Berni
Forca Elbasani
Stafi
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24143
|
 |
« më: 11-02-2007, 17:21:19 » |
|
Të gjithë abonentët AMC dhe VODAFON me parapagesë duhet të regjistrojnë numrat e tyre deri në fund të muajit korrik. Në rast të kundërt, kompanitë celulare do të ndërpresin shërbimin në mënyrë automatike. Formulari për regjistrimin e abonentëve me parapagesë të të dy operatorëve në vend është përgatitur nga ERT-ja. Sipas ligjit, kontratat duhet të përmbajnë identitetin e plotë të përdoruesit dhe ruhet për dy vjet. Sipas ligjit të miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave, skedarët e të dhënave për përdoruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit duhet të mbajnë të dhëna, që mundësojnë identifikimin e përdoruesve të shërbimeve publike të telekomunikacionit, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre, identifikimin e tipit të pajisjes fundore, të përdorur gjatë komunikimeve si dhe përcaktimin e datës, orës dhe kohëzgjatjes së komunikimeve. Këta skedarë duhet t’i vihen në dispozicion edhe në formë elektronike, Entit Rregullator të Telekomunikacioneve ose autoriteteve që përcakton Kodi i Procedurës Penale, në bazë të kërkesës së tyre. Lidhja e kontratave Për përdorimin e shërbimeve telefonike publike, operatori i shërbimeve telefonike publike lidh kontratë me përdoruesit. Çdo kontratë, në zbatim të ligjit, duhet të përmbajë identitetin e plotë të përdoruesit të shërbimit publik telefonik. Kontrata tip, që lidhet ndërmjet operatorit dhe përdoruesit, duhet të mbështetet në parimin e barazisë kontraktore të palëve. Ajo hartohet nga operatori dhe miratohet nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve . Operatorët publikë të telekomunikacioneve detyrohen të marrin masat dhe të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me kontratë pajtimi ose me shërbim të parapaguar, sipas përcaktimeve të ligjit, deri në gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Operatorët publikë të telekomunikacioneve detyrohen gjithashtu ta ndërpresin këtë shërbim për përdoruesit, të cilët, në përfundim të afatit të përcaktuar, nuk paraqiten pranë tyre dhe nuk përmbushin detyrimet e parashikuara sipas këtij ligji.
AMC Regjistrimi për numrat ALBA KARTA do të bëhet pranë pikave të regjistrimit në të gjitha dyqanet e celularëve, autobusëve lëvizës ose çdo qendre tjetër që ka të reklamuar shenjën e regjistrimit. Formularët shpërndahen falas pranë pikave të regjistrimit si dhe dyqaneve të celularëve në të gjithë Shqipërinë.
VODAFONE Ka vënë në dispozicion të gjithë operatorët dhe agjentët e pikave të regjistrimit, në shërbim të klientëve që dëshirojnë të regjistrojnë numrat e tyre me parapagim. Edhe për këtë kompani formulari i regjistrimit dhe dokumentet që nevojiten janë të njëjta me kompaninë AMC, pasi ato janë të përcaktuara me ligj nga Enti Rregullator i Telekomunikacionit.
Ligji Në zbatim të ligjit Nr.8618, datë 14.06.2000, “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligj Nr.9625, datë 16.10.2006, abonentët me parapagesë të operatorëve celularë janë të detyruar të bëjnë regjistrimin e plotë të identitetit të tyre pranë këtyre operatorëve deri më datë 1 korrik 2007. Operatorët publikë te telekomunikacioneve detyrohen ta ndërpresin shërbimin për abonentët me parapagesë në rast se këta të fundit nuk paraqiten brenda afatit për regjistrim.
Blerina KACA
|