OJQ "JETA NË KASTRIOT" Kush jemi ne Organizata e gruas "Jeta në Kastriot" është organizat e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar.
Ne perkujdesemi për 2016 femra të cilat janë perdhunuar nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit, dhe tani kanë nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera.
Ne gjatë punës në teren kemi identifikuar 2019 femra të cilat janë dhunuar, 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të prer, gishtrinj të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të demtuar që nuk shohin fare dhe 37 në fytyrë me plage të hapura, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjëra tjera etj). Tri nga këto gra kanë bërë vetvrasje gjatë vitit te kaluar . Ata përveç qe janë në gjendje të rënde shëndetësore dhe psiqike, duhet te kujdesen edhe për fëmijët e tyre. Nga gjithë te dhunuarat (2016) nën përkujdesje mjekesore janë 3007 fëmijë te cilët rriten veten nën perkujdesin e nenes. Këta gra jetojne nën presionin e dhunes, frikes, varferise dhe perbuzjes nga rrethi. 386 gra janë te braktisura nga bashkshortet e tyre për arsye se kanë qenë te dhunuara!
Ne përpiqemi qe përveç ndihmes profesionale mjeksore, ti perkrahim edhe fëmijët e tyre, te ua lehtësojmë inkuadrimin ne shoqeri dhe mundesojme ta arijne pamvarsine për te jetuar një jetë normale.
Organizata jonë bënë punë vullnetare duke i shfrytezuar pasurit personale vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojm se meriton dhe se ia vlen sakrifica. Ne nga krijimi i OJQ " Jeta në Kastriot" gjatë viti 1999 por edhe para se të regjistrohej, kemi punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike. Ekipi jonë perbehet nga 10 mjeke, udheheqesi, korrdinatorja, ndihmesja dhe tri motra medicinale (infermiere).
Fatkeqesisht shpesh na mungojnë edhe mjetet themelore për punë e që janë shumë të domosdoshme.
Ne bëjme sigurimin e barnave për 1500 paciente te cilat kanë nevoj për tretman mjeksor dhe këtë nuk kanë mundësi ta bëjnë për arsye se do të identifikohen nga rrethi si viktima te perdhunimit. Punen tonë e bëjmë ne mënyrë te fshehur kinse po kontrollojm të gjitha banoret e fshatrave, lagjeve vetëm e vetëm që ato mos të mbesin jashtë kujdesit mjeksor. Deri më tani si pasoj e asaj që gratë i kanë informuar familjet e tyre për perdhunimin, kryesisht burrat dhe familjen e bashkeshortit është ritur numri grave të braktisura me fëmijë por edhe pa fëmijë.
Ne praktikojme menyrën e lartëpërmendur nëpërmes kontrollave të tilla që askush mos të vihet në pozite të vështir dhe askush mos jetë viktime e perbuzjes dhe izolimit shoqeror.
Me nderime nga drejtoresha Luljeta SELIMI
=================================
Për me shumë informata vizitoni faqen: www.vajzat.com