Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Një qiri dhe një lutje për te vdekurit.  (E lexuar 2531 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 01-11-2007, 17:21:59 »

Sot është 1 nentor dhe për ne katoliket është dita e te shumteve apo te vdekurve. Ne këtë ditë kujtohen njerëzitë e vdekur, duke ndezur një qiri për ta dhe duke u lutur për shpirtrat e tyre.
Unë nuk pata mundësi te shkoj te ndez ndonjë qiri për ndonjë te aferm te vdekur, por te paktën do them ndonjë lutje.
Beni dhe ju kështu.
Kujtoni te afermit tuaj te vdekur.


* images.jpg (1.4 KB, 103x124 - E shikuar 732 Herë.)
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 06-11-2007, 15:42:24 »

A ka mundesi te na shkruajsh pakez me shume rreth kesaj dite?
Orrigjinen e saj, si e festoni, i ndezni qirite ne kishe apo i vizitoni edhe varrezat, cfar lutjesh thoni... etj etj.

Te falenderoj paraprakisht! buzeqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 06-11-2007, 16:51:13 »

Atëherë, me 1 Nentor është nata qe ne kujtojmë te vdekurit. Si ditë për këtë përkujtim Kisha e ka vendosur dt. 2 Nentor, por njerëzitë e fillojnë qe me dt. 1.
Konkretisht veprojmë kështu: vizitojme varret e te afermve dhe te dashurve, u ndezim një qiri tek varri dhe temi lutje për shpirtin e tyre. Qiriun mund ta ndezim edhe ne Kishe, dhe te çojme meshe për ta dhe të themi lutje. Nëse nuk e kemi mundësinë as të shkojmë ne varreza as ne Kishe, mund te lutemi dhe ndezim qiri për ta edhe ne shtepi. Pra mjaft qe t'i kujtojmë dhe te lutemi për shpirtrat e tyre.

Nje lutje per te vdekurit:


Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!
– E u ndrittë drita e pambaruar!
Pushofshin në paqe!
– Ashtu qoftë!
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 06-11-2007, 20:50:32 »

Flm per spjegimin Ami

Qenka interesante dhe mjaft praktike e bukur. Ne fakt edhe ne muslimanet i kujtojme te afermit tone te vdekur ne lutjet tona dhe lutemi per shpirtin e tyre. Si tradite ne shqiptaret e kemi psh pasi falet namazi i bajramit vizitohen varrezat. Per ne eshte e lejuar te bejme lutje, por jo te falemi tek varezat.

Organizoni ne familje ndonje darke te vecante gjate kesaj nate?
Une gjate festes se 1 Nentorit punova dhe me la pershtypje vizitat qe ua benen pacienteve te afermit tyre. Sjollen ushqime te ndryshme, disa i morren ata qe nga pikepamja shendetesore i perballojne udhetimet e shkurta me vehte per ti vizituar varezat, ndersa te tjeret mbeten aty ne spital tek Kapela e Spitalit te luten. Mbreteronte nje atmosfere melankolike meqe jam ne repartin ku perkujdesemi per ata te cilet jane para vdekjes, dhe mu ate dite na vdiqen 2 pacienta...

Qe kam verejte tek Maqedonasit Ortodoks, ata psh kur i vizitonin varrezat e te dashurve tyre per te ndezur qiri aty, merrnin edhe ushqime me vehte. E praktikojne kete gje edhe katoliket?

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 06-11-2007, 22:34:33 »

Qe kam verejte tek Maqedonasit Ortodoks, ata p.sh. kur i vizitonin varrezat e te dashurve tyre për te ndezur qiri aty, merrnin edhe ushqime me vehte. E praktikojne këtë gjë edhe katoliket?



Ushqime nuk marrim, por marrim nje shishe raki me ndonje gote dhe karamele. Rakine e marrim, sepse gjate kohes qe je duke u lutur dhe ndezur qiri per te afermin tend vjen dikush tjeter per te nderuar te afermin tend i ofrojme nje gote raki. Karamelet  i hedhim mbi varr dhe themi: Shkofshin per shpirt te tij. Nejse, kjo varet nga krahina ne krahine, sepse disa gjera njerezit i krijojne vete, jo sepse eshte e bazuar tek feja.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A duhet vene mesimi i fese si lende shkollore?
  • Dot Po
  • 45 (62%)
  • -
  • Dot Jo
  • 26 (36%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 1 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 70
  • Shiko temen