Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: “Eagle Mobile”, ne treg më 1 mars  (E lexuar 266 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 19-01-2008, 08:13:26 »
Citojeni

Operatori i tretë celular është gati për të filluar aktivitetin

Ministria e Transporteve bën të ditur se, operatori i tretë i telefonicë celulare “Eagle Mobile” do të fillojë aktivitetin më 1 mars. Ministria shprehet se kjo do të shënojë uljen e çmimeve
në treg për bisedat te lefonike me celular


Operatori i tretë celular në vend, “Eagle Mobile” do të fillojë aktivitetin e tij në datën 1 mars. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit,
sipas të cilave, brenda shkurtit të këtij viti operatori i tretë i telefonisë mobile do të jetë gati për t’u hedhur në treg. Dalja në treg e këtij operatori është bërë brenda afatit, brenda një
viti që nga privatizimi i “Albtelecom”-it. “Eagle Mobile” do të jetë operatori i tretë i cili do të fillojë aktivitetin e tij,
duke konkurruar përballë dy kompanive të tjera, “Vodafone” dhe “AMC”.Sipas Ministrisë së Transporteve, dalja e këtij operatori do të krijojë efekt pozitiv në treg, duke sjellë uljen e tarifave të bisedave telefonike edhe për operatorët e tjerë të telefonisë celulare.Kjo pritet të vijë për arsye se, kompanisë “Eagle Mobile” do t’i interesojë të mbajë çmime të ulëta për të fituar sa më shumë treg. Nga ana tjetër, vetë drejtuesit e kompanisë “Çalik”, të cilët janë tashmë pronarët e kompanisë “Eagle Mobile”, janë shprehur që në fillim për çmime më të ulëta se ato që janë aktualisht në treg.Në këtë mënyrë, ardhja e kompanisë së re pritet të shtojë konkurrencën në
tregun e telefonisë mobile, duke rritur cilësinë e shërbimit, si dhe duke ulur tarifat e bisedave.Burime zyrtare të Ministrisë së
Transporteve bënë të ditur se, menjëherë pas futjes në treg të operatorit të tretë celular “Eagle Mobil” do të fillojnë procedurat për futjen në treg të një operatori të katërt. Sipas ministrisë, kjo do të rriste akoma më tepër konkurrencën në treg, duke sjellë ulje të ndjeshme të tarifave. Qëllimi i qeverisë, me shtimin e operatorëve në treg është pikërisht liberalizimi i tij, i cili do të sjellë kushte më të mira për konsumatorët.

Ergys Mertiri Gazeta Tema
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |