biligoa
Anetar
Karma: 0
offline
Postime: 201
|
 |
« më: 23-10-2007, 01:03:53 » |
|
Kujdes nga OJQ-të
Me rënien e sistemit një partiak (komunist) në fillim të viteve 90-a të shekullit XX ndodhen shumë ndryshime në skenën politike botërore. Sistemi shumë partiak (kapitalist) u riorganizua në përputhje me rrethanat e kohës nën moton e Globalizmit. Me qëllim që të ketë qasje (shfrytëzoj) në shumicën e vendeve të njohura si Bota e Tretë (vendet e pazhvilluara), ata i dhanë përkrahje disa individëve të cilët kishin ndikim në popull përmes të ashtuquajturave organizata joqeveritare apo siç njihen tash me shkurtesën OJQ.
Këto OJQ kishin për detyrë që të nxisin në vendet e tyre përkatëse vlerat e demokracisë përëndimore e në radhë të parë: sistemim politik, mediat, pakicat, si dhe gjendjen e grave, fëmijëve dhe rinisë. OJQ-të e tilla në vend se të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së popullit të tyre, ato deri më sot po keqpërdoren nga Globalistët,duke shkaktuar kaos të vërtet organizativ të institucioneve kombëtare e me këtë edhe varësinë e vendeve të tyre ndaj qeverive të ndryshme shtetërore dhe organizatave industriale globaliste.
Me qëllim që të mos diktohen në veprimet e tyre OJQ-të përdorin retorik mashtruese ashtu siç është edhe vet gjuha e shteteve globaliste vetëm e vetëm që të i arrijnë qëllimet e tyre, sa që njeriut të thjesht gjuha dhe veprimet e tyre iu duken shumë joshëse por që në praktik është dhe janë plot helm.
Qëllimi i OJQ-ve sot nënkuptohet si sjellje dhe rrëzim i qeverive si dhe mbajtja e status quo-së varësisht nga punëdhënësi. OJQ-të kanë zëvendësuar punën e shërbimeve të zbulimit në mbledhjen e informatave për një vend, shtet, individ nga mënyra e vjetër (sekrete) në atë të re të hapur (tejet e përsosur) duke dërguar raporte varësisht nga interesi i shtetit përkatës. Nuk është e rastit se në luftërat e sotme çlirimtare anë e kënd botës këto organizata nuk janë të mirëseardhura madje individët e tyre edhe burgosen e vriten.
OJQ-të në trojet shqiptare
Kësaj dukurie të re botërore (globaliste) nuk i shpëtuan as shqiptarët e aq më tepër kur ekzistenca e OJQ-ve e llogarit atë vend ose shtet në radhën e shteteve me sistem demokratik.
Me rënien e sistemit një partiak edhe shqiptarët filluan të dëgjojnë për herë të parë për organizata të tilla që si qëllim parësor kishin humanizmin. Besimi jonë i tepruar ndaj të huajve na bëri që të i duam pa asnjë dyshim. Edhe pse në fillim ishin të pakta; së pari arritën në Shqipërinë londineze, pastaj në trojet tjera etnike; kurse pas tri luftërave na u shumuan si këpurdhat e sidomos me ardhjen e faktorit ndërkombëtar.
Në fillim nuk dinim kuptimin e kësaj fjalie, por më vonë kuptuam se OJQ-të paskan përafërsisht të njëjtin rol sikur shoqatat e ndryshme të qytetarëve gjatë sistemit një partiak, ndërsa puna e tyre po i ngjasonte punës vullnetare që bënim këtu njëherë me ndonjë aksion për përmirësimin e ndonjë rrugë apo rregullimin e ndonjë tereni sportiv.
Gjendja e vështirë ekonomike e trojeve shqiptare e sidomos pas tri luftërave, si dhe vendosja e një sistemi të ri shoqëror nga ndërkombëtarët ua mundësoi disa individëve ekzistencën e vet përmes OJQ-ve, por edhe ndihmesën e popullin të traumatizuar shqiptar, me pune (projekte) të ndryshme. Parat (donacionet) që i merrnin kryesisht ishin nga burimet ndërkombëtare. Kjo gjendje nuk vazhdoi gjatë për arsye se organizatat e tilla edhe u larguan shumë shpejt duke lënë një dyshim për veprimtarin e tyre e me këtë duke i zvogëluar për të mos thënë shuar aktivitetin shumë OJQ-ve vendore.
Vlerësohet se sot në trojet shqiptare gjenden mbi 3000 OJQ të regjistruara, afro 300 nga to merren me përmirësimin e gjendjes së grave. Në këtë mishmash të OJQ-ve kanë mbetur vetëm disa më të forta. Arsyet kryesore të mbetjes ishin studimi i tyre nga ndërkombëtarët se në çfarë masë ata mund të kenë ndikim në popull me veprimet e tyre e që më pastaj të mund të shfrytëzoheshin për realizimin e politikave të ndryshme nga shteti përkatës. Sot një konstatim i tillë është fakt në trojet shqiptare. Përmes punës së tyre ata janë fuqizuar aq shumë sa që i ke të pranishëm çdo kund në proceset e vendimmarrjes. Nga OJQ-të kanë formuar partitë e tyre politike ose janë pjesë e partive politike, ose kanë krijuar të ashtuquajtura institute për hulumtime strategjike (se çka hulumtojnë një Zot e di) ose diçka të tillë me emër bombastik.
Emri (OJQ)
Ashtu sikur emrin që e kanë të rrejshëm edhe veprimtarin e kanë fshehtësi. Quhen joqeveritare por më shumë u shkon për shtati ORGANIZATA KUNDËR QEVERITARE. Këto flasin në emër të popullit dhe kanë bazë ligjore që të mos quhen ilegale. OJQ-të shpesh thirren si shoqëri civile edhe pse shoqëria civile si shprehje ka kuptim më të gjerë por në praktik kanë qëllim të njëjtë, në rastin tonë mbrojtjen dhe rrëzimin e pushtetarëve. Në të vërtet OJQ-të janë pjesë e shoqërisë civile e cila përbëhet nga shoqatat e ndryshme profesionale e jo profesionale, (kulturore, edukuese,sportive, media etj,) me qëllime të ndryshme.
Edhe pse quhen jo qeveritare këto mund të jenë qeveritare pasi që përkrahen materialisht nga qeveria ose partitë politike dhe janë në bashkëveprim të ndërsjellët me qëllim të ruajtjes së pushtetit. Nga skena politike shqiptare kemi raste të bollshme për një bashkëveprim të tillë. Keni dëgjuar pushtetarët shqiptare të thonë për ndonjë proces, ta pyesim popullin? Ata thonë ta pyesim shoqërinë civile, ngase paraprakisht dihet përgjigjja. I keni parë për çdo natë në TV-et e ndryshme ata të shoqërisë civile duke dhënë mendim për lloj-lloj procesi shoqëror, statusin e Kosovës, e në anën tjetër veprimtarët e vërtet askund. OJQ-të nuk janë të hapur ndaj popullit, se çka kanë punuar dhe çka është më e rëndësishme, se ku i kanë marr dhe nga kush mjetet financiare dhe ku i kanë harxhuar. Edhe pse thuhet se nuk janë fitim-prurëse, prijësi i saj mund të jetë njeriu më i pasur siç janë rastet tek ne në trojet shqiptare.
Qëllimi i ekzistimit të tyre
Thonë se ekzistojnë për të mirën e qytetarëve apo siç i thonë popullit, komunitet (bashkësi). Nëse OJQ-të duan të bëjnë përmirësime në shoqëri p sh. shëndetësi, arsim, atëherë shtrohet pyetja se cili është roli i ministrit, ministrisë përkatëse, opozitës? Pse OJQ-të e jo organizmat e lartpërmendur?.
Në punën e tyre të themi 10 vjeçare, a i kanë arritur qëllimet e tyre që i propagandojnë gjoja për rendin demokratik, mediat e pavarura, përmirësimin e jetës së popullit shqiptar? Jo. Pse? OJQ-të shqiptare me përjashtim të disave, udhëhiqen nga individ të cilët Zot, atdhe, flamur e kanë parën. Paraja si qëllim parësor është forcë lëvizëse e veprimeve të tyre, ndërsa gjërat tjera janë të pavlerë dhe të padobishme.
Janë alergjik ndaj vlerave kombëtare kurse nxisin vlerat integruese rajonale e evropiane, vlerat kozmopolite botërore e në të njëjtën kohë mohojnë, përqeshin dhe luftojnë integrimet brenda shqiptare e në veçanti Ribashkimin Kombëtar. OJQ-të shqiptare, individët atdhetar e nacionalist i njohin si njerëz primitiv. Avni Zogiani nga OJQ ''Çohu'' në një intervistë për një të përditshme prishtinase kishte deklaruar se çdo veprimtar i cili punon për të mirën e atdheut është primitiv. Se nuk kanë yndyrë kombëtare e tregon edhe mos organizimi i asnjë proteste paqësore për pozitën juridike të shqiptarëve në Ballkan. A protestuan ndonjëherë për lirin e mendimit siç është rasti me burgosjen e Gafurr Adilit në Tiranë më 2003 vetëm pse mbronte idenë e Ribashkimit Kombëtar ose rasti i Albin Kurtit i cili ende në këto çaste po mbahet i burgosur vetëm se po e mbron parimin universal të popujve për Vetëvendosje? Qëllimi i ekzistimit të OJQ-ve shqiptare është interesi personal e jo shoqëror. Mendim i dëshmuar në trojet shqiptare.
Si punojnë?
Aktivitetin e tyre e kanë të përqendruar në dy drejtime: ai i brendshëm dhe i jashtëm. Ky aktivitet bëhet sipas modës që e kërkon, pra aty ku nuhaten parat. Në kohën e fundit flitet për korrupsionin dhe OJQ-të shtiren se po e luftoj atë. Por si mund të presim nga të korruptuarit që ta luftojnë korrupsionin? Qëllimi i tyre parësor është që të mbrojnë qeveritë e korruptuara e jo të luftojnë korrupsionin. OJQ-të kanë lidhje me pushtetarët e korruptuar dhe vetëm se ua mundësojnë njëri tjetrit sjelljen në pushtet.
Në planin e brendshëm organizojnë lloj-lloj tryeza apo seminare gjoja për proceset kombëtare dhe prapë nën thjerrëz sjellin identitetin kombëtar, flamurin, fenë, duke shtjelluar teori të stilit, a veja apo pula është më vjetër? Dhe kur i sheh pjesëmarrësit në ato takime të cilët janë të një soji të vjen të vjellësh. Përveç politikanëve të parapëlqyer nuk mungon aty duke u inkuadruar sipas tyre edhe ndonjë i ashtuquajtur intelektual me peshë por që në të vërtet është intelektual i karakterit moral të ulët i cili e shtjellon temën sipas sponsorit të asaj tryeze ose seminari. Rezultat i takimeve të tilla është dobësimi i vlerave dhe traditave kombëtare, e në radhë të parë përçarje e identitetit kombëtar (kombi kosovar, flamuri, gjuha) dhe atij fetar (ndërrimi i fesë).
Në planin e jashtëm njëra nga aktivitetet e tyre është edhe bashkëpunimi rajonal në emër të paqes e dialogut. OJQ-të shqiptare një bashkëpunim të tillë e kanë edhe me OJQ-ët e Serbisë. Në bazë të punës që bëjnë me ato serbe nuk është fare në pyetje bashkëpunimi por vartësia, ato i kanë nën kontroll të plot tërë OJQ-të nga trojet shqiptare. Pasi që Evropa nuk e ka ndryshuar mendësinë saj për Ballkanin por ende Beogradin e sheh si kryeqendër për shkak të politikës së baraspeshuar të kësaj të fundit, në mes lindjes dhe përëndimit, atëherë edhe parat e ndryshme derdhën aty në emër të disa projekteve gjoja paqësore e tolerante. Roli i Greqisë me politikën e saj kundër shqiptare në financimin e projekteve të tilla nuk bënë të nënvlerësohet.
