Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Celularet!  (E lexuar 14435 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 24-04-2004, 01:32:43 »
Citojeni

Ne historinë e zhvillit shkencor, për mendimin tim telefonia e levizshme ka ecur dhe ecën hapat me te shpejte; me një shpejtesi qe shpesh nuk mund ta ndjekesh. Vetëm para pak vitesh celularet ishin shumë "primitiv" dhe funksionin me vale ne analogjik, shumë shpejt doli gjenerata e dytë GSM (Global System for Mobile Communications) , e cila ne fillim ishte vetëm për pak njerëz, pra shumë pak mund t'ia lejonin vetes, por shumë shpejt ai u be për perdorim te pergjithshem. 2003 do të jetë viti kur do të dalë ne perdorim për te gjithë gjenerata e tretë e celulareve, pra ajo UMTS (Universal Mobile Telephony System). Nga prodhuesit celulareve flitet për një revulucion ne telefonine e levizshme, me futjen e UMTS. Ky lloj sistemi i ri do të ofroje sherbime me te shumta dhe shumë me te shpejta. Aparatet e rinj do të përdorin një sim card te re qe quhet 'Usim'. Kjo karte ka kapacitet shumë me të madh se 'e vjetra' 'sim card' dhe do të beje te mundur dhe shkarkime te informacioneve nga interneti. Mesazhet me foto MMS qe janë futur këtë vere ne perdorim (dhe qe tashmë quhen te vjetra!!) nuk do të jenë asgjë me sistemin e ri. Me UMTS do të bëhet e mundur te flitet me video drejtperdrjet, madje do të jenë te mundura dhe vidiokonferencat me anë te aparatit te vogël qe e kanë te gjithë ne xhep  Gjithashtu do të kemi mundësinë te shkarkojme dhe vidio te shkurtra dhe muzikë nga interneti; libri i adresave mund te permbaje dhe foto te miqve qe kemi aty  . Pra celularet një revulucion teknik ne vetevete do të pesojne një revulucion të madh ne muajt dhe vitet ne vazhdim dhe shumë shpejt do i kemi ne xhepat tonë. Madhesia nuk do të ndryshoje, pasi opsionet e shumta kërkojnë një bateri edhe me te madhe.
E identifikuar

MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 30-09-2004, 20:43:01 »
Citojeni

