Tregu i telefonise celulare në vend është futur dje ne një faze te re konkurrences, pas hyrjes ne treg te kompanise se tretë te telefonise se levizshme, Eagle Mobile. Sikunder deklaruan dje drejtuesit e saj, kompania premton shtrirje te sinjalit brenda veres, ne te gjithë vendin. Eagle pasi ka miratuar tarifat e saj tek autoritetet shteterore shqiptare, dje ka lancuar sherbimin me dy dyqane, një ne Tiranë dhe tjetri ne Durrës. “Koha Jone” ka siguruar të gjitha cmimet e sherbimeve për numrat me parapagese. Mesohet se ne ditet ne vazhdim, Eagle do të nise edhe sherbimin me kontrate.
***
Ajo qe verehet ne tarifat qe kanë publikuar zyrtarisht te tre kompanite, është se janë te peraferta me njera-tjetrën. Ndërkohë, kompanite vazhdojnë te ruajnë tarifim preferencial brenda rrjeteve të tyre. Kështu AMC, kompania e pare celulare ne Shqipëri, për abonentet (Albakarta) ofron 45 Lekë për minute (me TVSH) për thirrjet brenda rrjetit. Ndërsa ofron tarifa me te uleta për 3 numra te zgjedhur AMC, një fiks dhe një ndërkombëtar. Vodafone, kompania e dytë celulare në vend, aplikon tarife te ndare për abonentet Vodafone Card. Gjatë ditës me 45,6 Lekë për minute dhe ne orët e nates, 36 Lekë-minuta. Ndërsa Eagle, e cila dje hyri ne treg, gjithashtu ka sistem dy tarifor te perditshem për abonentet me karte. Gjatë ditës 41,4 Lekë për minute dhe ne orët e nates, 32,4 Lekë.
Për sa u përket telefonatave me rrjetet fiks si Albtelekom dhe operatoret e tjerë, qe te tre kompanite ofrojnë cmime gati te ngjashme me ato brenda rrjeteve të tyre. Kështu Eagle ofron 41,4 Lekë/min; Vodafone, 45.5 Lekë/min, kurse AMC ka sistem dy tarifor për thirrjet drejt rrjeteve fikse. Minuta e pare tarifohet me 48 Lekë/min dhe mbi 1 minute me 36 Lekë.
Për sa u përket thirrjeve me kompanite e tjera celulare, pas interesimit te “Koha Jone” ne këto kompani, mesuam se si Vodafone dhe AMC, po aplikojne për thirrjet nga këto rrjete, me Eagle Mobile, te njëjtat cmime qe kishin me pare për kompanine paralele. Kështu Vodafone, tarifon thirrjet drejt AMC dhe Eagle me 60 Lekë/min. Ndërsa AMC ka sistem dy tarifor për thirrjet drejt Vodafone dhe Eagle: Minuta e pare, 62,4 Lekë/min dhe mbi 1 minute 52,8 Lekë. Sakaq, Eagle Mobile, ofroi dje për thirrjet me Vodafone dhe AMC, çmimin 54 Lekë/min.
***
Për thirrjet ne numrat e shkurter te sherbimit ndaj klientit, Eagle ka percaktuar vleren 41,4 Lekë për minute ne numrin 139. Ne te njëjtin numer, AMC tarifon thirrjet me 36 Lekë. Kurse Vodafone për abonentet me parapagese, numrin 140 e ofron falas.
***
Tre rrjetet e telefonise se levizshme ofrojnë njësoj, mënyrën e llogaritjes se kohës se thirrjeve. Ashtu si AMC e Vodafone, Eagle njoftoi dje se 30 sekondat e para te çdo thirrjeje tariforen standard, pavarësisht nëse kohezgjatja e saj është nga 1 deri 30 sekonda. Pas 30 sekondave te para, Eagle njoftoi se do të aplikoje tarifimin për çdo 6 sekonda. Abonentet ekzistues te dy kompanive te tjera, gjithashtu paguajne ne mënyrë te detyrueshme 30 sekondat e para, pavarësisht kohezgjatjes. Me tej, tarifimi bëhet për sekonde.
***
Kompania turke ka prezantuar dje dhe cmimet e sherbimit me parapagim, edhe për SMS-te. Ajo ka vendosur tarifen 16,2 Lekë për SMS kombëtare dhe 18 Lekë për ato ndërkombëtare. Ndarje te tarifes për SMS aplikon dhe Vodafone. Për SMS kombëtare çmimi është 18 Lekë dhe për ato ndërkombëtare, 20 Lekë. Kurse AMC (Albakarta) ka mbajtur një çmim konstant, 17 Lekë për çdo SMS.
***
Eagle, pasi prezantoi dje sherbimin me parapagese, lajmeroi se ofron edhe bonuse. Për here të parë dalin kartat rimbushese 500 Lekë ku bonusi është 50 Lekë. Për kartat 1000 lekeshe, dhurohen 120 Lekë, për ato 2000 Lekë, jepen 280 Lekë dhe për ato 5000 lekeshe, dhurohen 750 Lekë. Bonusi, duhet konsumuar brenda 30 ditëve nga perftimi.
Bonusin si opsion te perhershem, e ofron dhe Albakarta. Ajo ofron nga 200-600 Lekë çdo muaj dhurate, ne varësi te konsumit kombëtar te thirrjeve nga 1500 deri 5000 Lekë e lart. Kurse Vodafone ofron here pas here paketa me thirrje me te lira, si aktualisht me 20 Lekë për minute për të gjitha rrjetet kombëtare.
***
Risi e Eagle verehet sherbimi i internetit. Për here të parë për abonentet me parapagese, e ofron kompania e sapo hyrë ne treg. Ajo ofron kundrejt vleres mujore 3600 Lekë, 1 Gbyte ne sherbimin EDGE E-GPRS. Kurse dy kompanite e tjera e ofrojnë internetin për abonentet me kontrate. AMC kundrejt 3000 lekeve ne muaj për 50 Mb. Ndërsa Vodafone ka tarifen mujore 300 Lekë dhe tarifim 6 Lekë për 100 Kbyte lundrim ne internet.
Cmimet e 3 kompanie, me TVSHEAGLE MOBILEThirrje brenda rrjetit (Eagle-Eagle)
Çdo ditë nga 07.00-22.00 - 41.4 Leke/min
Çdo ditë nga 22.00-07.00 - 32.4 Leke/min
Eagle-Operatoret fiks
41.4 Leke/min
Me Vodafone dhe AMC
54 Leke/min
SMS kombëtare - 16.2 Lekë
SMS ndërkombëtare - 18 Lekë
Thirrjet ndërkombëtare
Zona I - 129.1 Leke/min
Zona II - 155.5 Leke/min
Zona III - 170.6 Leke/min
Zona IV - 236.5 Leke/min
Thuraya satelite - 378 Leke/min
VODAFONEThirrjet brenda rrjetit (Vodafone drejt Vodafone)
Çdo ditë nga 07:00 - 22:00 - 45.6 Leke/min
Çdo ditë nga 22:00 - 07:00 - 36 Lek/min
Thirrjet drejt rrjeteve fikse - 45.5 Lek/min
Thirrjet drejt AMC, Eagle - 60 Lek/min
SMS kombëtare - 18 Lekë
SMS ndërkombëtare - 20 Lekë
Tarifat për thirrjet ndërkombëtare
Zona 1 - 143.4 Lek/min
Zona 2 - 172.8 Lek/min
Zona 3 - 189.6 Lek/min
Zona 4 - 262.8 Lek/min
Rrjeti satelitor "Thuraya" 5- 420 Lek/min
...................
.
AMCThirrjet brenda rrjetit (AMC-AMC) - 45 Leke/min
Thirrjet drejt rrjeteve fikse
Minuta e pare - 48 Leke/min
Mbi 1 minute - 36 Leke/min
Thirrjet drejt Vodafone dhe Eagle
Minuta e pare - 62.4 Leke/min
Mbi 1 minute - 52.8 Leke/min
SMS kombëtare - 17 Lekë
SMS ndërkombëtare - 17 Lekë
Tarifat për thirrjet ndërkombëtare
AMC- Vendet fqinje - 122.4 Leke/min
AMC- Evrope Zona 1 - 146.1 Leke/min
AMC- Evrope Zona 2 - 160.5 Leke/min
AMC- Ekstra Evrope - 243.3 Leke/min
ShënimNe faqen on line
www.kohajon.com, lexuesit mund te gjejne listen e plotë te cmimeve pa TVSH dhe informacione te tjera te dobishme mbi sherbimet celulare në vend.
EAGLE MOBILEThirrje brenda rrjetit (Eagle-Eagle)
Çdo ditë nga 07.00-22.00 - 34.2 Leke/min
Çdo ditë nga 22.00-07.00 - 27 Leke/min
Eagle-Operatoret fiks 34.2 Leke/min
Me Vodafone dhe Amc - 45 Leke/min
SMS kombëtare - 13.5 Lekë
SMS ndërkombëtare - 15 Lekë
INTERNETIEDGE E-GPRS
1 gbyte 3000 Lekë
Koha fillestare e bisedës, për telefonatat kombëtare, e detyrueshme për t’u paguar, 30 sekonda.
Pas kësaj kohe aplikohet faturim i detyruar për çdo 6 sekonda.
Koha fillestare e bisedës, për telefonatat ndërkombëtare, e detyrueshme për t’u paguar, 30 sekonda.
Pas kësaj kohe aplikohet faturim i detyruar për çdo 1 sekonde.
Thirrjet ndërkombëtare
Zona I 107.6 Leke/min
Zona II 129.6 Leke/min
Zona III 142.2 Leke/min
Zona IV 197.1 Leke/min
Thuraya satelite 315.0 Leke/min
VODAFONEThirrjet brenda rrjetit (Vodafone drejt Vodafone)
Çdo ditë nga 07:00 - 22:00 - 38.00 Leke/min
Çdo ditë nga 22:00 - 07:00 - 30.00 Lek/min
Thirrjet drejt rrjeteve fikse - 38.00 Lek/min
Thirrjet drejt AMC, Eagle - 50.00 Lek/min
Tarifat për thirrjet ndërkombëtare
Zona 1 - 119.50 Lek/min
Zona 2 - 144.00 Lek/min
Zona 3 - 158.00 Lek/min
Zona 4 - 219.00 Lek/min
Rrjeti satelitor "Thuraya" 5- 350.00 Lek/min
SMS kombëtare - 15 Lekë
SMS ndërkombëtare - 16.67 Lekë
Koha fillestare e tarifuar e telefonates është 30 sekonda. Pas 30 sekondave te para te një telefonate, aplikohet çmimi për sekonde.
Koha fillestare e tarifuar për të gjitha destinacionet e tjera është 20 sekonda. Pas 20 sekondave te para te një telefonate, aplikohet çmimi për sekonde.
AMCThirrjet brenda rrjetit (AMC-AMC) - 37.5 Leke/min
Thirrjet drejt rrjeteve fikse
Minuta e pare - 40 Leke/min
Mbi 1 minute - 30 Leke/min
Thirrjet drejt Vodafone dhe Eagle
Minuta e pare - 52 Leke/min
Mbi 1 minute - 44 Leke/min
Shënim. Albakarta ofron tarifa me te uleta me sherbimin “Friends & Family”, për 3 numra te zgjedhur AMC, një fiks dhe një ndërkombëtar.
Tarifat e mesiperme nuk perfshijne TVSH-ne, Koha fillestare minimale 30 sekonda.
SMS kombëtare - 14.17 Lekë
SMS ndërkombëtare - 14.17 Lekë
Sherbimi ndaj klientit: 30 Leke/min
Tarifat për thirrjet ndërkombëtare
AMC- Vendet fqinje - 102 Leke/min
AMC- Evrope Zona 1 - 121.8 Leke/min
AMC- Europe Zona 2 - 133.8 Leke/min
AMC- Ekstra Evrope - 202.8 Leke/min
Koha fillestare minimale e bisedës 30 sekonda.
Marrë nga Koha Jone