Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 12-11-2007, 07:29:17 » |
|
Kompanite celulare AMC dhe Vodafone jane gjobitur gjithsej me 5,3 milione dollare amerikane (2,5 milione USD per AMC dhe 2,8 milione USD Vodafone) nga Komisioni i Konkurrences, me akuzen se kane abuzuar me poziten dominuese ne treg. Vendimi per te gjobitur kompanite me 2 per qind te xhiros vjetore erdhi pas nje hetimi paraprak qe Autoriteti i Konkurrences tha dje, se filloi ne shtator te vitit 2005. Komisioni vendosi nisjen e procedures se hetimit te thelluar ne tregun e telefonise se levizshme ne pergjithesi dhe vecanerisht ne shoqerite AMC sh.a dhe Vodafone Sh.a, per sa i perket ekzistences ose jo te abuzimit me poziten dominuese, ose shkelje te tjera te konkurrences ne kete treg. “Mbi bazen e analizave te kryera mbi pjeset e tregut, pengesat e hyrjes ne treg, konkurrenca potenciale, fuqia ekonomike e ndermarrjeve, fuqia kundervepruese e bleresve dhe karakteristikat e tjera te tregut, rezulton se kompanite AMC dhe Vodafone kane pozite dominuese ne tregun e telefonise se levizshme”, beri te ditur ne nje deklarate zyrtare, Komisioni i Konkurrences dje. Sipas te njejtit burim, shoqerite AMC dhe Vodafone kane abuzuar me poziten dominuese, duke vendosur cmime te padrejta ne tregun e telefonise se levizshme dhe shkelur ne kete menyre nenin 9 te ligjit “Per mbrojtjen e konkurrences”. Sipas ligjit, nje nder format kryesore te abuzimit me poziten dominuese eshte zbatimi i cmimeve te padrejta prej tyre. Komisioni i Konkurrences konstaton se, ne mungese te nje modeli te kostos te detajuar te sherbimeve, mund te perdoret alternativa krahasuese (benchmark -u) te tarifes se sherbimit me ato te sherbimeve respektive, ose te ngjashme ne rajon. Sipas “Cullen Report 2 – Country Comparative Report (2006) “Shqiperia perfaqeson nje perjashtim ne lidhje me cmimet, qe e vendos ate midis vendeve me cmime me te larta te EU-se”. B.Hoxha
Pse eshte vene gjoba
-Te dyja shoqerite, AMC dhe Vodafone, kane aplikuar tarifa per sherbimin me karte per thirrjet brenda rrjetit dhe jashte rrjetit, me te larta sesa mesatarja e rajonit.
-Te dyja shoqerite, AMC dhe Vodafone, kane aplikuar tarife terminimi kombetar mbi dy here me te larte, krahasimisht me tarifen mesatare te terminimit te vendeve te rajonit.
-Te dyja shoqerite, AMC dhe Vodafone, kane aplikuar tarifa per sherbimin me parapagim mesatarisht mbi dy here me te larta se mesatarja respektive e vendeve te rajonit.
-Te dhenat e paraqitura konfirmojne qe shoqerite objekt hetimi kane aplikuar tarifa me te larta se vendet e rajonit me nivel te Produktit te Brendshem Bruto (GDP) dhe te ardhura per fryme te krahasueshme me Shqiperine (p.sh., Maqedonia).
Koha Jone
|