Në këtë drejtim duhet të theksojmë se OJQ-të shqiptare janë të dirigjuara direkt nga OJQ-të e Beogradit. OJQ-të e Beogradit pastaj vendosin të zgjedhin ato OJQ shqiptare të cilat janë pro serbe në mendime. Të interesuara gjoja për barazinë e pakicave, të drejtat e shqiptarëve, bashkëjetësën, tolerancën ato rrisin pasurinë e tyre. Organizojnë takime me disa OJQ shqiptare nga Prishtina, Tirana apo Shkupi. Gjithandej Serbisë por edhe në trojet shqiptare sheh këto OJQ duke trajtuar temat e lartpërmendura në formë gjysmë të fshehtë duke ftuar vetëm sojin e tyre që mendojnë njëjtë. Janë në grupe prej 10 deri 20 veta dhe për takimet e tilla e njoftojnë popullatën përmes mediave duke iu imponuar popullit si ma të mençurit ose më largpamësit. Nga ato takime, serbët vjelin para të majme (yndyrën) dhe e paraqesin Serbin si një vend demokratik, ndërsa për shqiptarët e OJQ-ve mbetet një përfitim i vockël (hirra) si dhe mjegull për të ardhmen e popullit shqiptarë duke e paraqitur gjendjen e tyre si çështje të pakicave.
Pas atyre takimeve raportet i dërgohen sponsorit si dhe qeverive të ndryshme në botë ku problemi shqiptaro – serb bie në nivelin e qytetarit shqiptarë me shtetin serb, ose një grupi të shqiptarëve ekstremist apo terrorist me shtetin grek, serb, maqedonas, malazias. Disave nga këta iu jepet hapësirë në media jo vetëm shqiptare por edhe serbe duke folur për çështjen shqiptare. Shteti serb në takime të niveleve të ndryshme diplomatike me ndërkombëtarët, përfiton nga ata shqipfolës duke i paraqitur si përfaqësues të moderuar të shqiptarëve, por ja që disa terrorist nuk janë për bashkëjetësë.
Pra me vetëdije apo pa vetëdije këto OJQ shqiptare, çështjes shqiptare me fqinjët e tyre i cili është i natyrës koloniale i japin përmasat e problemit të të drejtave të njeriut.
OJQ më e njohur serbe është Otpori (Rezistenca) e cila tashmë është pjesë e pushtetit në Serbi me disa anëtar të saj si Srgja Popoviç, Çedomir Çupiç etj. Për një vit në mes 1999-2000 kjo OJQ serbe kishte marr rreth 30 milion dollar amerikan nga USAID, NED dhe IRI për të rrëzuar Millosheviçin nga pushteti. Otpori është aq i fuqishëm sa që është duke eksportuar ''demokraci serbe'' në vendet afrikane dhe në ish-BRSS. Në të vërtet OTPORI serb më 2003, ka rrëzuar nga pushteti kryetarin e Gjeorgjisë Eduard Shevardnazde. Kur kanë mundur në një vend gjeografikisht të largët të rrëzoj qeveri, paramendo se çka mund të i bëjnë shqiptarëve të shkret që i kanë fqinjë.
Emrat e Dushan Janjiç mik i ngushtë i Fadil Malokut (profesor universiteti në katedrën e sociologjisë) që udhëheqin me Forumin për marrëdhënie etnike njëri në Beograd e tjetri në Prishtinë, Natasha Kandiç nga Fondi për të drejtën humanitare, Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, janë bërë tashmë të njohur për shumë shqiptar anekënd botës. Këta në emër të ''mbrojtjes'' së shqiptarëve kanë bërë pasuri përrallore. Këtu është thelbi i këtyre personave pse na ''duanë '' e jo siç paraqiten nga OJQ-të dhe mediat shqiptare si serb ''të mirë, të drejtë, demokrat e çka jo tjetër''.
Donatori (ofruesi i parave)
Cili është qëllimi i shtetit apo donatorit të këtyre takimeve? Në radhë të parë interesi kombëtar e shtetëror i tyre. Kjo arrihet duke shtrembëruar të vërtetën. Si realizohet? Përmes ngrirjes së raporteve të acaruara në mes popujve, duke e harruar të kaluarën dhe gjoja puna për të ardhmen. Sa pat sukses ky film tashmë ta quajmë serik, patëm rastin ta shohim me shkatërrimin ish-Jugosllavisë ku popujt e një gjuhe e kulturë u bënë copë-copë e lëre më shqiptarët të cilët dallohen nga serbët, maqedonasit, malazezët si dita me natën. Sado që një projekt është i mirë për vendorët donatori nuk e financon nëse nuk ka interes. Për individët më të suksesshëm të cilët kanë realizuar qëllimet e donatorit nuk mungojnë mirënjohjet në nivel ndërkombëtar si: luftëtar i paepur i mendimit të lirë, i demokracisë, i tolerancës, i paqes etj. Dëshiron me qenë pjesë e OJQ-ës atëherë mos fol të vërtetën se mbetesh pa ndihmë nga shteti ose qeveria sponsore. Këtë më së miri e ka ndier në shpinën e vet KMDLNJ nga Prishtina e Behxhet Shalës e cila për shkak të shkrimeve të tija lidhur me realitetin në Kosovë nuk do të përkrahet nga USAID për vëzhgimin e zgjedhjeve të nëntorit 2007, gjë që le të kuptohet se këto zgjedhje do të jenë të kurdisura sipas nevojës.
Vlen të theksohet se në këto vende OJQ e tyre shumë pak mund të ndikojnë në politikat shtetërore dhe kombëtare për dallim nga vendet e botës së tretë ku OJQ-të e diktojnë politikën e vendit përkatës.
Veçorit e OJQ-ve në trojet shqiptare
Duke u udhëhequr nga individ me karakter moral të dobët e duke pasur ndjenjën e dinakërisë si veçori më të fuqishme, shumica nga ta kanë arritur të krijojnë të mira materiale të cilat i keqpërdorin për qëllime të errëta e që janë në shërbim të shteteve armike të shqiptarëve. Kur marrin urdhrin për të kryer ndonjë punë atëherë janë mjaftë të shkathët dhe e përgatisin terrenin me një plan afatgjatë prej disa muajve apo viteve. Disponojnë me para, media dhe disa institute për kërkim dhe hulumtim. Prognozat ose sondazhet me qëllim paraprak për çështje të ndryshme janë veçori e punës së tyre sidomos para zgjedhjeve.
Retorika patriotike është pjesë e pandashme e aftësive të tyre dinake dhe fare nuk u mungon. Fjalët më të shpeshta janë se gjithçka po e bëjmë për të mirën e popullit dhe janë thellë të prekur për fatet e atdheut. Duke shfrytëzuar varfërinë e popullit gjejnë ndonjë intelektual të cilin e shfrytëzojnë dhe fillojnë me propagandën kundër një individi ose qeverie deri sa ta realizojnë qëllimin e tyre. Rastin me të freskët lexuesi mund ta ketë me ndërrimin e krye parlamentarit të Kosovës më 2006. Mos dëgjueshmëria ndaj proceseve politike, Nexhat Dacit, i kushtoi jo vetëm me largim por edhe me koritje personale ku tërë rasti u soll gjoja rreth një nxehëse elektrike e cila nuk kushton më shumë se 30 euro. Në mediat e tyre pastaj ke reklamat e kompanive botërore sepse buxheti duhet shtuar. Pasi që donatori nuk jep më para ose shumë pak, me kalimin e kohës formojnë partitë politike që të bëhen pjesë e pushtetit ku zbatojnë politikat e shteteve donatore por edhe të i afrohen buxhetit të popullit si e vetmja mundësi për pasurim të mëtutjeshëm. Në trojet shqiptare shembull tipik e ke partin politike të quajtur ORA.
OJQ-të më të njohura në trojet shqiptare
Ka shumë por ato që më së shumti ekspozohen dhe kanë ndikim kundër kombëtar janë;
Në Shqipërinë londineze kemi MJAFT-in e cila u mundua dhe po bën përpjekje që të sjell në pushtet Edi Ramën pas zgjedhjeve të 2007 sepse ashtu e donte Sorosi. Mjaft është frymëzuar dhe ka pasur përkrahje morale dhe materiale nga Otpori serb, madje edhe logot (shenjat identifikuese të organizatave) janë pothuajse të njëjta. Mjaft ka shuplakën sikurse Otpori që ka grushtin. Erion Veliaj ish-prijësi i saj para disa jave kishte lënë mundësin e inkuadrimit në politik me një parti të re.
Pastaj ''Millenium Club Center'' të ish- presidentit Rexhep Mejdanit i cili ka botuar një libër kundër ribashkimit kombëtar me titull ''Kurthet e shtetit- komb''. Fatos Lubonja si shkrimtar e publicist përndryshe miku i Veton Surroit me përkrahjen e tij ndaj kombit ''kosovar''.
Në Kosovë kemi partin politike ORA të Veton Surroit i cili më parë ishte pjesë e ish -shoqërisë civile jugosllave e tash rolin e tij po e kryen OJQ ''Çohu'' e Avni Zogianit ish-gazetar i Kohës Ditore. I frymëzuar nga ''bosi'' ky i fundit tash është mjaft aktiv sidomos para zgjedhjeve duke përpiluar lista të kandidatëve të partive politike si të korruptuar dhe pa korruptuar për gjoja një parlament të pastër (lexo kukull). Për shkak të dëgjueshmërisë së tij të zellshme ndaj zotërisë Veton Surroi sot është vetë Kosova dhe ftohet në shumë takime ndërkombëtare në emër të popullit dhe institucioneve të saj.
Në Kosovën Lindore kemi ''Këshillin për të Drejtat e Njeriut'' i drejtuar nga Shaip Kamberi i cili duke qenë pjesë e OJQ-ve dhe pushtetit ia ka ndërruar kahen proceseve kombëtare së bashku me mentorin e tij politik, respektivisht deputetin serb me origjinë shqiptare, Riza Halimi. Për një grusht para këta janë tash mjaftë aktiv në formimin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve të Luginës siç i thonë ata Kosovës Lindore, në kuadër të sistemit serb.
Individët tjerë të së ashtuquajturës shoqëri civile nuk ka nevojë të ia përmendim emrin se tashmë populli i njeh me deklaratat e tyre për identitetin kombëtar, flamurin e gjuhën por dallohen Nexhmedin Spahiu dhe Migjen Kelmendi.
OJQ-të dhe realiteti shqiptar
Në kohën e tanishme OJQ-ët nuk kanë aktivitet të vrullshëm si më parë sepse kanë arrit që ideologjinë e zotërisë ta sjellin në pushtet, por ato nuk janë shuar se nuk dihet nëse del ndonjë i padëgjueshëm.
Në të vërtet OJQ-të në vendet e pazhvilluara ashtu siç janë trojet shqiptare jo që garantojnë demokracinë, por sjellin destabilizim politik. Me veprimet e tyre OJQ-të kanë ndarë shqiptarët sikurse ish sistemi një partiak Jugosllav në dy kategori; prej të përshtatshëm ideo politikisht dhe të papërshtatshëm (nacionalist, irredentist, separatist); në të moderuar dhe ekstremist e terrorist siç e kërkon tash rendi i ri botëror.
Deshëm apo nuk deshëm të pranojmë individët e OJQ-ve duke përfituar para nga një aktivitet i tillë janë inkuadruar në poret e shoqërisë dhe kanë një ndikim tejet të madh posaçërisht në hartimin e politikës shqiptare(vendimmarrje), politik të cilën po e shihni se në çfarë gjendje na ka sjellë. Sot gjithandej trojeve shqiptare këta janë të pranishëm dhe ia kanë ndërruar kahen shumë proceseve kombëtare me veprimet e tyre tejet dinake e në veçanti me retorikën e mashtrimit përmes mediave të shkruara dhe elektronike. Integrimit kombëtar gjithë-shqiptarë i kundërvihen me integrimet euro-atlantike (NATO, BE), dhe rajonale.
Mendimi më i theksuar në lidhje me shpërbërjen e popullit shqiptarë duke sjell në pikëpyetje identitetin kombëtar, gjuhësor, flamurin, vjen pikërisht nga individët e tillë të OJQ-ve ose shoqëria civile, i cili për qëllim përfundimtar ka edhe ndarjen shpirtërore të shqiptarëve pas ndarjes territoriale në 5 shtete të huaja. Karakteri i tyre moral tejet i ulët, ku alfa dhe omega e jetës së tyre është paraja i bënë ata lehtë të përdorshëm madje edhe në mënyrë të hapët nga qeveri dhe shërbime të huaja në projekte kundër shqiptare. Këtyre nuk i intereson se sa janë të dëmshme ato ide me rëndësi është që buxheti i tyre shtëpiak të jetë sa më i bollshëm.
Nëse kanë për qëllim vetëdijesimin e popullit, përse nuk bën asnjë protestë të fuqishme për idetë e kombit kosovar, ndryshimin e flamurit, planin e Ahtisarit, rrahjen nga policia greke e të rinjve shqiptarë, ose të pastrojnë rrugët e Tiranës dhe Prishtinës nga bërlloku si dy kryeqytete më të papastra të Evropës? Po rryma e uji ku na mbetën? Po për institucionet e korruptuara, arsimore, shëndetësore, juridike?
Edhe nëse e bëjnë ndonjë protestë atë e kanë sa për sy e faqe gjoja për të krijuar përshtypje se punojnë për interesat e popullit, kurse në realitet është e kundërta. Me një fjalë ato merren me gjithçka e sa i përket çështjes kombëtare ajo nuk ekziston për ta se e ndiejnë vetën të rrezikuar dhe nuk mund të marrin më pjesë në takime për bashkëjetësë shumë-etnike.
Nëse thonë se duan të përmirësojnë jetën e shqiptarëve, pse nuk kërkuan që të largohen ata politikan që për 17 vite i kanë sjell shqiptarët në katandisje?
Pse nuk e përkrahin Vetëvendosjen dhe FBKSH por i bojkotojnë dhe shpifin gjithçka ndaj këtyre dy organizatave të vetme me karakter gjithëkombëtar?
Pse nuk punojnë në ngritjen e vetëdijës kombëtare të popullit shqiptarë? Pse nuk organizojnë takime që trajtojnë tema në nivel kombëtar p.sh si të jemi tolerant ndaj njëri tjetrit për interesa madhore e jo si të jemi tolerant me shtetet fqinje që asnjëherë nuk heqin dorë nga apetitet e tyre të sëmura ndaj trojeve dhe popullit shqiptar.
Pse nuk trajtojnë tema: Si të çmohet puna e veprimtarëve kombëtar e jo si të fyhen, përqeshen e shpallen tradhtar pa asnjë të voglën dëshmi deri sa ata që kanë bërë tradhti janë ende në pushtet dhe çmohen si njerëz patriot.
OJQ-të kanë mundur të ia bëjnë disa të mira popullatës shqiptare por marr në përgjithësi ato i kanë bërë më shumë dëm. Ato mund edhe të i ndihmojnë 1000 deri 2000 shqiptarë por kanë mbyllur të ardhmen për 6-7 milion shqiptar. Mënyra më e mirë për të ua zvogëluar ndikimin OJQ-ve si në botë por edhe te ne shqiptarët është ekzistimi i institucioneve të mirëfillta kombëtare.
Me një fjalë sido që të quhen: OJQ, shoqëri civile ose diçka tjetër këto janë në shërbim të neokolonializmit, robëruesit, pushtuesit, prandaj kujdes nga to sepse personifikohen me kalin modern të Trojës.
|