Blackberry dhe Nokia 9500 Communicator, kombinimi qe do na çoje drejt te ardhmes

Sipas deklaratave te fundit nga shtëpia filandeze, brezi i ri i celulareve,bazuar ne platformen Series 80, do të këtë një partner po aq te fuqishem ne galopin e saj drejt kufijve te panjohur te teknologjise: kompanine e â€Å“Research in Motion”
Martesa mes dy shtepive prodhuese te teknologjise konketive, â€Å“Blackberry Connect dhe Nokia mund të ndodhë ne çerekun e pare te vitit te ardhshëm. Perfituesit e pare te këtij bashkimi do të jenë modelet shumë te suksesshme si â€Å“Communicator 9500.
Për te gjithë ata qe kanë ne perdorim këtë model te Nokias, â€Å“Communicator 9500”, do të mund te përdorin edhe sherbimet e kompanise â€Å“Research in Motion” (Rim) i cli funksionon lidhur me â€Å“Blackberry Enterprise Server”- duke hapur kështu dyert e internetit për secilin qe blen një aparat si â€Å“Nokia Communicator 9500”.
â€Å“Nokia 9500 Communicator”, jo vetëm telefon
Me Nokia 9500, gjithçka është e mundur. Ështe fjala e fundit e teknologjise se telekomunikacionit. Mund te eksploroni internetin, qe ofrohet me një cilësi te shkelqyer, me ngjyra dhe me ekran te gjerë dhe lehtesisht te lexueshem. Ju mund te punoni me dokumente te çfaredolloji, jo thjesht letra te thjeshta apo memo, por dhe prezantime dhe database gjithashtu. Këto mund t’i merrni nga rrjeti kooperues nëpërmjet Ëireless LAN apo nga një akses i shpejte i levizshem. â€Å“Nokia 9500 Communicator” ofron një memorje me kapacitet të madh, 80MB, plus një karte memorje për me shumë hapësirë ruajtje.
Mund te ruani informacion personal dhe te dhëna të ndryshme me PC Suite dhe OMA Data Synchronization, ose mund te kembeni informacion fare lehtë midis një â€Å“Nokia 9500 Communicator” dhe një kompjuteri te pajtueshem.
Ne këtë telefon mund te ruani dokumentet njelloj si ne kompjuter te zakonshem dhe po ashtu ju mund te lidheni me internet dhe kur ndodheni larg zyres me lidhje telefoni ose WLAN. Browseri i instaluar te â€Å“Nokia 9500 Communicator” perdor teknologji te perparuar ne mënyrë te tillë qe ju mund te shihni faqet e internetit shpejt dhe me efektivitet.
â€Å“Nokia 9500 Communicator” vjen me një set pajisjesh për biznesmenet. Kështu ju mund te vazhdoni punën e lënë pergjysem ne shtepi, pasi ky telefonon është i pajisur me programet si MS Word, MS Excel, dhe MS PowerPoint (MS Office 97 e deri te me te fundit).
Mesazhet dhe e-mailet
Me kameren dixhitale te integruar ne â€Å“Nokia 9500 Communicator”, ju keni ne dispozicionin tuaj mënyrën me te perfeksionuar te shkembimit te mesazheve. Mund t’i bashkangjitni një fotografie tekstin e shkruar ose zërin e incizuar nga vete ju dhe ta dergoni nëpërmjet MMS ne një telefon tjetër ose ne një adrese e-maili te një te njohuri tuaj.Për me tepër, mund të lexoni apo te shkruani e-maile online ose jo, apo dhe te ruani e-maile ne foldera te veçante.
Gjithashtu ky telefon është i pajisur me sinkronizator PIM, me axhenda ku mund te regjistroni takimet tuaja, liste kontaktesh dhe te dhëna te tjera PIM. Me sinkronizimin e te dhenave, ju mund te transferoni te dhëna nga një kompjuter i pajtueshem ne telefon, apo e kundërta.
« Ndryshimi i fundit: 02-03-2005, 21:02:36 nga BeRni » E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 09-10-2004, 05:05:59 »
Citojeni

Japonia hedh ne treg celularin e dashurisë

Për gjithë te cmendurit pas aparatit celular nga Japonia vjen aparati i ri qe siguron njohje virtuale. Kompania Artificial life inc një nga me te sukseshmet ne fushën elektronike ka hedhur ne treg një celular me një software për telefonat 3G, qe te jep mundësinë te krijosh miqesi të reja nëpërmjet celularit. Ne ekranin e telefonit mund te gjesh mesazhe apo foto të ndryshme te cilat vijnë nga websitet me te mëdha te Chat-it dhe mundësojnë njohje të reja. Perkedhelje virtuale, dridhje, fjale te embla si dhe dhurata te shumta, janë pjesë e emocioneve te paimagjinueshme qe ofron kjo kompani. Emocionet mund te perjetohen nëpërmjet celularit me anë te zileve te shumta apo fotove qe janë pjesë e softit me te cilin është ndertuar ky celular. Ndryshe nga celularet e tjerë, te rinjtë mund te bëjnë edhe lojra të ndryshme, qe kanë te bëjnë me ndryshimin e zerit, me qëllim qe mos identifikohen nga miqte e tyre si dhe mjaft aksesore te tjerë te cilët brenda muajit nentor do të jenë një mundësi me shumë për te rinjtë e dashauruar pas aparatit cellular. Ndërkohë qe perveç njoheve të reja ne këtë celular mund te gjeni edhe lojra apo forume ku mund te bisedohet për tema të ndryshme.
« Ndryshimi i fundit: 02-03-2005, 21:03:14 nga BeRni » E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
Solist
Der Kaiser


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 14-10-2004, 17:20:34 »
Citojeni

Marrë nga ''Gazeta Shqiptare"

Një ne 2.5 shqiptare ka celular dhe një ne 14.4 ka telefon fiks
 
Shqiptarët, "te etur" për celulare
Rritet me 0.61 minuta kohezgjatja mesatare e bisedave

 
Bledjana Beqiri

Mania e telefonave celulare ka pushtuar 1 milion e 192 mijë e 68 shqiptare. Dy kompanite e telefonise se levizshme e kanë shtuar numrin e abonenteve ne një kohe rekord. Vetëm gjatë pjeses se pare te këtij viti, AMC-ja e ka rritur numrin e abonenteve te saj me 114 %, ndërsa "Vodafone" me 126 %. Numri i abonenteve te telefonise celulare është 5 here me i lartë se ai i telefonise fikse.

