pothuajse të gjitha me kerkojn network key?? si mund ti hap?? një nga ato e hap por tek sent bytes jep shumë 6767... kurse tek recived 0000
Network key (celesi i rrjetit) është fjalekalimi (password) për t'u futur ne atë rrjetin pa tel. Këtë celes e dinë vetëm perdoruesit aktuale, mbase vetëm administratori i rrjetit.
E thënë shkurt, të duhet te gjesh celesin e rrjetit qe te hysh ne rrjet.
"Sent" janë paketat e dërguara nga kompjuteri yt te AP - Access Point (ne shqip unë e quaj PSh - Pika e Shperndarjes), e cila lidh kompjuterat ne rrjetin pa tel. PC yt mund te nise edhe 5 milion paketa, por ato nuk vlejne nëse ai nuk është lidhur me celes me PSh.
"Received" janë paketat e ardhura nga PSh. Ki parasysh se, nëse arrin te marrësh disa, s'është e thënë të jesh lidhur plotësisht me PSh - paketat mund te jenë thjesht pjesë e procedures fillestare se autentikimit/njohjes qe kryejne PSh dhe PC tënd me njera-tjetrën (procedure e cila deshton nëse nuk vërtetohet celesi dhe si përfundim lidhja nuk kryhet.)