Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24143
|
 |
« më: 11-02-2008, 07:56:45 » |
|
Nga Luciano BOCI Petagog ne Universitetin e Elbasanit
Zërat se liderët e një organizate, deri tani, në dukje jo politike po përgatiten të prezantojnë në jetën politike komplekse shqiptare praninë e një force te re, e cila si mbështetje bazike do të kishte shoqërinë civile dhe vlerat që ajo mbart e përcjell, në pamje të parë duket si diçka e thënë brenda një logjike shumë të thjeshtë, që ka ekzistuar dhe ekziston në sferën politike në lidhje me mënyrat e ndërtimit dhe funksionimit të partive. E përputhshme me këtë realitet, ku gjallojnë alternativa politike të shumëllojshme, të çuditshme, me ose pa anëtarë, me ose pa programe konkrete, por me synime ekonomike personale të përcaktuara matematikisht e me çjerrje zëri, deri në kupë të qiellit, për pretendime të shkeljes së të drejtës së pluralizmit në shoqëritë demokratike, kjo lloj tendence duket e pakritikueshme dhe e sinqertë.
Në fund të fundit, ndoshta, krijuesit e saj kërkojnë jo pa arsye të kenë fatin e mirë politik të simotrave partiake të tyre, për t'u bërë aleatë momentalë me forca më të mëdha politike në konfigurimin e qeverive, brenda të cilave zëri i tyre diktues për poste e portofole do të sillte rezultate të pritshme dhe komode, ose vetë realiteti i evolucioneve brenda organizatës i çoi domosdoshmërisht drejt shndërrimit në grupim politik. Ajo që e kundërshton tërë këtë ngrehinë logjike elementare, është çështja e pajtueshmërisë midis shoqërisë civile dhe sferës (shoqërisë) politike dhe transformimi i të parës në të dytën.
Nocioni i shoqërisë civile në vetvete është ambig. Ai ka njohur në historinë e tij një përmbysje tërësore të kuptimit. Nga antikiteti në shek. e 17, shoqëria civile i është kundërvënë shtetit natyror dhe nënkuptonte shoqërinë e organizuar politikisht. Të ardhur nga latinishtja, termat civitas, societas civilis ose akoma dhe res publica do të mbesin për shumë kohë sinonimë. Vetëm pas revolucionit francez dhe konceptimit unitar të shtetit-komb të vendosur prej tij, nocioni i shoqërisë civile i kundërvihet shtetit, për të shënuar atë që varet nga prona private, nga shoqëria pa shtet.
Gjurmët e këtij ambiguiteti pasqyrohen dhe në fjalorë. Mbiemri civil dhe civik kanë të njëjtën rrënjë. Megjithatë, të drejtat civike përmbledhin ato që i bashkohen pushtetit të shtetit dhe i përkasin komunitetit politik, ndërkohë të drejtat civile përcaktojnë detyrimet që rregullojnë raporte midis individëve në jetën e tyre private. Koncepti i shoqërisë civile gjen formulimin e tij sistematik në 1821 në "Principet e filozofisë të së drejtës" të Hegelit. Duke hyrë në këtë koncept, Hegeli niset nga ndryshimi më domethënës i modernitetit politik: ndarjes së jetës civile dhe jetës politike, të shoqërisë dhe shtetit, ndryshim ky i njëkohshëm me revolucionin industrial (ngjitja e kulturës borgjeze, rëndësia dhe autonomia më e madhe e sferës ekonomike) dhe politikisht i vulosur nga përmbysja e regjimit të vjetër.
Sot, sociologë të ndryshëm propozojnë një përcaktim më praktik dhe konkret të shoqërisë civile. Për ta, "ajo shënon jetën e organizuar socile, tërësisht sipas logjikës së vet të saj, pikërisht asosiative, që do t'i siguronte dinamikën ekonomike, kulturale dhe politike".
Këto variacione historike të konceptit tregojnë mirë se në ç'pikë shoqëria civile është një nocion konfliktual dhe ideologjik. Në ditët tona ajo është rishfaqur, në vazhdimësinë e krizës së shtetit-tutor ose kapital dhe është shoqëruar nga shumë konotacione pozitive. Ajo i ngjan në këtë mënyrë, sipas F. Rangeon, një miti politik të papolitizuar. "Para se të jetë një koncept ose ide, shoqëria civile evokon pikë së pari një bashkësi vlerash pozitive: autonominë, përgjegjësinë, marrjen në konsideratë nga individë të vetvetes dhe të problemeve të tyre". Nga dimensioni kolektiv, shoqëria civile duket se i anashkalon rreziqeve të individualizmit dhe nxit solidaritetin. Nga dimensioni civil, ajo evokon emancipimin e tutelës etatike, por gjithashtu vlerat më afektive siç janë intimiteti, familjariteti, etj. Kështu shpjegohet deri diku riaktivizimi i vonshëm i çiftit shoqëri civile-shtet.
Përdorimi i tij artikulohet ndonjëherë dhe si një kritikë ndaj elitave politike dhe mekanizmave tradicionalë të përfaqësimit politik. Më shpesh, shoqëria civile mbulon lëvizje të larmishme, organizmi i të cilave është i ndryshëm: lëvizje pacifiste, ambientaliste, feministe, komunitare dhe sindikale, etj. Termi gjithashtu mund të shërbejë për të shënuar veprime të përcaktuara mirë të qytetarëve, të izoluara dhe të përkohshme, përderisa lidhen dhe me objektiva të qartë. Shprehja është përdorur gjithashtu për të përcaktuar lëvizjet kontestuese në vendet totalitare: qytetarët autonomë i kundërvihen atëherë shtetit (shembulli i Solidarnostit). Në SHBA, shprehja ka qenë përdorur për të përcaktuar grupe qytetarësh që i kundërvihen prezencës së shtetit, i gjykuar i tepërt në disa fusha të aktivitetit ekonomik, të paktën në sytë e tyre.
Me një fjalë, shprehja shoqëri civile përdoret sot në këto kontekste të ndryshme dhe në funksion të objektivave të ndryshëm politikë, pa ngjyrime përkatëse. Por, megjithatë, në të gjitha rastet, ajo është mbajtëse e një lloj distanceje, e parë nga këndvështrimi i kontestimit, ndaj vendimmarrësve politikë dhe oponentë luajalë.
E prezantuar me modesti, qartësi, konkretësi në fillimet e saj dhe e mbështetur në parime universale të mirëpranuara si demokracia, qytetaria aktive, mundësia për ndryshim, komunitete të forta, shanse të barabarta, solidaritet, vullnetarizëm dhe forcë të pakundërshtueshme debati dhe me mision fisnik të rritjes së aktivizimit qytetar, forcimit të ndjenjës së komunitetit, promovimit të qeverisjes së ndërgjegjshme dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë me anë të; (1) inkurajimit të pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, duke monitoruar dhe ndikuar mbi politikëbërjen si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë kombëtar; (2) promovimit të vullnetarizmit dhe përmirësimit të bashkëpunimit brenda komuniteteve; (3) rehabilitimin e konceptit të protestës , organizata në fjalë u bë menjëherë lidere e vlerave më pozitive të shoqërisë civile dhe u mirëprit brenda një opinoni të madh qytetar.
Suksesi i dy viteve të para e nxiti dhe e rriti njëkohësisht në numër dhe në shtrirje hapësinore dhe kohore, duke sjellë me vete dhe një rrokje pothuaj të pakufizuar të problematikave të trajtuara dhe të vendosura në fokusin e nxitjes së reagimit qytetar. Ishte kjo mani globaliste si dhe faktorë të tjerë në dukje dytësorë si:
a. përfshirja brenda saj e pseudoopinionistëve "objektivë" me background politik të shprehur tashmë qartë; b. mbështetjet financiare me prapavijë të pastër politike;
c. tendencat e konkretizuara të simpative politike e liderëve kryesorë të saj;
d. fryma me karakter radikal në kuadrin e pretendimeve ambientaliste, ato që sollën asfiksimin, çoroditjen, humbjen e besueshmërisë civile dhe mosrealizimin prej saj të një profili me tipare të kapshme.
Politizimi i skajshëm që e karakterizon shoqërinë tonë si dhe konotacionet ideologjike që mbartin lëvizjet e grupeve të tilla shoqërore, sigurisht që ndikojnë në hedhjen e një lloj velloje politike nga këto lëvizje, tejdukshmëria e të cilës është një faktor variabël. Megjithatë, të ndërgjegjshme për rolin e tyre, të shtyra dhe nga forca të brendshme centripete, ato mundohen të ruajnë një lloj pavarësie politike, duke përmbushur në këtë rast rolin dhe qëllimin për të cilin ato janë krijuar si kundërshtare potenciale të shoqërisë politike.
