|
Berni
|
 |
« Përgjigjja #75 më: 03-12-2005, 06:48:34 » |
|
Në telefonat e rinj do të shohim dhe televizor
Do të ketë një ekran më të madh, një bateri më të fuqishme dhe një marrje më të mirë të sinjalit falë teknologjisë Dvbh. Por a do të mjoftojnë të gjitha këto inovacione që njerëzit të binden për të parë televizor në një kuti të vogël, ku përveç të tjerave , duhet edhe të kryejë telefonat. Është basti i vitit 2006 në të cilën duket se besojnë të gjitha kompanitë e prodhimit të celularëve, duke parë edhe bashkëpunimet ndërmjet shumë operatorëve telefonikë dhe kanaleve televizive. Aparati i ri është një video celular që natyrisht të lejon të bësh telefonata, video telefonata, dërgimi i SMS-ve dhe deri këtu asgjë e re. Inovacioni konsiston në mundësinë për të marrë kanalet televizive me anë të teknikës dixhitale tokësore. Në praktik bëhet fjalë për një televizor portativ brënda një telefoni.
Shekulli
|