|
Berni
|
 |
« më: 09-02-2007, 12:06:57 » |
|
Mbyllen numrat e aparatëve kontrabandë
Pas 1 korrikut 2007 doganat do raportojnë të gjithë numrat e “shasisë” së celularëve që kanë paguar doganën
Operatorët e telefonisë celulare AMC dhe Vodafone do të bllokojnë të gjitha numrat, nëse aparati celular rezulton të ketë hyrë pa paguar detyrimet doganore, pra kontrabandë.
Sipas një projektligji të qeverisë, duke filluar nga data 1 korrik jo vetëm importuesit e aparateve telefonike celulare, por edhe individët duhet të deklarojnë numrin e IMEI-it (i cili është numri i shasisë) të aparateve në pikat doganore. Pasi paguajnë taksat doganore për aparatet, doganat raportojnë tek kompanitë të gjithë numrat e shasisë që kanë paguar detyrimet doganore. Pas kësaj, dy kompanitë nisin procedurat për hapjen e numrave të këtyre aparateve. Sipas projektligjit të qeverisë, kompanitë AMC dhe Vodafone nuk do të ofrojnë shërbimet e tyre për aparatet celularë, të cilët rezultojnë të vjedhur.
Projektligji Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas këtij projektligji, operatorët e telefonisë celulare do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre për të gjitha kartat SIM dhe numrat IMEI (numri i shasisë) të aparateve celularë, që janë në përdorim në date 1 korrik 2007. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, duke filluar nga data 1 korrik 2007, operatorët e telefonisë celulare do të ofrojnë shërbimet e tyre vetëm për numrat IMEI të aparateve celularë, për të cilët importuesit apo edhe individët kanë paguar detyrimet doganore. Konkretisht importuesit e aparateve celularë, në çastin e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve fiskale pranë shërbimit doganor duhet të deklarojnë edhe listën e numrave IMEI të aparateve të importuara. Të njëjtën procedurë duhet të ndjekin edhe individët, të cilët në çastin e hyrjes në doganë zotërojnë aparate celularë, që futen për herë të parë në Shqipëri. Sipas projektligjit të qeverisë, këta individë duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë shërbimit doganor një deklaratë individuale, për numrin IMEI të aparatit telefonik celular. Pas kësaj pikat doganore do të njoftojnë zyrtarisht operatorët e telefonisë celulare për numrat IMEI, të deklaruar nga importuesit dhe individët. Me marrjen e listës me numrat e shasisë kompanitë AMC dhe Vodafone nisin procedurat për zhbllokimin e numrave.
|