LAJMI

Edhe pse një "alo" nga një telefon celular ne vendin tonë kushton disa here me shtrenjte se ne vendet e tjera te rajonit apo te botës, shqiptarët e kanë përqafuar plotësisht këtë mënyrë komunikimi. Aktualisht ne tregun shqiptar operojne dy kompani qe ofrojnë sherbim celular, "Albanian Mobile Communication" dhe "Vodafone Albania", ndërkohë qe pritet qe se shpejti ne treg te hyjë edhe kompania shteterore "Eagle Mobile". Specialistet e Entit Rregullator te Telekomunikacioneve pohojne për "Gazeten Shqiptare" se qe nga fillimi i ofrimit te sherbimit celular e deri me sot numri i abonenteve është rritur rreth 350 here. "Shqiptarët janë 'te etur' për telefonine celulare, e cila u jep mundësinë te komunikojne pavarësisht se ku gjenden", pohojne specialiste te Ministrise se Transporteve dhe Telekomunikacioneve . Numri i konsiderueshem i abonenteve te telefonise celulare tregon edhe depertimin e ulet qe ka telefonia fikse, mungesen e investimeve ne te, si dhe shtrirjen e kufizuar. Specialistet pohojne se avantazhet qe ofron telefonia e levizshme, janë te pazevendesueshme nga telefonia fiske. Njerezit e shfrytezojne kudo qe janë, brenda dhe jashtë vendit, telefonine celulare, ndërsa telefoni fiks ka një perdorim me te kufizuar. Nga ana tjetër, mania e telefonise celulare ka përfshirë të gjitha moshat ne Shqipëri. Specialistet pohojne se ky lloj komunikimi po përdoret nga të gjitha grup-moshat, ne zona rurale dhe urbane, nga abonente ne gjendje te mirë financiare ose jo. Vetëm gjatë 6 muajve të parë te këtij viti është rritur me 92 457 numri i abonenteve celulare.

Abonentet
Numri i abonenteve pas 8 vjetësh nga dalja ne treg e operatorit të parë celular ka arritur ne 1 milion e 192 mijë e 68. Sipas perllogaritjeve, një ne 2.5 shqiptare zoteron një telefon celular, ndërsa një ne 14.4 shqiptare zoteron një telefon fiks ne shtepi. Sipas te dhenave (për 6-mujorin e pare 2004) nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, AMC-ja ka numrin me të madh te abonenteve, duke qenë se ka hyrë me shpejt ne treg. Kjo kompani ka rreth 641 mijë e 58 abonente, 15 mijë e 25 prej te cileve janë abonente me kontrate dhe 626 mijë e 33 janë abonente me parapagese. Ndërsa "Vodafone Albania" ka rreth 551 mijë e 10 abonente gjithsej, prej te cileve 16 mijë e 938 janë me kontrate dhe 534 mijë e 71 janë abonente me parapagese.

Rritja
Tregu i telefonise celulare ka fituar terren gjatë viteve te fundit, ndërkohë qe kerkesa e lartë për te perdorur telefonin celular tregon se ky treg ka ende hapësirë. Gjatë gjashtemujorit të parë 2004 kompania AMC ka shënuar një rritje prej 126 për qind te numrit te abonenteve, ndërsa "Vodafone" një rritje prej 126 për qind .
« Ndryshimi i fundit: 02-03-2005, 21:04:21 nga BeRni » E identifikuar

There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 14-10-2004, 17:52:37 »
Citojeni

Po po vërtetë te etur janë...
Një gjë qe me bëri përshtypje kur shkova ne Shqipëri ishte qe edhe ato nonat qe shesin qumësht ishin bo me cell, edhe cell me camera... (njëra m'tha ja kishte pru çuni pri Talie) zgerdhihet
E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 04-11-2004, 22:54:59 »
Citojeni

Ka ndodhur dy here brenda një muaji, qe gazetat me te mëdha holandeze kanë publikuar fotografi ne faqet e tyre te para, te nxjerra nga fotografet amatore, te cilët kanë perdorur telefonat e tyre celulare, duke treguar sesi progresi ne teknologji mund te ndihmoje median tradicionale ne mbledhjen e informacionit. Gazeta e përditshme "De Telegraaf", afersisht me një tirazh prej 800 000 kopje, publikoi sot një fotografi, ku tregohej i vdekur regjisori dhe gazetari Theo van Gogh, për te cilin policia deklaroi se kishte gjasa te ishte vrarë nga një militant islamik. Kalimtari Aron Boskma, bëri fotografi me celularin e tij ne vendin e ngjarjes ne Amsterdam. Fotoreporteret arriten vetëm pasi trupi ishte mbuluar, duke bërë qe fotografia e marrë nga Boskma te ishte e vetmja e cila tregonte thikat e ngulura ne trupin e Van Gogh."Kjo fotografi perben lajmin. Ka pasur një diskutim nëse duhej perdorur ajo, por kushdo qe do t'a kishte atë do t'a publikonte", u shpreh botuesi Peter Schoonen, duke komentuar prirjen për te perdorur celularet për te mbledhur lajmet. Ne te kaluaren videot ose fotografite amatore kanë siguruar vetëm pamje ose imazhe te ngjarjeve kryesore te lajmeve, por duke pasur me tepër persona te zakonshem, te cilët përdorin celularet e pajisur me kamera shtohen mundësitë qe pamjet e nxjerra prej tyre te publikohen.
« Ndryshimi i fundit: 02-03-2005, 21:00:54 nga BeRni » E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
Taulanti62
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 28-12-2004, 20:59:53 »
Citojeni

Përshëndetje nga lanti

gjenerat e re e mobilesve celular  umtssiq kame dëgjuar nuk do të kenë edhe aq sukses ne treg.
siç  kanë  ber te ditur shumë analist kjo gjenerat punon me një frekuenc shumë me te madhe se sa gjenerata e me parshme e telefonave  mobil, një gjë është qe te bën te dyshohet ne ecjen e ngadalshme ne treg te këtyre telefonave celular se gati se po bëhen 2 vite qe nga  shitja e licenses se utms telefonave e ata ende nuk e kanë gjetur zbatim aq të madh ne treg.
 telefonat umts  puojne me një frekuenc e cila është me e madhe apo edhe sa  frekuencat e radiove  lokale  pra sillet ne disa megaherc  e kjo gjë do të shkaktonte një pengim te dyanshem te këtyre valeve  radiofonike dhe te telefonise  umts.
e edhe rrezatimi  i këtyre telefonave nuke bën te neglizhohet.



shëndet

nga lanti
E identifikuar
Mr^AMD
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 10-02-2005, 09:29:35 »
Citojeni

Po po vërtetë te etur janë...
Një gjë qe me bëri përshtypje kur shkova ne Shqipëri ishte qe edhe ato nonat qe shesin qumësht ishin bo me cell, edhe cell me camera... (njëra m'tha ja kishte pru çuni pri Talie) zgerdhihet


hahaha ato cell me camera kurse unë akoma me Siemens C25  buzeqeshje
E identifikuar

1960-e:Sex, Drugz & Rock'N'Roll
2000-e:Suxx, Bugz & Plug'N'Play
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 10-02-2005, 10:07:05 »
Citojeni

Përshëndetje nga lanti

gjenerat e re e mobilesve celular  umtssiq kame dëgjuar nuk do të kenë edhe aq sukses ne treg.
siç  kanë  ber te ditur shumë analist kjo gjenerat punon me një frekuenc shumë me te madhe se sa gjenerata e me parshme e telefonave  mobil, një gjë është qe te bën te dyshohet ne ecjen e ngadalshme ne treg te këtyre telefonave celular se gati se po bëhen 2 vite qe nga  shitja e licenses se utms telefonave e ata ende nuk e kanë gjetur zbatim aq të madh ne treg.
 telefonat umts  puojne me një frekuenc e cila është me e madhe apo edhe sa  frekuencat e radiove  lokale  pra sillet ne disa megaherc  e kjo gjë do të shkaktonte një pengim te dyanshem te këtyre valeve  radiofonike dhe te telefonise  umts.
e edhe rrezatimi  i këtyre telefonave nuke bën te neglizhohet.



shëndet

nga lanti

Edhe unë te jap shumë te drejtë ne këtë vërejtje tenden. Është fakt qe kaluan shumë kohe dhe UMTS nuk u be i njohur ne botë ashtu siç mendohej. E vetmja kompani qe e perdor gjeresisht këtë teknologji, është ajo Kinezja me emër Hutchinson, qe vepron nën emrin "3" ne shumë vende te zhvilluara. Por UMTS duket se është kufizuar këtu, pasi kompanite e tjera ne Europe nuk po e zbatojne atë dhe e shumta mund te kenë bërë ndonjë shitje ne numer te vogël te këtyre telefonave. Mendoj se gjenerata e re e telefonave mbetet akoma për t'u zbuluar.
E identifikuar

milanisti
« Përgjigjja #9 më: 01-03-2005, 09:28:29 »
Citojeni

........

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Alda
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 01-03-2005, 10:23:38 »
Citojeni

E 600 e kam una buzeqeshje  kurse vjet A 800 buzeqeshje

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 02-03-2005, 11:00:19 »
Citojeni

Po ti mi Alda... dhe ne celulare njësoj e ke shijen me mua :o
Edhe unë kështu si ty... ne fillim kisha te parin e tani kam një vit qe kam blere këtë të riun E600 perqeshje... me pëlqen shumë dua
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
milanisti
« Përgjigjja #12 më: 05-03-2005, 04:39:21 »
Citojeni

Siemensi Oltit  zgerdhihet

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Taulanti62
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 05-03-2005, 06:06:03 »
Citojeni

shnet nga lanti

Samsung E-700 dhe E-600  janë Celular te gjenerates GSM.
janë celular  te Prodhuesti Korean Samsung.
Kane  kameren e integruar  dhe është një kamer relativisht  e mirë,çka flet për këta celuar si një veti e  te mir qe  e kan.

Mirpo këta celualr kanë edhe shumë probleme tjera siç  është puna e diplay-it dhe pune e perforcuesit Amplifikatorit.
ne përgjithësi prodhuesi korean samsung ka probleme me LCD si dhe me  amplifikatoret e celularve, si dhe janë  shumë te ndijshem ndaj lageshtis, për këtë  arsye ata kan probleme me rrjet pra celulari nuk gjen rrjet si  dhe probleme me kyqjen  e celularit.
një gjë  tjetër qe flet për ta eshe se janë pak me te lirë  dhe se kanë equipment me  shumë nëse  blen një  celular nga  ta.

njeri nder top celularet e kësaj kompanie është ai    D-500  me slider mekanizem.ky celular e ka një kamer me deri 1 me 92 MB memorije për video  mp3  dhe foto deri ne 1.3 megapixel-s.
shkurt  fjala e fundit e teknikes.

mua me pëlqen shumë.

kurse simens SL 55 si dhe pasardhsi i tij SL 65 te dyt po ashtu me slider mekanizem,dallojne njeri nga tjetri se  SL-55 nuk ka kameren e integruar kurse ky i fundit SL-65 ka kameren e integruar.

nëse bejm një krahasim ne mes te dy celularve Samsung D-500 dhe atij Simens SL-65  për kah vetit teknike  fitues del Samsung D-500.

  shëndet dhe  lumturi

nga lanti

E identifikuar
Alda
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 06-03-2005, 19:38:07 »
Citojeni


Siemensi Oltit  zgerdhihet
Citojeni


Ehe.......e kam pas para 2 vjetsh me këtë ngjyren .......nji muaj me zor e mbajta.......e kam akoma.....sesi me dukej kur flisja :??? si loder :???

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |