Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikOperatoret e Telefonise CelulareEagle Mobile", fushatë me çmime konkurruese në tregun shqiptar


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Eagle Mobile", fushatë me çmime konkurruese në tregun shqiptar  (E lexuar 173 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-09-2008, 13:36:04 »
Citojeni

Kompania celulare "Eagle Mobile" ka filluar një fushatë me çmime konkurruese në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Drejtori i kësaj kompanie, Ali Tashkin është shprehur se me këtë fushatë me çmime konkurruese kjo kompani do të trondisë të gjithë operatorët që shërbejnë në Shqipëri. Z. Tashkin bën të ditur se rrjeti shpërndarës i valëve celulare të kompanisë së tyre mbulon gjithë territorin e Shqipërisë. Eagle Mobile, duke synuar komunikimin më cilësor dhe shërbime me çmimet më të arsyeshme, ka mbajtur fjalën e dhënë duke promovuar së fundi edhe fushatën më të re, riniring. Pasi solli për botën e biznesit dhe institucionet tarifat Proring, që u pritën me shumë interes, tashmë synon të bëjë të komunikojnë pa fund dhe me cilësi të lartë të gjithë të rinjtë dhe ata që e ndiejnë veten të tillë. Abonentët e riniring, pa paguar asnjë tarifë fikse mujore dhe duke bërë një rimbushje të thjeshtë prej 800 lekësh brenda grupit pa asnjë kufi mund të flasin 1 minutë duke paguar 3 lekë dhe të dërgojnë 1 SMS me vetëm 1 lek. Po ashtu, anëtarët e tarifës riniring, do të mund të flasin me tarifa shumë të përshtatshme edhe me abonentët e operatorëve të tjerë të komunikimit në Shqipëri. Surprizën e parë, Eagle Mobile do ta bëjë më datën 25 shtator, duke mundësuar ndjekjen e koncertit të Madonës në Budva të Malit të Zi, nga 500 abonentë së bashku me një prej shokëve, miqve apo të dashurve të tyre (1000 persona gjithsej). Dhe jo vetëm kaq. Përveç biletave të koncertit, të gjitha shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga operatori më i ri i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Ky është organizimi më i madh i ndërmarrë nga një operator celular në Shqipëri dhe përgatitjet do të vazhdojnë deri më datën 21 shtator me shortin e dhuratës për abonentët riniring, që fitojnë të drejtën për të shkuar në këtë eveniment kulturor.

Rilindjademokratike
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |