Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikOperatoret e Telefonise CelulareAMC dhe Vodafon ulin tarifat, por rrisin fitimet !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: AMC dhe Vodafon ulin tarifat, por rrisin fitimet !  (E lexuar 997 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 13-03-2007, 12:57:39 »
Citojeni

"Operatorët mobilë kanë operuar me çmime më të lira"

Sipas raportit vjetor të Entit
Rregullator të Telekomunikacioneve,
operatorët AMC dhe
"Vodafone Albania" kanë zbatuar
ulje të tarifave gjatë vitit të shkuar.
Por, kjo ulje e shpjeguar me tonë
shpresëdhënëse në raport, është
kompensuar nga ana e kompanive
me rritje të ndjeshme të
fitimeve për 2006-ën.
Raporti i referohet
INSTAT-it, sipas të
cilit, indeksi i komunikimeve
të telefonisë
celulare për muajin
tetor 2006 shënoi një
ulje prej 14,9 për
qind, krahasuar me
muajin shtator 2006.
Indeksi i INSTAT për
komunikimet e telefonisë
së lëvizshme
mat tarifat e thirrjeve
telefonike celulare
dhe SMS-të e dy operatorëve
AMC e "Vodafone Albania"
për përdoruesit me parapagim.
Por, nga ana tjetër, sipas
vlerësimeve të kreut të Entit Rregullator
të Telekomunikacioneve,
Hydajet Kopani, të ardhurat e dy
kompanive gjatë vitit 2006 janë
rritur ndjeshëm. Duke mos pasur
një bilanc të plotë vjetor të të ardhurave
të dy kompanive për vitin
2006, duke qenë se rezultatet finale
nuk janë publikuar ende, raporti
i ERT-së u referohet shifrave
të vitit 2005. Gjatë këtij viti, operatorët
celularë patën rritjen më të
madhe, krahasuar me rritjen e të
ardhurave të "Albtelekom"-it, e
cila ishte vetëm 9%. Ndërsa AMC
dhe "Vodafone Albania"
patën një
rritje mesatare në
të ardhura që e
kalon normën 13
për qind. Sipas
raportit të ERT-së,
konsumi i thirrjeve
të gjeneruara nga
përdoruesit e linjave
celulare, me
kontratë dhe parapagim,
rezultoi
mesatarisht në
nivelin e 20-25
minuta në muaj,
gjatë gjashtëmuajorit të parë të
2006-ës. Kjo prirje ka mbetur e
pandryshuar gjatë tri viteve të fundit.
Gjithashtu gjatë gjashtëmujorit
të parë të 2006-ës është vërejtur
një rritje e ndjeshme e konsumit
të mesazheve SMS nga
përdoruesit e telefonisë së
lëvizshme.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 14-03-2007, 11:13:30 »
Citojeni

Kompanitë celulare, fitimet në Shqipëri më të majmet se në çdo vend tjetër

Tarifat e bisedave telefonike celulare në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Evropës. Kjo ka bërë që fitimet e këtyre dy shoqërive në Shqipëri, të jenë më të larta se në çdo vend tjetër të Evropës. Edhe pse gjatë vitit 2006, këto dy kompani kanë ulur tarifat e bisedave telefonike, përsëri fitimet e tyre kanë qenë në nivele mjaft të larta. Sipas rezultateve të një analize tregu, ka rezultuar se tarifat e thirrjeve të përdoruesve me parapagim, të aplikuara prej operatorëve celularë shqiptarë rezultojnë më të lartat në rajon. Ndërkohë që, të ardhurat nga përdoruesit me kontratë (në nivelin 2 500 euro në vit) janë më të lartat në Evropë. Ata janë rreth 2 herë më të larta se ato të Irlandës, të renditur në vendin e dytë. Kjo ka bërë që norma e fitimit të kompanisë AMC, të paraqitet më e lartë në krahasim me operatorët e tjerë të grupit “Cosmote”, ndërsa norma e fitimit të shoqërisë “Vodafon Albania”, paraqitet më e lartë se e “Vodafon Group” në tërësi. Struktura e përdoruesve ndikon që risku nga mospagimi i faturave të jetë i papërfillshëm, pasi 97 për qind janë përdorues me parapagim, të cilët nuk krijojnë borxhe të këqija. Edhe përdoruesit me kontratë kryejnë pagesa garancie për përdorimin e shërbimeve celulare. Gjatë vitit 2005 si edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2006, është rritur ndjeshëm konsumi i mesazheve SMS nga përdoruesit celularë. Kjo rritje ishte shumë e ndjeshme për përdoruesit e operatorit “Vodafon Albania” nga 7.4 SMS në muaj në 2004, në 15 për 2005, ndërsa është reduktuar disi në 6-mujorin e parë të 2006, në 10 SMS në muaj.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |