Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Ne shkolla, "Sherret mes vajzave janë rritur ndjeshëm" Video
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ne shkolla, "Sherret mes vajzave janë rritur ndjeshëm" Video  (E lexuar 2455 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 28-10-2010, 13:32:42 »

"Kanë filluar të shtohen sherret mes vajzave"

Në qendër të zënkave përgjithësisht kanë qëndruar djemtë, por duket se ky pohim po përmbyset kohët e fundit. "Sherret mes vajzave janë rritur ndjeshëm", - tregon Anja, gjimnazistja 17-vjeçare, e cila pranon të na rrëfejë sot edhe një sherr të cilin ajo e ka parë me sytë e saj.

1 maji sherr me femra



"Ishim në palestër, ndërsa një shoqja ime zbulon se shoqja saj e ngushtë, kishte folur gjëra të pahijshme për të pas krahëve. Kaq mjaftoi për të nisur ballafaqimi në ringun e improvizuar, ku spektatore u bëmë ne vetë, vajzat e tjera në klasës. Në vend të përpiqeshim për t'i ndarë ne po i stimulonim më shumë ato të dyja. Tani që e mendoj më duket paksa absurd ky veprim i imi, megjithatë s'kisha ç'bëja, të gjitha vajzat po bënin të njëjtën gjë. Sherri vazhdoi për plot 12 minuta, deri sa mësuesja e fizkulturës mësoi rreth tij. Disa prej shoqeve të mia e kanë të regjistruar edhe sot në celularin e tyre këtë situatë. Të shkulura flokësh, gërricje me thonj, shpulla pa fund... Kjo është ajo çka mbaj mend prej asaj dite. Tani të dyja vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën, madje ndonëse kjo situatë ka thuajse një vit që ka kaluar, ato ende vijojnë të kujtojnë mes grupeve shoqërore respektive, shpullat që ka ngrënë gjithsecila. Mësuesja e fizkulturës nuk e raportoi këtë situatë në drejtori, duke qenë se nuk dëshironte që vajzat të penalizoheshin, sikundër dhe ajo vetë", - përfundon Anja.

Sherr Femrash


Por ndonëse vajzat janë bërë më prezente në të tilla situata, kjo nuk do të thotë se sherret mes djemve janë minimizuar, por përkundrazi janë shtuar në numër. 'Cubi' është pseudonimi i një prej djemve më të rrezikshëm të kryeqytetit. Ndërsa ndaluam për të pyetur për këtë problem në gjimnazin "Myslym Keta", të gjithë nxënësit na jepnim këtë emër, 'Cubi'. Pasi morëm kontakt me të, e kuptuam më së miri pse e kishte marrë këtë nofkë mbi supe. 'Cubi' 19-vjeçari nga Tirana, aktualisht është në vit të tretë dhe ka mbetur 2 vite në klasë. Siç na tregon dhe vetë ai, janë të pakta shkollat në të cilat nuk është bërë pjesë e sherreve. Herë si subjekt kryesor, e herë në ndihmë të miqve, ai është rrahur dhe ka rrahur mjaft prej djemve të kryeqytetit. 'Cubi' na tregon se ai mban me vete mjete të forta si kaçavida, doreza, thika, e sende 'ninxhash'. Për këto të fundit u interesuam dhe zbuluam se ishin armë të ftohta, si shkopinj çeliku, tehe mprehëse në forma nga më të ndryshmet, etj. Veç këtyre ai pranoi të na tregojë edhe disa prej arsyeve për të cilat ishte përfshirë në këto sherre siç janë p.sh: ofendimet e ndryshme, kundërshtimi i mendimit, shikimet e shtrembra, ngacmimi i shoqeve ose i të dashurave, fjalët pas krahëve, ofendimet për grupin shoqëror, mungesa e ndihmës në provime, spiunimi, etj. Në përfundim 'Cubi' thotë se ka mundur gjithmonë t'i shpëtojë policisë, duke qenë se ka dhe shumë shokë që e mbulojnë. Por, si ky rast kemi mësuar se ka edhe shumë të tjerë në kryeqytet, të cilët thuajse përditë përleshen me shokë e 'armiq' të tyre.
Prindërit
"Çfarë s'po na dëgjojnë veshët...Kemi frikë t'i çojmë fëmijët në shkollë...!". Janë këto nga frazat që zënë vend në bisedat me disa prej prindërve të gjimnazistëve. "Çdo ditë e më shumë, po bëhemi vetë dëshmitarë të zënkave midis fëmijëve tanë. E kam sjellë fëmijën në shkollë për t'u edukuar dhe jo për t'u bërë me shenja në fytyrë. Rojet e shkretë çfarë të bëjnë më parë, të ndajnë kalamajtë apo të ruajnë shkollën?! Zyshat po s'kanë faj se s'janë punonjëse policie, kështu që mendoj se përgjegjësinë më të madhe duhet ta kenë këta të fundit. Nuk ka vlerë ajo ardhja e tyre kur çunit tim m'i është nxirë syri. Unë personalisht jam shumë e shqetësuar në lidhje me këtë fakt", - shprehet një zonjë e nderuar rreth të 40-ave, me të cilën u takuam tek hyrja e gjimnazit "Çajupi". Të njëjtin shqetësim me të ndan edhe një prej prindërve në shkollën "Asim Vokshi", i cili thotë se "nuk ka kaluar më shumë se një muaj nga rasti i fundit, kur djali im u përfshi në një situatë shumë të rëndë. Për një cm ka shpëtuar, sepse mund të humbiste edhe shikimin në njërin sy...".

Gazeta Shqiptare
E identifikuar

mister x
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 28-10-2010, 13:35:42 »



asht rrita kerkesa per cuna  zgerdhihet
E identifikuar
Gjumashi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 28-10-2010, 13:47:27 »

Lol ... mister x, duhet sjell djem ne shqiperi, se vaj halli i gocave hahahahha
E identifikuar

Gjumashi@zeriyt.com
mister x
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 28-10-2010, 14:56:57 »


po vije une bashke me mister x.... u pa puna ..... perqeshje
E identifikuar
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
« Përgjigju #4 më: 28-10-2010, 19:27:01 »

Te video e pare, nqs behet fjale per 1 Majin ne Tirane, eshte shkolle 9-vjecare...
I bie qe gocat te jene nen 15 vjec. me vjen turp
E identifikuar
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 28-10-2010, 23:19:10 »

Te video e pare, nqs behet fjale per 1 Majin ne Tirane, eshte shkolle 9-vjecare...
I bie qe gocat te jene nen 15 vjec. me vjen turp

Vertet eshte skandal, po cti besh jane gjera qe ndodhin kudo ne bote, moshe adoleshente qe nuk marrin vesh nga jeta, i ka rinia keto gjera.
E identifikuar

Gjumashi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 31-10-2010, 20:21:57 »

O Berni, vertet mosha ben te veten, por nese shikon te dyja videot me kujdes, dhe shoqeria luan rol te madhe!
Aty nuk leshohet asnjera per te ndar, thjesht shijojn shfaqen, dhe me duket sikur ndodhon para disa aktorve te cirkut.

Nejse, do pendohen ato dikur, por me mire von sesa kurr!
E identifikuar

Gjumashi@zeriyt.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 02-11-2010, 23:33:58 »

Behen emisione per te rinjte ne televizionet  tona????

E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
* ~ Xha Milo ~ *
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 05-11-2010, 06:48:10 »

Po i keni pyetur fshatarkat se per cfare zihen?. Po si dini ua thom un. Per dy veta zihen ato, per mua dhe Lefton, se elbet'he te pashem jemi. Apo jo mo Lefto.
E identifikuar
sorelina
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 05-11-2010, 18:52:25 »

He mo se per qejf zihen  zgerdhihet Dihet molla e sherrit nuk eshte me femra por mashkull :Pi
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Mishel.........
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 07-08-2012, 14:01:34 »

pika mu ne kalamaj qe po rrisim.....
E identifikuar

Është e vërtetë që ndonjëherë kilometrat janë një problem.
Por ka gjëra më të këqija. Për shembull, kur ke përkrah një person dhe ndjen që të mungon.
Sepse një vend i largët mund të arrihet, një zemër e largët nuk arrihet kurrë!!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cila eshte Vendndodhja juaj ?
  • Dot Shqipëri
  • 22 (51%)
  • -
  • Dot Kosovë
  • 10 (23%)
  • -
  • Dot Troje Shqiptare
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot Diasporë
  • 8 (18%)
  • -
  • Numri total i votave: 41
  • Shiko temen