M A X
Admin
Karma: 36
offline
Gjinia: 
Postime: 11172
|
 |
« më: 18-11-2008, 15:19:05 » |
|
Duke filluar nga 17-19 nëntor, Albtelekom vjen me superoferta për klientët e saj
Përcaktohen tarifat e reja për shërbimet e internetit
Duke filluar nga 17-19 nëntor, Albtelecom vjen me superoferta për të gjithë klientët e saj. Kompania më e madhe e telefonisë fiske në vendin tonë, Albtelecom, ofron për të gjithë abonentët e rinj që duan të abonohen në shërbimin ADSL, se për tre ditët në vazhdim do të vërë falas modemin dhe instalimin. Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Mustafa Reshit Akdogan, gjatë një konference për shtyp ka vënë në dukje se, kompania Albtelecom ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe si rrjedhojë edhe shërbimin dhe ofertat për të gjithë abonentët. "Që nga fillimi, Albtelecom përveç uljes së tarifave të shërbimit internet deri në tre herë, ka shtuar edhe ofertat, duke bërë dhuratë për klientët e rinj një modem ose duke ofruar tarifën e instalimit falas", por vijoi Akdogan, "për të qenë sa më afër nevojave të klientëve tanë nga data 17-19 nëntor Albtelecom vjen me një superofertë, modem dhe instalim falas". Për sa i përket tarifave, Akdogan u shpreh se, "Albtelecom, mbështetur edhe në metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave për tarifat e Operatorëve me Fuqi të Ndjeshme në Treg, ka ulur deri në 57% tarifat për thirrjet brenda rrjetit dhe 15.8% thirrjet drejt operatorëve celularë". Duke patur parasysh faktin se, jashtë Shqipërisë jetojnë dhe punojnë një numër i madh shqiptarësh, Albtelecom ka ulur me rreth 14.3% edhe tarifat për thirrjet ndërkombëtare. Ndërkohë, sipas kreut të Albtelecomit, kompania ka ulur edhe tarifat për instalimin telefonik. Nga 14 mijë lekë që ishte më parë, që nga 15 shtatori për instalimin telefonik abonentët po pagujnë 12 mijë lekë, pra 2 mijë lekë më pak. Kuvendi miratoi në mesin e muajit korrik të vitit 2007, kontratën për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime Albtelecom nga shoqëria turke CALIK, në vlerën e 120 milion eurove. Gjithashtu, Akdogan vuri në dukje se, "një numër operatorësh shkelin marrëveshjet e lidhura për ofrimin e shërbimeve në fushën e telekomunikacionit". Sipas tij, Albtelecom ka firmosur marrëveshjet me operatorët e tjerë në treg, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj klientit, por disa prej tyre nuk respektojnë rregullat, duke përdorur trafikun ilegal dhe në të njëjtën kohë, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, pasi ata iu shmangen taksave. "Tashmë ne kemi informuar edhe Entin Rregullator të Telekomunikacioneve dhe Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe presim marrjen e masave ligjore ndaj këtyre operatorëve", u shpreh Akdogan. Gjithashtu, këta operatorë sipas këtij të fundit paraqesin telefonatat ndërkombëtare si telefonata të brendshme, duke iu shmangur tarifave reale dhe taksave.
Projekte pilot në shërbimet e internetit
Kompania Albtelecom ka nisur zbatimin e një sërë projektesh pilot për ofrimin e shërbimit internet në arsim. Kreu i Albtelecom-it, Akdogan, tha se kompania Albtelecom në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës po ndërmarrin një sërë projektesh pilot për ofrimin e shërbimit internet në arsimin nëntëvjeçar dhe në universitetet e vendit. "Aktualish, ne po zbatojmë një projekt pilot me Universitetin Epoka, ndërsa shumë shpejt pritet edhe krijimi i klasave teknologjike me shërbimin internet për fëmijet e shkollave 9-vjeçare", theksoi Akdogan. Sipas tij, në kuadër të përgjegjësisë sociale do të krijohen edhe klasa të përbashkëta për fëmijët me aftësi të kufizuara. "Qëllimi ynë është që fëmijët të kenë mundësi të njihen shumë shpejt me shërbimin e internetit", tha Akdogan.
Investimet në infrastrukturë
Kompania do të vazhdojë investimet në infrastrukturën e shërbimit të internetit, për të rritur akoma më shumë cilësinë dhe nevojat në rritje të kërkesave për shërbimin e internetit në të gjithë vendin. Kërkesat në rritje për pajisjen me shërbimin e internetit, numri në rritje i klientëve dhe cilësia me të cilën operon në treg, tashmë e bën Albtelecom operatorin më të madh edhe në fushën e internetit. Sipas drejtorit Akdogan, kompania ka kryer një sërë investimesh në shërbimin e internetit. Ai tha se, pas fushatave promocionale, reagimi dhe interesi i konsumatorit ka qenë mjaft i madh. "Mund t'ju konfirmoj jo pa krenari se, në këtë moment që po flasim, jemi operatori i parë në treg dhe përsa i përket shërbimit të internetit në Shqipëri. Në 90 ditët e fundit, numri i abonentëve që kanë zgjedhur shërbimin tonë është rritur me 500 përqind", nënvizoi më tej Akdogan.
Albtelecom me shërbime të tjera
Kompania ka planifikuar, gjithashtu hedhjen në treg dhe të shërbimeve të tjera të internetit, çka do të kënaqë të gjitha kategoritë e klientëve. Akdogan tha se përsa i përket shërbimit të internetit, Albtelecom do të ketë dhe projekte sociale në këtë fushë. "Ne nuk e shikojmë shërbimin e internetit thjesht si një biznes, ne kemi projekte sociale në këtë fushë. Kemi projekte të përbashkëta që po punojmë me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës. Në të ardhmen në të gjithë vendin do të ngremë klasa pilot për promovimin e teknologjisë dhe shërbimin e internetit. Në këtë mënyrë, fëmijët do të kenë mundësi kontakti me internetin dhe përmes tij me zhvillimin teknologjik që në moshë të vogël", tha ai.
Investimet në rrjetin e telefonisë fikse
Investime serioze, sipas Akdogan, janë dhe investimet në rrjetin e telefonisë fikse, ku Tirana dhe Durrësi janë vendosur si prioritete për të ofruar shërbimin e telefonisë fikse. Por krahas këtyre dy qyteteve, është duke u punuar dhe në rrjetin në të gjitha rajonet e vendit. "Në Tiranë janë zonat e Laprakës, Freskut dhe Rrugës '5 Maji', ku do të fillojë të ofrohen numrat e rinj që nga data 15 janar. Qytetarët e Tiranës do të mund të aplikojnë që tani për të marrë këtë shërbim. Për këtë, të gjitha pikat e shitjes janë në dispozicion për të ofruar të gjithë shërbimin e duhur", tha drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom.
RD
|