Kthehet Agjenti 47!
Se shpejti titulli i katërt i Hitman, serise se lojes me killerin me te pashpirte ne historinë e videolojrave, duke u kthyer ne një personazh makaber qe gjithsesi ka atë karakterin dhe stilin e tij.
"Blood Money" - para gjaku, është titulli i këtij titulli kaq te pritur. Tjetër përkthim i këtij titulli do të ishte dhe "Para ne shkembim te gjakut", jo se protagonisti ynë killer do shkoje te shese gjak, por përkundrazi do të jetë me i tmerrshem dhe me i eger se kurrë.
Personazhi ka ndryshur pak, duke u plakur, por gjithmonë me atë fytyren e ftohte dhe pamjen e ngurte qe ka pasur gjithmonë.
Ne këtë titull do të këtë një sistem të ri përfitimi parash , duke perdorur fitimin edhe për pasurimin e "mjeteve te punës".
Pese armet qe perdor gjithmonë agjenti ynë killer, janë gjithmonë te njëjtat, por te permiresuara. Me to mund te arrihen deri ne 60 kombinime të ndryshme.
Jo vetëm kaq, e dimë te gjithë se armet nuk mjaftojnë. Kësaj rradhë programatoret e lojes na kanë vënë shumë levizje dhe stile të reja loje, si p.sh.. marrja e një pengu apo perdorja e një civili si mbroje kundër plumbave.

Inteligjenca artificiale është perfeksionuar e kjo shikohet qe nga përmirësimi i shenjestres se policeve, ashtu edhe reniet e alarmit qe do të na detyrojne qe te jemi me te kujdeshem se kurrë për tu bërë te "padukshem" gjatë misioneve tona. Kësaj rradhë është e keshillueshme qe te fshihni trupat kur vrisni njerëzitë gjatë misioneve sepse përndryshe do të rrezikoni e jo vetëm ne atë mision, por ne tërë lojen. Pasi në fund te çdo misioni, do tu jepet mundësia qe të lexoni gazeten e neserme e shumë nga trupat e fshehur do të merren si vetevrasje, duke te lehtesuar vazhdimin e lojes apo gjendjen e vigjilences se policise.
Nëse do tju kapin, atëherë keni për te fituar (me merita) faqen e pare te gazetës, por mos u shqetesoni mund te perdorni parate e mbledhura gjatë misioneve për te blere deshmitare dhe policine për te ulur kështu nivelin e dyshimit.

Kjo loje ju ofron 12 nivele unike, një stil loje qe do të ushqeni dhe krijoni ju, një stil unik killeri për tu bërë loja juaj e preferuar, fale dhe detajeve te larta dhe texturave dhe ndricimit te një niveli tepër te lartë.
Kjo loje bazohet ne versionn e fundit te Glacier Engine qe është një nga motoret grafike me te mirë te viteve te fundit.
Titujt e meparshem te hitman ishin:
Hitman
Hitman Contacts
Hitman Silent Assassin
www.PcAlbania.com