Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 26-02-2008, 07:46:40 » |
|
Rozeta Rapushi
Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, kerkon shkarkimin e kryetarit te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve dhe disa anetareve te bordit drejtues, se kane lejuar qe shqiptaret te paguajne tarifat me te larta te sherbimit celular. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit per veprimtarine prodhuese, por edhe ne seancen parlamentare te pasdites, Olldashi kerkoi largimin e anetareve, si pergjegjesit e vetem qe qytetaret lene leket me telefonatat mobile. "ERT ka qe ne vitin 2002 qe i ka shpallur disa kompani Operatore me Fuqi te ndjeshme ne treg (OFNT), e ka pasur detyrim ligjor te bente metodologjine e tarifave, per t'i cuar faturat e telefonit drejt kostos. Nuk e kane bere", tha ministri, duke deklaruar se kjo eshte arsyeja e vetme, per te cilen ai kerkon shkarkimin e anetareve te ERT-se. Olldashi akuzoi se prej ketyre veprimeve te ERT-se, shqiptaret paguajne tarifat me te larta per perdorimin e celulareve se e gjithe Evropa.
"Po paguajme sa 'frengu pulen' nje sherbim qe ne te gjithe boten eshte shume i lehte dhe i lire. Ne duhet te mbrojme qytetaret, jo anetaret e ERT-se. Se jane ata qe paguajne, jo ne. Madje. edhe faturat tona me taksat qe derdhin", vijoi Olldashi. Kritikat e ministrit nuk u pranuan nga kreu i ERT-se. Hydajet Kopani. Sipas tij, institucioni qe ai drejton ka bere c'eshte e mundur dhe ne asnje rast nuk ka shkelur ligjin per sa i perket veprimit te dy operatoreve celulare ne treg. Komisioni vendosi dje qe t'i leje Kopanit disa dite kohe qe te pergatitet per t'u pergjigjur akuzave te hedhura nga ministri dhe kerkeses se bere prej tij per shkarkim. Ne mbledhjen e ardhshme te komisionit, Kopani do te argumentoje nje me nje te gjithe akuzat e drejtuara, nder kryesoret se eshte pergjegjes per lejimin qe shqiptaret te paguajne tarifat me te larta ne bote per perdorimin e telefonise celulare.
Kerkesa e ministrit Olldashi per shkarkimin e disa anetareve te ERT-se, u debatua dhe ne seancen e pasdites. Deputetja socialiste, Ermelinda Meksi, kritikoi shkarkimin e anetareve, duke akuzuar qeverine se po shkel ne menyre flagrante ligjin. Sipas Meksit, largimi i punonjesve te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve eshte vetem nje pretekst per eliminimin e Entit si strukture e pavarur dhe kthimin e saj ne nje agjenci ne varesi te qeverise. Pas perfundimit te shqyrtimit te kerkeses se ministrit Olldashi ne komisione, Kuvendi do te jete ai qe do te votoje per largimin e anetareve te ERT-se, perfshire dhe kreun Hydajet Kopani.
Akuza
Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, ben pergjegjes Entin Rregullator te Telekomunikacioneve per cmimet e larta qe shqiptaret paguajne per telefonine celulare. Duke pohuar se shqiptaret paguajne cmimet me te larta ne te gjithe Evropen, Olldashi kerkoi shkarkimin e disa anetareve te bordit drejtues, si dhe te kreut te ERT-se, Hydajet Kopani.
Debati
Pozita dhe opozita debatuan dje ne Kuvend per largimin qe qeveria kerkon te beje per nje pjese te anetareve te ERT-se. Deputetja socialiste, Ermelinda Meksi, e quajti te turpshme dhe te paligjshme largimin e anetareve. Sipas saj, ky eshte nje pretekst i qeverise per ta kthyer ERT-ne nga nje institucion i pavarur ne nje agjenci ne varesi te qeverise.
Pergjigjja
Kryetari i Entit Rregullator te Telekomunikacioneve (ERT), Hydajet Kopani, do te kete mundesi t'u pergjigjet te gjitha akuzave te ministrit Olldashi per lejimin e cmimeve te larta te telefonise celulare ne mbledhjen e ardhshme te komisionit te veprimtarive prodhuese. Kopani do te jape shpjegime dhe replikoje mbi akuzat e ministrit per qendrimin e ERE-s ndaj operatoreve celulare.
Koha Jone
|