|
Berni
|
 |
« më: 26-01-2007, 12:15:27 » |
|
Pas 30 qershorit, abonentët s’do të përdorin shërbimet
Vodafone Albania" njofton se kompania ka filluar tashmë procesin e regjistrimit të të gjithë abonentëve të saj me kartë të parapaguar, të rinj apo ekzistues, në të gjitha pikat e shitjes Vodafone. Burime nga kjo kompani thanë se çdo klient mund të paraqesë pranë dyqaneve Vodafone 5 dokumente. Ato janë: Pasaportë, letërnjoftim, certifikatë lindjeje me fotografi, autorizim dhe NIPT në rast se regjistrimi kryhet për një person juridik apo institucion publik dhe një certifikatë familjare, nëse regjistrohet fëmija nën moshën 18 vjeç. Të gjithë klientët që nuk do të regjistrohen deri më datën 30 qershor 2007, nuk do të kenë mundësi të përdorin shërbimet e telefonisë celulare duke filluar nga data 1 korrik 2007. Regjistrimi Për t'i ardhur në ndihmë abonentëve në këtë proces regjistrimi, "Vodafone Albania" ka krijuar një rrjet pikash shitjeje i përbërë fillimisht nga dyqanet Vodafone kudo në Shqipëri. Brenda një periudhe të shkurtër kohore do të krijohen edhe pika të tjera regjistrimi. Për informacion të mëtejshëm rreth procesit të regjistrimit (si dhe ku të regjistrohen), kompania "Vodafone Albania" ka vënë në dispozicion numrin 1518, ku abonentët tanë mund të telefonojnë pa pagesë për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm para regjistrimit. Gjithashtu, çdo pikë shitjeje që do të kryejë procesin e regjistrimit ka një poster të veçantë të Vodafone, i cili thotë: "Ju mund të regjistroheni këtu". Të gjithë klientët që nuk do të regjistrohen deri më datën 30 qershor 2007, nuk do të kenë mundësi të përdorin shërbimet e telefonisë celulare duke filluar nga data 1 korrik 2007 (sipas dispozitave ligjore). Duke konsideruar vështirësitë e këtij procesi si dhe kohën e shkurtër në dispozicion për ta përfunduar atë, kompania "Vodafone Albania" këshillon të gjithë abonentët e saj të vizitojnë pikat e shitjeve dhe të regjistrohen shumë kohë përpara afatit të fundit. Deklarata Thomas Papaspyrou, drejtor i Përgjithshëm i "Vodafone Albania" deklaroi se është pjesë e politikës globale të Vodafone dhe rrjedhimisht pjesë e strategjisë së kompanisë "Vodafone Albania", që të operojë si një biznes i përgjegjshëm dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentet për regjistrim
1. Pasaportë (e zakonshme, shërbimi, ose diplomatike)
2. Letërnjoftim
3. Certifikatë lindjeje me fotografi
4. Autorizim dhe NIPT në rast se regjistrimi kryhet për një person juridik apo institucion publik
5. Certifikatë familjare nëse regjistrohet fëmija nën moshën 18 vjeç
Tarifa më të ulëta për Vodafone Card
Ulje e tarifave kombëtare për klientët me parapagesë Vodafone Card. Për të gjitha thirrjet kombëtare çdo klient paguan: ¨ nga 45 lekë për minutë në 38 lekë për minutë për thirrjet brenda rrjetit ¨ nga 45 lekë për minutë në 38 lekë për minutë për thirrjet drejt numrave fiks ¨ nga 16.67 lekë për SMS në vetëm 15 lekë për SMS. Por jo vetëm kaq, natën klientët e Vodafone mund të flasin akoma më lirë, vetëm 30 lekë për minutë (nga 45 lekë për minutë) për thirrjet brenda rrjetit Vodafone. Çmimet e mësipërme janë pa TVSH. Nga ora 22:00 - 07:00 tarifa brenda rrjetit është 30 lekë për minutë. Koha fillestare e tarifuar e telefonatës është 30 sekonda. Për informacion kjo kompani publikon dy numrat e saj, të cilat janë 139 dhe 140.
Vodafone Message 4ALL
Vodafone ofron për të gjithë klientët me parapagesë mesazhe pa fund. Duke zgjedhur 1 nga 4 paketat Message 4All me 20, 50, 100 dhe 200 mesazhe, të cilat mund t'i përdorni si SMS ose MMS në çdo kohë, Vodafone ju dhuron për çdo paketë të blerë te njëjtin numër mesazhesh dhuratë që mund t'i përdorni brenda rrjetit Vodafone. ¨ Telefonata në numrin 15144 kushton 10 lekë. ¨ Mesazhet janë të vlefshme deri në 30 ditë nga dita e blerjes. ¨ Kjo ofertë është e vlefshme deri më 31 janar. ¨ Ju mund të blini një paketë të re pasi të keni konsumuar paketën e mëparshme të mesazheve. ¨ Klientët mund të informohen për balancën e mesazheve të mbetura nga paketa e zgjedhur Vodafone Message 4ALL dhe mesazheve falas duke dërguar një SMS pa pagesë në numrin 15144. ¨ Çmimet e mësipërme e përfshijnë TVSH.
Marrë nga Tiranaobserver
|