Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikOperatoret e Telefonise CelulareA ofrojnë AMC apo Vodafone edhe lidhje me internetin?


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: A ofrojnë AMC apo Vodafone edhe lidhje me internetin?  (E lexuar 899 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 20-05-2008, 14:34:30 »
Citojeni

nuk duhet të provosh ofertat por sherbimin e ofruar, d.m.th. produktin. cmimet janë te kripura por si shpejtesi dhe cilësi janë goxha.
E identifikuar

Edhe për pak......
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 25-05-2008, 00:37:55 »
Citojeni

sherbimi është keq fare te paktën për sa i përket vodafone albania! me te vërtetë kot. ah po google.com e hap shumë shpejt te tjerat........keq fare!
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 12-06-2008, 07:14:41 »
Citojeni

ja një info nga Website i AMC.

AMC hedh për here të parë ne tregun shqiptar teknologjinë EDGE
29-06-2007

Transferim te dhenash deri ne 4 here me shpejt

AMC është e para ne tregun shqiptar qe përmirëson rrjetin e saj 2.5G me teknologjinë inovative EDGE, e cila lejon sherbimet e-mail, internet, sharkime audio dhe video me shpejtesi te lartë.

Teknologjia EDGE ose EGPRS ofron transferim te sigurt te dhenash dhe internet me një shpejtesi deri 4 here me te lartë sesa GPRS.

Duke iu pergjigjur kerkesave përherë ne rritje te tregut, AMC po investon ne shtrirjen e sherbimit EDGE ne mbarë rrjetin e saj ne Shqipëri, me synimin për t’u ofruar abonenteve sherbime me cilësi te lartë. Teknologjia EDGE aktualisht mbulon zonat e biznesit ne Tiranë.

Abonentet AMC mund te shijojne perparesite e EDGE nëpërmjet telefonit celular, laptopit ose kompjuterit te tavolines duke perdorur USB Connect Card (adaptorin), që gjendet ne të gjitha dyqanet AMC.

Me futjen e EDGE, AMC pasuron me tej paketen e sherbimive te transferimit te te dhenave duke plotësuar ekskluzivisht nevojat e biznesmeneve, te cilët kërkojnë komunikim te shpejte dhe te sigurt.

AMC ka bashkepunuar me NOKIA për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjise se re.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Stefanos Oktapodas, komentoi: “Pas hedhjes ne treg te sherbimeve GPRS për here të parë ne Shqipëri ne dhjetor 2004, AMC ndermerr një tjetër hap të parë ne telefonine celulare. Me futjen e EDGE, ne krijojmë një terren të ri teknologjik duke ju ofruar klienteve sherbime te avancuara qe janë praktike, unike e te lehta ne perdorim”.
 
E identifikuar

Edhe për pak......
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 12-06-2008, 07:18:59 »
Citojeni


Këtë e gjeta ne Website e Vodafone Albania.



Vodafone Mobile Connect Card (VMCC)
Për herë të parë në Shqipëri, Interneti dhe e-mail në çdo moment dhe kudo që ndodheni, ekskluzivisht nga Vodafone. 
 
Me Vodafone Connect Card ju mund të navigoni në Internet si dhe të keni akses në rrjetin e kompanisë tuaj, duke qenë në lidhje të pandërprerë me biznesin tuaj.
 
Është shumë e thjeshtë, do të arrini më shumë …

 
Tashmë do të mund të punoni gjatë udhëtimeve ashtu siç punoni edhe në zyrë, duke aksesuar me lehtësi gjërat esenciale në të cilat mbështeteni. Do t’ju lehtësojë më shumë ditët dhe netët tuaja.
Me Vodafone Mobile Connect Card, ju mund të merrni dhe dërgoni e-maile, të shkarkoni dokumentet shpejt, të lidheni në rrjetin e kompjuterave të kompanisë tuaj dhe përdorni aplikimet më të njohura të biznesit. Nuk ka tela, priza, ose lidhje me anë të telefonit. Ka vetëm më shumë liri. Me Vodafone Mobile Connect Card ju mund të lidheni dhe punoni në pak minuta, duke përfituar nga një lidhje e shpejtë dhe direkte në rrjetin Vodafone kudo që ndodheni.

Connect - Lidhja
Zgjidhni ndërmjet rrjeteve të lejuar të telefonisë celulare shtypni butonin Connect dhe ja ku u lidhet.
 
E-mail
Lexoni, dërgoni dhe merrni e-maile gjatë udhëtimit. Hapni dokumentet e bashkëngjitura  si Microsoft® Word, Microsoft® Excel ose PowerPoint®.
 
Text - SMS
Lexoni, dërgoni dhe merrni SMS nga laptopi juaj.
 
Usage - Përdorimi
Software (Programi) ju tregon trafikun e bërë prej jush në një periudhë të caktuar në rrjetin GPRS. Ju mund të vendosni limite mujore në mënyrë që të mos tejkaloni buxhetin tuaj.
 
Web - Interneti
Navigoni në Internet, lexoni lajmet dhe kontrolloni kursin e këmbimit kudo që të ndodheni.
 
Secure VPN – Lidhje e Sigurtë
Për një lidhje të sigurtë me rrjetin e kompanisë tuaj klikoni butonin e VPN që të aksesoni programin tuaj që përdorni zakonisht për këtë qëllim.
 
Vodafone Mobile Connect Card ofrohet me 4 programe tarifore që i përshtaten përdorimit tuaj të Internetit
 
Karta           Çmimi i kartës    Për muaj        MB         Extra MB
VMCC10       20.000 Lekë        1000 Lekë       10MB     120 Lekë/MB 
VMCC60       20.000 Lekë        3400 Lekë       60MB     100 Lekë/MB
VMCC100     20.000 Lekë        4500 Lekë     100MB     67.5 Lekë/MB
VMCC200     20.000 Lekë        6600 Lekë     200MB     49.5 Lekë/MB
 
 
Për të patur këte produkt vizitoni dyqanet Vodafone*.
 
Nxitoni të pajtoheni.
 
Vodafone ju ofron edhe asistencë teknike për instalimin dhe mirëmbajtjen e Vodafone Mobile Connect Card.
 
Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 144, numrat tanë të kontaktit për shitjet 04 283 122, 04 283 120
 
*Shënim:  Dyqanet Vodafone ku ju mund te abonoheni ndodhen në:
                Rr.”Deshmoret e 4 Shkurtit” Nr. 5, Tirana
                European Trade Center (ETC), Kati i Parë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
 
Është momenti yt. Është Vodafone.
E identifikuar

Edhe për pak......
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 12-06-2008, 07:26:42 »
Citojeni

Fshiva disa nga komentet e panevojshme mësipër duke qenë se nuk kishin te bënin fare me temën...por antaret!!!!

Ju lutem jepni informacione ose mendime për temën dhe jo çfarë mendoni për antaret! Kalofshi mirë
E identifikuar

Edhe për pak......
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 12-06-2008, 23:57:05 »
Citojeni

Çfarë cmimesh skandaloze!(?)
Praktikisht Vodafone ofron për gati 50 euro ne muaj vetëm 200 mb tranzit te dhenash gjë qe është vërtetë qesharake por dhe për te qare, sepse për kaq pak te kërkohet kaq shumë para është vërtetë për te vënë duart ne kokë.
Ne perëndim për një çmim te tillë te ofrojnë internet pakufizim fare dhe me shpejtesi disa here me te madhe.
E identifikuar

Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |