Forumi InformatikPhone ZoneOperatoret e Telefonise CelulareA ofrojnë AMC apo Vodafone edhe lidhje me internetin?
Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: A ofrojnë AMC apo Vodafone edhe lidhje me internetin?  (E lexuar 1747 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
mishel
Vizitor
« Përgjigju #15 më: 20-05-2008, 14:34:30 »

nuk duhet te provosh ofertat por sherbimin e ofruar, dmth produktin. cmimet jane te kripura por si shpejtesi dhe cilesi jane goxha.
E identifikuar
Terenc
TERENCI SHKODER
Stafi


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 671



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 25-05-2008, 00:37:55 »

sherbimi eshte keq fare te pakten per sa i perket vodafone albania! me te vertete kot. ah po google.com e hap shume shpejt te tjerat........keq fare!
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
mishel
Vizitor
« Përgjigju #17 më: 12-06-2008, 07:14:41 »

ja nje info nga Website i AMC.

AMC hedh per here te pare ne tregun shqiptar teknologjine EDGE
29-06-2007

Transferim te dhenash deri ne 4 here me shpejt

AMC eshte e para ne tregun shqiptar qe permireson rrjetin e saj 2.5G me teknologjine inovative EDGE, e cila lejon sherbimet e-mail, internet, sharkime audio dhe video me shpejtesi te larte.

Teknologjia EDGE ose EGPRS ofron transferim te sigurt te dhenash dhe internet me nje shpejtesi deri 4 here me te larte sesa GPRS.

Duke iu pergjigjur kerkesave perhere ne rritje te tregut, AMC po investon ne shtrirjen e sherbimit EDGE ne mbare rrjetin e saj ne Shqiperi, me synimin per t’u ofruar abonenteve sherbime me cilesi te larte. Teknologjia EDGE aktualisht mbulon zonat e biznesit ne Tirane.

Abonentet AMC mund te shijojne perparesite e EDGE nepermjet telefonit celular, laptopit ose kompjuterit te tavolines duke perdorur USB Connect Card (adaptorin), që gjendet ne te gjitha dyqanet AMC.

Me futjen e EDGE, AMC pasuron me tej paketen e sherbimive te transferimit te te dhenave duke plotesuar ekskluzivisht nevojat e biznesmeneve, te cilet kerkojne komunikim te shpejte dhe te sigurt.

AMC ka bashkepunuar me NOKIA per zhvillimin dhe zbatimin e teknologjise se re.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Stefanos Oktapodas, komentoi: “Pas hedhjes ne treg te sherbimeve GPRS per here te pare ne Shqiperi ne dhjetor 2004, AMC ndermerr nje tjeter hap te pare ne telefonine celulare. Me futjen e EDGE, ne krijojme nje terren te ri teknologjik duke ju ofruar klienteve sherbime te avancuara qe jane praktike, unike e te lehta ne perdorim”.
 
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #18 më: 12-06-2008, 07:18:59 »


Kete e gjeta ne Website e Vodafone Albania.



Vodafone Mobile Connect Card (VMCC)
Për herë të parë në Shqipëri, Interneti dhe e-mail në çdo moment dhe kudo që ndodheni, ekskluzivisht nga Vodafone. 
 
Me Vodafone Connect Card ju mund të navigoni në Internet si dhe të keni akses në rrjetin e kompanisë tuaj, duke qenë në lidhje të pandërprerë me biznesin tuaj.
 
Është shumë e thjeshtë, do të arrini më shumë …

 
Tashmë do të mund të punoni gjatë udhëtimeve ashtu siç punoni edhe në zyrë, duke aksesuar me lehtësi gjërat esenciale në të cilat mbështeteni. Do t’ju lehtësojë më shumë ditët dhe netët tuaja.
Me Vodafone Mobile Connect Card, ju mund të merrni dhe dërgoni e-maile, të shkarkoni dokumentet shpejt, të lidheni në rrjetin e kompjuterave të kompanisë tuaj dhe përdorni aplikimet më të njohura të biznesit. Nuk ka tela, priza, ose lidhje me anë të telefonit. Ka vetëm më shumë liri. Me Vodafone Mobile Connect Card ju mund të lidheni dhe punoni në pak minuta, duke përfituar nga një lidhje e shpejtë dhe direkte në rrjetin Vodafone kudo që ndodheni.

Connect - Lidhja
Zgjidhni ndërmjet rrjeteve të lejuar të telefonisë celulare shtypni butonin Connect dhe ja ku u lidhet.
 
E-mail
Lexoni, dërgoni dhe merrni e-maile gjatë udhëtimit. Hapni dokumentet e bashkëngjitura  si Microsoft® Word, Microsoft® Excel ose PowerPoint®.
 
Text - SMS
Lexoni, dërgoni dhe merrni SMS nga laptopi juaj.
 
Usage - Përdorimi
Software (Programi) ju tregon trafikun e bërë prej jush në një periudhë të caktuar në rrjetin GPRS. Ju mund të vendosni limite mujore në mënyrë që të mos tejkaloni buxhetin tuaj.
 
Web - Interneti
Navigoni në Internet, lexoni lajmet dhe kontrolloni kursin e këmbimit kudo që të ndodheni.
 
Secure VPN – Lidhje e Sigurtë
Për një lidhje të sigurtë me rrjetin e kompanisë tuaj klikoni butonin e VPN që të aksesoni programin tuaj që përdorni zakonisht për këtë qëllim.
 
Vodafone Mobile Connect Card ofrohet me 4 programe tarifore që i përshtaten përdorimit tuaj të Internetit
 
Karta           Çmimi i kartës    Për muaj        MB         Extra MB
VMCC10       20.000 Lekë        1000 Lekë       10MB     120 Lekë/MB 
VMCC60       20.000 Lekë        3400 Lekë       60MB     100 Lekë/MB
VMCC100     20.000 Lekë        4500 Lekë     100MB     67.5 Lekë/MB
VMCC200     20.000 Lekë        6600 Lekë     200MB     49.5 Lekë/MB
 
 
Për të patur këte produkt vizitoni dyqanet Vodafone*.
 
Nxitoni të pajtoheni.
 
Vodafone ju ofron edhe asistencë teknike për instalimin dhe mirëmbajtjen e Vodafone Mobile Connect Card.
 
Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 144, numrat tanë të kontaktit për shitjet 04 283 122, 04 283 120
 
*Shënim:  Dyqanet Vodafone ku ju mund te abonoheni ndodhen në:
                Rr.”Deshmoret e 4 Shkurtit” Nr. 5, Tirana
                European Trade Center (ETC), Kati i Parë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
 
Është momenti yt. Është Vodafone.
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #19 më: 12-06-2008, 07:26:42 »

Fshiva disa nga komentet e panevojshme mesiper duke qene se nuk kishin te benin fare me temen...por antaret!!!!

Ju lutem jepni informacione ose mendime per temen dhe jo cfare mendoni per antaret! Kalofshi mire
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #20 më: 12-06-2008, 23:57:05 »

Cfare cmimesh skandaloze!(?)
Praktikisht Vodafone ofron per gati 50 euro ne muaj vetem 200 mb tranzit te dhenash gje qe eshte vertete qesharake por dhe per te qare, sepse per kaq pak te kerkohet kaq shume para eshte vertete per te vene duart ne koke.
Ne perendim per nje cmim te tille te ofrojne internet pakufizim fare dhe me shpejtesi disa here me te madhe.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
PяσgяєS
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 591



Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 04-11-2009, 01:39:41 »

Ofertat e EAGLE MOBILE per internetin

http://www.eaglemobile.al/al/category.aspx?cid=49

Ofertat e AMC per internetin

http://www.amc.al/Default.aspx?id=1042&nt=18&lang=2

Ofertat e Vodafone per internetin

http://www.vodafone.al/

Ofertat e Vodafone per internetin ndodhen tek Produkte & Sherbime-> Mobile Internet Acces (Me Parapagese)
  Vodafone Mobile Connect (Me Parapagese)
E identifikuar

All Eyez On Me
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilin shfletus perdorni me teper
  • Dot Internet Explorer
  • 21 (40%)
  • -
  • Dot Firefox
  • 24 (46%)
  • -
  • Dot Opera
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Avant Browser
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Maxthon
  • 1 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 52
  • Shiko temen

* Sponsor