Forumi InformatikElektroteknikePajisje Elektronike (Moderator: fashisti)Laptop me dy ekrane nga Lenovo
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Laptop me dy ekrane nga Lenovo  (E lexuar 109 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 01-01-2009, 14:55:59 »

Lenovo ka paraqitur laptopin me dy ekrane LCD, që është një gjë e rrallë në botë kur bëhet fjalë për laptopët.

Qëkur ka marrë përsipër prodhimin e kompjuterëve nga IBM, Lenovo markën tregtare ThinkPad e ka zgjeruar në të gjitha llojet e mundshme të laptopëve, derisa IBM në formë konzervative mbahej vetëm për laptopët afarist.

Shembuj të zgjerimit të përmendur janë konkurrenti super i lehtë ndaj atij Air të kompanisë Apple, modeli X300 si dhe një seri jashtëzakonisht e fuqishme e kompjuterëve W700. Pikërisht me këta kompjuterë W700 Lenovo ka vendosur të shkojë deri në fund; bëhet fjalë për laptopin me dy ekrane.

Është e njohur që profesionistët, e veçanërisht ata që merren me grafikë, shpesh përdorin dy ekrane gjatë punës me kompjuter. Ekrani sekondar kryesisht shërben për mbajtjen e mjeteve të punës, derisa ai primar është sipërfaqe e punës.

Pikërisht një sistem të tillë ofron ThinkPad W700ds. Ekrani sekondar nxirret nga pjesa e prapme e kompjuterit dhe ka rezolucion prej 768 x 1.280 piksela. Monitori primar me diagonale është prej 17 inçësh dhe rezolucion 1.920 x 1.200 piksela.

Laptopi përmban procesor Intel Core 2 Quad, ofron instalim deri në tetë gigabajt të memories DDR3, kartela grafike Nvidia Quadro FX dhe disqe të forta në konfiguracionet RAID.

Pritet që W700ds do të kushtojë 3.600 dollarë amerikanë, respektivisht rreth 2.575 euro.



http://www.telegrafi.com/?id=8&a=897
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilin Chat e Preferoni!
  • Dot MSN Messenger
  • 38 (86%)
  • -
  • Dot Yahoo! Messenger
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot ICQ
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Paltalk
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Skype
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot AIM (AOL Instant Messenger)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Webfaqe në Internet
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot IRC
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Google Talk
  • 1 (2%)
  • -
  • Numri total i votave: 44
  • Shiko temen

* Sponsor