Dalja nga natyra dhe qëllimi civil që karakterizoi dy vitet e fundit lëvizjen në fjalë, e pasqyruar sidomos në qëndrimin e njëanshëm përgjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2007, të mbështetur dhe nga segmente mediatike "të pavarura", si dhe në pozicionimet e pajustifikuara me natyrë tepër radikaliste-majtiste në emër të lëvizjes ambientaliste, në lidhje me petroliferën, domosdoshmërisht do të shtronte para kësaj lëvizje alternativën e:
1. shkrirjes së saj dhe shpërndarjen e pjesëve përbërëse drejt atyre orientimeve politike që, në përqindje të caktuar, i kishin shërbyer (siç edhe ka ndodhur)
2. riorganizimit të saj për t'iu përshtatur realiteteve të reja, duke mbetur besnike e apolitizimit.
Alternativa e parë ka kohë që ka filluar të realizohet me aderimin e disa përfaqësuesve të saj brenda lëvizjeve politike, sidomos të majta, duke i dhënë asaj fytyrën e një trampoline politike për prezantimin publik të figurave të reja politike që do të rinonin politikat "e reja" të partive aspak të reja. Kjo mënyrë e të vepruarit, në fakt, ka krijuar dhe një lloj konfuzioni dhe brenda grupimeve të tjera të ndryshme të shoqërisë civile, në lidhje me gjykimin e vlerave që ato përfaqësojnë dhe për pozicionimin e tyre si kundërshtare konstante të sferës së politikës, pasi, brenda këtij dualiteti të kundërtash, dihet se është politika ajo që kërkon të shfrytëzojë individët që vijnë nga kjo sferë dhe që ka nevojë për reputacionin publik të lëvizjeve të tilla, dhe jo këto të fundit të jenë aneks i politikës. Në këtë kontekst, lexohen rastet e shumta kur politika ka tërhequr individë për ta përfaqësuar në momente zgjedhjesh të përgjithshme ose lokale.
Ky lloj denatyrimi politik i udhëheqësve të kësaj "lëvizje" i ka dhënë asaj një status të mirëpërcaktuar jo civil, i cili e ka dëmtuar së tepërmi imazhin dhe rolin që kjo lëvizje pretendonte të luante brenda qëllimeve fisnike të paracaktuara në lindjen e saj. Alternativa e dytë është konkretizuar në disa retushime pa formë e ngjyrë, të cilat nuk kanë mundur t'i japin asaj atë forcë rinore, që ajo ndryn brenda vetes dhe perspektiva duket e pashpresë.
Tendenca për t'u transformuar në parti politike, duket se është vazhdimësi e alternativës së parë. Vazhdimi i kësaj tendence çintegruese për këtë grupim të shoqërisë civile duket që bie ndesh me parimet e funksionit dhe të ekzistencës së vetë kësaj shoqërie, prandaj mbetet e kontestuar, në radhë të parë, nga vetë ajo. Si e tillë, kjo prirje meriton të ndalet, për të ngjallur brenda saj tiparet që i përshtaten dhe që përcaktojnë frymën realizuese të saj.
Prandaj, është koha që organizata në fjalë, krahas "mjaft"-ve të tjerë, t'i thotë mjaft transformimit të pjesshëm ose të plotë që ka prekur atë vetë, pasi shoqëria civile është vlerë e patjetërsueshme e vlerave universale njerëzore. T'u thotë "mjaft" krijimit të partive politike që nuk bëjnë gjë, veçse dublojnë programet centriste të partive ekzistuese ose që shfaqen si gjymtyrë të partive të mëdha. Diversiteti real politik shqiptar nuk ka nevojë për kaq shumë parti të vogla që janë krijuar dhe që synojnë të krijohen, përjashto disi këtu ato që lindin si rezultat i dezintegrimit të partive më të mëdha.
Më e mira e bërë në këtë rast do të ishte ndjekja me sukses e alternativës së dytë, që jo vetëm rikonfiguron vlerat që e lindën këtë organizatë, por dhe njëkohësisht i rijapin asaj statusin e lëvizjes së inkurajimit të pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje e më gjerë
Marre nga Rilindja Demokratike
|