Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: AMC dhe Vodafon te zhdemtojne abonentet  (E lexuar 303 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 08-01-2008, 09:14:20 »
Citojeni

Kompanite celulare qe operojne ne vendin tonë, AMC dhe Vodafon Albania, duhet te zhdemtoje abonentet e tyre, për anomalite qe kanë krijuar ne dergimin e mesazheve gjatë festave te fundvitit. Kerkesen e ka bërë dje Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet një deklarate zyrtare. Kjo kërkesë vjen si pasoje e ankesave te bëra nga abonentet e Albanian Mobile Communications dhe Vodafone Albania, pasi mesazhet e dërguara prej tyre janë riderguar disa here ne te njëjtin numer, duke u shoqëruar kjo edhe me pagesen e disahershme të tyre, thuhet ne deklaraten e dikasterit te Olldashit. Lidhur me këtë problem, MPPTT i kërkon dy kompanive te telefonise mobile, AMC dhe VODAFONE, te verifikojne të gjitha rastet e evidentuara si dhe te zhdemtojne abonentet me karte te parapaguar dhe mosfaturimin e sms-ve te perseritura abonenteve me kontrate. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit përmes një shkrese zyrtare i kerkoi kompanive te telefonise mobile AMC dhe VODAFONE te verifikojne anomalite e verejtura gjatë dergimit te mesazheve (sms) ne naten e nderrimit te viteve, date 31 dhjetor 2007, me qëllimin final zhdemtimin e abonenteve. Për shkak te ngarkeses ne rrjet, gjatë nates se nderrimit te viteve, abonentet celulare kanë hasur pengesa për te zhvilluar telefonata dhe dërguar mesazhe. Për shkak te kësaj situate, i njejti mesazh është dërguar disa here tek i njejti person. Tarifa është mbajtur për çdo mesazh te dërguar, ndërkohë qe abonentet nuk kanë mundur te sqarohen për këtë anomali. E azhornuar për këtë situate, Ministria e Telekomunikacionit ka reaguar, duke kujtuar kompanite ne mënyrë zyrtare se, leket për mesazhet e dërguara gabimisht duhet te kthehen ne kartat rimbushese.

Ndërkohë, kompania AMC reagoi mbremjen e djeshme, duke deklaruar se nuk ka patur probleme me dergimin disa here te te njejtit mesazh gjatë ditëve te festave. Megjithatë, burime nga kompania deklaruan se pasi te kryejne të gjitha verifikimet, do t’i dergojne një përgjigje zyrtare ministrise se drejtuar nga Olldashi.

Kompanite celulare AMC dhe Vodafon janë gjobitur gjatë nentorit te vitit te kaluar gjithsej me 5.3 milione dollare (2,5 milione USD për AMC dhe 2,8 milione USD Vodafon) nga Komisioni i Konkurrences, për shkak se kompanite kanë abuzuar me poziten dominuese ne treg. Albanian Mobile Comunication (AMC) është ne treg qe nga viti 1996 e themeluar nga qeveria shqiptare. Ne vitin 2000, nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar, kompania është privatizuar nga konsorciumi Cosmote Telenor Consortium. Aktualisht AMC është kompania me e madhe e celulareve ne Shqipëri me 1 milion abonente. Vodafone Albania e filloi sherbimin e saj GSM ne Shqipëri me 3 gusht 2001. Vodafone është kompania me rrjetin me të madh te telefonise celulare ne botë. Kjo kompani ka një shperndarje të rrjetit te saj ne 27 vende te botës dhe shtrihet ne te 5 kontinentet. Ajo shtrin sherbimet ne një treg më me shumë se 800 mijë abonente.

Blerina Hoxha Koha Jone
E identifikuar

Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 08-01-2008, 11:33:05 »
Citojeni

anomali te tilla kanë ndodhur çdo vit. kjo vjen si pasoje e ngarkeses ne rrjet dhe fluksit të madh te dergesave ne te njëjtën kohe. por ka dhe një faktor, qe janë ofertat. sivjet amc nuk bëri oferta dhe si rrjedhoje nuk pati ngarkesa ne rrjet dhe nuk pati humbje kaq te madhe ne xhepat e abonenteve, ndërsa vodafoni pati probleme te tilla ne fakt. personalisht kam konstatuar nga një nr vodafon më erdhi sms e urimit pa ekzagjerim 15 here, epo thashë ky robi po na uron për 15 vjet te tjera. gjthsesi unë jam për demshperblim te abonenteve. dhe të mendosh qe harxhojne vërtetë shumë.....sa keq te vjen!!!!
E identifikuar

Did I ask too much?
More than a lot
You gave me nothing
Now its all I got
Were one
But were not the same
We hurt each other
Then we do it again
You say
Love is a temple
Love is a higher law
Harrakate ..jam
Amore per te coniglio
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 16-01-2008, 13:04:42 »
Citojeni

Vura re se për vitin e ri me AMC jashtë shtetin ishte e pamundur te flisje...as qe u be ndonjë lidhje kurse Vodafone mi cuan nja 7 here sms e urimit..i njejti person.


Sa për vjedhje..mos pyesni skandal një min kushtonte 40 lek të reja..kulmi për cmimet qe kanë me një karte tel as 3 ditë nuk vijë dhe ishte sa te merreshe vesh erdha me prit.

Se di pse kaq cmime ne stratosfere ne Shqipëri..ku s'ka asnjë oferte apo kombinim .
E identifikuar

I... sai come e un giorno sensa te merzitje vuoto...
Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 16-01-2008, 13:38:57 »
Citojeni

sepse nuk ekziston konkurenca capi, por kompromis midis kompanive. po të shohes aty aty orvaten cmimet, ofertat e te tjerat. nejse ideja është se me hyrjen e kompanise se tretë nga shkurti, mund te ndryshoj diçka. por mos harroni se faji nuk është vetëm amc dhe vodafon por SHTETI SHQIPTAR! me shumë skam nerva te them
E identifikuar

Did I ask too much?
More than a lot
You gave me nothing
Now its all I got
Were one
But were not the same
We hurt each other
Then we do it again
You say
Love is a temple
Love is a higher law
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |