|
Berni
|
 |
« më: 08-01-2008, 09:14:20 » |
|
Kompanite celulare qe operojne ne vendin tonë, AMC dhe Vodafon Albania, duhet te zhdemtoje abonentet e tyre, për anomalite qe kanë krijuar ne dergimin e mesazheve gjatë festave te fundvitit. Kerkesen e ka bërë dje Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet një deklarate zyrtare. Kjo kërkesë vjen si pasoje e ankesave te bëra nga abonentet e Albanian Mobile Communications dhe Vodafone Albania, pasi mesazhet e dërguara prej tyre janë riderguar disa here ne te njëjtin numer, duke u shoqëruar kjo edhe me pagesen e disahershme të tyre, thuhet ne deklaraten e dikasterit te Olldashit. Lidhur me këtë problem, MPPTT i kërkon dy kompanive te telefonise mobile, AMC dhe VODAFONE, te verifikojne të gjitha rastet e evidentuara si dhe te zhdemtojne abonentet me karte te parapaguar dhe mosfaturimin e sms-ve te perseritura abonenteve me kontrate. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit përmes një shkrese zyrtare i kerkoi kompanive te telefonise mobile AMC dhe VODAFONE te verifikojne anomalite e verejtura gjatë dergimit te mesazheve (sms) ne naten e nderrimit te viteve, date 31 dhjetor 2007, me qëllimin final zhdemtimin e abonenteve. Për shkak te ngarkeses ne rrjet, gjatë nates se nderrimit te viteve, abonentet celulare kanë hasur pengesa për te zhvilluar telefonata dhe dërguar mesazhe. Për shkak te kësaj situate, i njejti mesazh është dërguar disa here tek i njejti person. Tarifa është mbajtur për çdo mesazh te dërguar, ndërkohë qe abonentet nuk kanë mundur te sqarohen për këtë anomali. E azhornuar për këtë situate, Ministria e Telekomunikacionit ka reaguar, duke kujtuar kompanite ne mënyrë zyrtare se, leket për mesazhet e dërguara gabimisht duhet te kthehen ne kartat rimbushese.
Ndërkohë, kompania AMC reagoi mbremjen e djeshme, duke deklaruar se nuk ka patur probleme me dergimin disa here te te njejtit mesazh gjatë ditëve te festave. Megjithatë, burime nga kompania deklaruan se pasi te kryejne të gjitha verifikimet, do t’i dergojne një përgjigje zyrtare ministrise se drejtuar nga Olldashi.
Kompanite celulare AMC dhe Vodafon janë gjobitur gjatë nentorit te vitit te kaluar gjithsej me 5.3 milione dollare (2,5 milione USD për AMC dhe 2,8 milione USD Vodafon) nga Komisioni i Konkurrences, për shkak se kompanite kanë abuzuar me poziten dominuese ne treg. Albanian Mobile Comunication (AMC) është ne treg qe nga viti 1996 e themeluar nga qeveria shqiptare. Ne vitin 2000, nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar, kompania është privatizuar nga konsorciumi Cosmote Telenor Consortium. Aktualisht AMC është kompania me e madhe e celulareve ne Shqipëri me 1 milion abonente. Vodafone Albania e filloi sherbimin e saj GSM ne Shqipëri me 3 gusht 2001. Vodafone është kompania me rrjetin me të madh te telefonise celulare ne botë. Kjo kompani ka një shperndarje të rrjetit te saj ne 27 vende te botës dhe shtrihet ne te 5 kontinentet. Ajo shtrin sherbimet ne një treg më me shumë se 800 mijë abonente.
Blerina Hoxha Koha Jone
|