Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 19-06-2008, 16:13:22 » |
|
Miratohet metodologjia e rregullimit të tarifave të Albtelekom, Vodafone dhe AMC
Shqiptarët do të shpenzojnë më pak për telefoninë fikse dhe celulare. Ulja e shpenzimeve të konsumatorëve do të jetë deri në 20 për qind brenda vitit 2008 dhe mesatarisht 20 për qind brenda vitit të ardhshëm. “Kjo do të sjellë një ulje mesatare në total prej 36 për qind në vitin 2009 në krahasim me shpenzimet aktuale”, thanë burime zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Reduktimet do të pasohen pas miratimit nga Qeveria të propozimeve të ERT-së për metodologjitë e rregullimit të tarifave të organizmave me fuqi të ndjeshme në treg, Albtelekom, Vodafone Albania dhe AMC. Sipas burimeve, këto vendime kanë për qëllim që tarifat e vendosura nga operatorët të jenë të orientuara drejt kostos, të jenë transparente, të mos jenë diskriminuese dhe të garantojnë trajtim të barabartë për operatorët dhe pajtimtarët. Në bazë të metodologjisë së re që do të ndiqet, parashikohet që tarifat e reja që do të bëhen publike më vonë duhet të orientohen drejt kostos së shërbimit dhe të lejojnë që i licencuari të realizojë një fitim të arsyeshëm. Metodologjia përfshin rregullimin e tarifave të interkonjeksionit të Albtelekomit dhe të tarifave të shërbimeve të përdoruesve fundorë të Albetelekomit, si për thirrjet lokale, thirrjet ndërkombëtare, thirrjet drejt rrjeteve celulare, thirrjet kombëtare drejt rrjeteve fikse, apo brenda rrjetit Albtelekom, si dhe aksesi për pajtimin mujor dhe instalimin. Sipas vendimit, Albtelekom nuk është i kufizuar në lidhje me propozimet që do të bëjë për ndryshimin e tarifave brenda së njëjtës periudhë rregullimi me kusht që të përmbushë kërkesat e kësaj metodologjie. ERT do të ngarkohet me zbatimin e këtyre vendimeve si dhe do të verifikojë përputhshmërinë e tarifave të propozuara me kërkesat e metodologjisë. Jo më vonë se 15 ditë nga marrja e propozimit nga Albtelekom, ERT-ja do të njoftojë për rezultatet e verifikimit.
Gazeta Metropol
|