do bëhej kundershtar i tij gjatë zgjedhjeve- dhe me këtë sistem kjo mundësi digjet. Edhe sistemi propoconial i pastër gjithashtu nuk u zgjodh si opsion, sepse ky do e demtonte shumë te djathten dhe do sillte gjithashtu qe Shqipëria për shumë dekada te pesonte fatin e Italise, ku për 50 vjet u nderruan me shumë se 50 qeveri, pra kohe qeverisje nga një parti a grup politik me një mesatare jo me te madhe se një vit, gje qe i ben te pamundura reformat e thella e te domosdoshme dhe qe sjell nje destabilitet politik permanent.

Besoj se pa frikë mund të themi "bye bye Iliro"
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Elated
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 95



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 19-05-2008, 03:31:55 »

Kerkon titullin, se pari & se dyti, ate cfare kthen pasionin e flaket per te ndihmuar shtetit e tyre NE sa me shume per vete.

Nejse, te gjithe ne nje vend do shkojme & asgje nuk do marim me vete, eshte jeta ajo qe vleresohet/shijohet, por keto po e humbasin kete shanc sepse po robtohet duke robtuar!
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A duhet të pajisemi me këto dokumenta?
  • Dot Patjetër
  • 8 (80%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo
  • 2 (20%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor