PSP. artikull i zgjeruar N - 2
Wi-Fi
Meqë folëm edhe për lidhjet ne artikullin e meparshem, duhet te shtojme dhe lidhjen pa fije me Wireless. Sapo e sheh gjithkush mendon qe mund te lidhet me kompjuterin ose me internetin por pak me vonë zbulon qe sherben vetëm për te lozur ne Multiplayer.
PSP ofron mundësinë e lidhjes "ad hoc" dhe "infrastructure". E para sherben për te lidhur bashke deri ne 16 Playstation. Fantastike fare, nëpër autobuza e trena njerëzitë do të kënaqen me te vërtetë. Me duket sikur po jetoj brenda një reklame aq ëndërr me duket.
Kurse modaliteti "infrastructure" te jep mundësinë te lidhesh me anë te një router e të luash on-line. Lidhja është e thjesht e pa shumë komplikime. Pasi ka bërë një kerkim, dispozitivi te paraqet rrjetet e lira, cilesine e lidhjes dhe tipin e protokollit te sigurise Wep. Ne fillim bëhet një test e pastaj mjaft qe te besh një axhornim dhe je on-line.
Internet - Web
Edhe pse Sony nuk e ka konfermuar zyrtarisht qe kjo console mund te lidhet me internetin, prapë se prapë ka zhvilluar një browser. Ne fakt po ta konfigurosh tamam duke specifikuar adresen DNS, arrin te karikosh faqet Web por pa lexuar komponentet ne Flash

Ne teori mund ta perdorni edhe për te dërguar email nga web, n.q.s. perdorni Yahoo, Hotmail, Gmail ose çfarëdo webmaili tjetër. Do te ishte tepër e bukur sikur të kishte një mënyrë me te thjeshtë shkrimi ose te paktën një tastiere te vogël.
Interface
Personalisht mendoj qe kjo console është një vepër arti, ne fushën e teknologjise kuptohet. Sony i jep një rëndësi te madhe design dhe ergonomise por pa lënë pas dorë interface e përdorimit.
Teksti është i hijezuar dhe sfondi me ngjyra e navigation shumë i kendshem.
Me serine e butonave e pulsanteve qe ke ne dispozicion mund te besh ç'të duash.
Autonomia e baterive
Baterite po të duronin dhe ca me shumë nuk do ishte keq!
Kjo është përgjigjja qe mund te te japi një i apasionuar pas lojes i cili nuk mund e rrij as 5 min pa luajtur. Por ne te vërtetë baterite durojne nga 3 deri ne 5 ore e kjo ne baze te lojes 2 D ose 3D (dimensionale) qe po luanit.
Por unë qe e perdor edhe për te dëgjuar muzikë kam arritur deri ne 7 ore.
Mund te blini dhe një bateri te dytë, prodhuesit Sony nuk do ti vinte keq.
Aksesoret
Logitech ka nxjerr ne treg një linjë komplete aksesoresh për PSP.
Altoparlante te jashtem nëse doni te shihni filma ose degjoni muzikë.
Një kufje audio qe lejon deri ne 4 persona te degjojne, Play Gear Share.
E nëse nuk doni qe PSP juaj te gervishet, mjaft qe ta mbeshtillni me Play Gear Pocket qe është dhe trasparente e prej polikarbonati. Nuk peshon edhe aq shumë, vetëm 170 gr e mund te rrije vertikalisht kur do të shohësh filma.

Ergonomia
Mund ta mbash për një kohe te gjatë pa u lodhur. Butonat dhe pad janë shumë te rehatshem. Ky i fundit te lejon deri ne 8 drejtime të ndryshme. Edhe butonave ke pjesa e siperme nuk ke çfarë ti shash.
Joystick analogjik nga e majta nuk është keq edhe se pse te lodh çik gishtin. Asgje nuk mund te jetë perfekte ne këtë botë.

Na ndiqni ne artikujt qe vijojne ku do tju shtjellojme detajet e tjera te PSP.
Ne artikullin e ardhshëm do të flasim për anën grafike, video, filmat, mënyrat e konvertimit e shumë e shumë gjëra interesante.

Një Përshëndetje nga Pc Albania.