Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Naim Frashëri  (E lexuar 32972 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
lonidoni
Shiko profilin
« Përgjigju #30 më: 21-08-2005, 18:43:02 »

Qa ma ha palla mu cka thot evropa..
NAIMI esht nje ka qene dhe do te mbetet...
Bile me i miri nder evropianet apo te tjeret...kesi lloj vargje ne at koh kush me mire i ka shkruar ?...askush
E identifikuar
ilir elb
Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 29-09-2005, 16:59:01 »

Do te shtrihem te venitem
si kandili qe s'ka vaj...
Balte e pluhur do te behem
te me shkeli kembe e saj....

e te prehem duke puthur
ate kemb pastandaje
as me thua c'ke me mua
 pse te dua paskam faje... perqeshje perqeshje
E identifikuar

Ndoshta Zoti do që ti te njohësh shumë njerëz te gabuar përpara se te me njohësh mua,ne mënyrë që.....kur te me njohësh mua te thuash ..... FALEMINDERIT
[TRAFIKER OF COLUMBIA]
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 18-10-2005, 07:30:25 »

Jan shume te bukura.
E identifikuar

NUK ESHTE KOHE E SE KALUARES NUK ESHTE KOHE E SE TASHMES POR ESHTE KOHA E SE ARDHMES............ ..
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #33 më: 01-10-2006, 14:59:42 »

Ky rilindas Shqiptare per te cilin krenohemi, eshte radhitur mes emrave te njohur te letersise se koherave.
Busti i tij eshte vendosur ne Bukuresht ne sheshin "Herestrau"
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
ketrusha
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 02-02-2008, 12:50:47 »

NAIM FRASHERI

Naimi iu kushtua tërësisht veprimtarisë atdhetare; ai dha ndihmesë të shquar për botimin e revistës “Drita - Dituria”, dhe në një periudhë të shkurtër 13-vjeçare (1886-1899) botoi 15 libra. Vetëm në vitin 1886 botoi në shtypshkronjën e Bukureshtit 6 libra, “Bagëti e Bujqësija”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “E këndimit të çunave këndonjëtoreja” me dy vëllime, “Istori e përgjithshme” dhe “Dituritë”. Më pas do të botonte “Tehajylat” (“Ëndërrimet”, 1885), “Lulet’ e verës” (1890), “Mësime” (1894), “Parajsa dhe fjala fluturake” (1894), “Gjithësia” (1895), “Fletore e bektashinjve” (1896), “Istori e Skënderbeut” (1898), “Qerbelaja” (1898), “Istori e Shqipërisë” (1899) e të tjera.
Siç shihet, një vend të gjerë i dha ai botimit të librave për të cilat kishte nevojë shkolla shqipe. Si atdhetar iluminist ai i kushtoi vëmendje jo vetëm pajisjes së brezit të ri me dije shkencore. Naimi kishte koncepte të përparuara pedagogjike. Ai ishte për barazinë e djemve dhe të vajzave për të mësuar, për përfshirjen e lëndëve shkencore në programet shkollore, për një edukatë morale të përsosur dhe për njësimin e mësimit me edukatën.Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti një rol të dorës së parë për zgjimin e vetëdijes atdhetare te bashkëkombësit. Ai u bë themeluesi i një letërsie të re me përmbajtje atdhetare e njerëzore, me forcë artistike dhe me vlera të shquara stili, duke zgjeruar jo vetëm tematikën dhe problematikën e saj, por duke i kthyer fjalës shqipe forcën e saj estetike, duke i dhënë shqipes fytyrën e një gjuhe të lëvruar të kulturës moderne të shqiptarëve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve. Por ai zbuloi edhe të fshehtat e shpirtit njerëzor duke medituar për jetën dhe vdekjen, bukurinë dhe dashurinë, qenien dhe mosqenien, perëndinë dhe gjithësinë, në frymën e panteizmit poetik e filozofik që karakterizon mendimin e tij.
Një himn të pashoq i thur Naimi dashurisë për atdhe e mallit për të, bukurive të natyrës shqiptare e krenarisë kombëtare në poemën “Bagëti e Bujqësija”. Me këtë vepër Naimi krijoi poezinë e madhe të atdheut dhe me një gjuhë magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione që s’kishte mundur t’i krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi të gjitha ndjenjën e krenarisë kombëtare, përmes vargjeve:
“Ti Shqipëri më ep nderë,
Më ep emërin shqipëtar;
Zemërnë ti ma gatove
Plot me dëshirë dhe me zjarr”.
Poema është një shfrim lirik i ndjenjave të poetit të pushtuar nga malli i gjuhës dhe i bukurive të vendlindjes, nga kujtimet e rinisë së kaluar në gji të saj, të poetit të magjepsur nga kulti i tokës dhe i punës, të poetit që e përjeton dashurinë për Shqipërinë dhe krenarinë për të si një ndjenjë njerëzore që kërkon t’ua përcjellë gjithë bashkatdhetarëve të vet, me fjalën e vet poetike, me gjuhën e zemrës së zjarrtë, që zhuritet nga malli e dashuria për çdo gjë shqiptare. Naimi pohoi me gjuhën e artit qenien e atdheut e të atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik të mëmëdheut që u mungonte shqiptarëve, që e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu të bukur e madhështor, ashtu si e përshkruan poeti, të ringjallur së vdekuri me një dashuri të përgjëruar prej fjalës poetike. Ky imazh i ftonte shqiptarët të ktheheshin në atdhe. Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetëm në këtë poemë të Naimit, por në gjithë letërsinë romantike të Rilindjes, nuk është e njëjtë me ëndrrën romantike për t’u kthyer në viset ekzotike, ose në gjirin e jetës së lirë e të papërlyer nga sëmundjet e qytetërimit modern; nuk është thjesht një arratisje romantike larg rrëmujës e rrëmetit të jetës urbane, por një mall për atdheun e humbur dhe një thirrje qytetare për t’iu kthyer vlerave të vendlindjes, për t’i ringjallur ato e bashkë me to për të ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezisë së Naimit, i cili u njëjtësua në vetëdijen e kombit me qiririn që digjet për njeriun dhe për lirinë. Historia, sidomos epoka e Skënderbeut, përbënte për rilindësit një trashëgim të çmuar dhe një dëshmi të identitetit e të së drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Me vetëdijen e ndikimit të madh të së kaluarës për formimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për zgjimin e ndjenjave liridashëse, Naim Frashëri krijoi poemën epike “Istori e Skënderbeut”, e cila, pikërsht për këto arsye, u bë një nga veprat më të lexuara gjatë Rilindjes.Me këtë vepër ai realizoi një ëndërr të lashtë të shqiptarëve, për të pasur edhe ata si popujt e tjerë eposin e tyre historik. Poema evokoi me një patos të ngritur atdhetar e romantik qëndresën pesëshekullore të shqiptarëve kundër vërshimit osman dhe heroin e kësaj qëndrese, figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Naim Frashëri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte në vetvete idealet politike qytetare të rilindjes së kombit dhe idealet humane të rilindjes së njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit në mendimin e Naimit është e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirinë e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirtëror, me përsosjen e tij morale. Në këtë vështrim përjetimet lirike të Naimit të shprehura në vjershat e “Luleve të verës” synojnë të afirmojnë një botë të re ndjenjash njerëzore, aspiratën e poetit për emancipimin e njeriut dhe për pohimin e individualitetit e të personalitetit të tij.
 Këto motive i sollën një risi e një pasuri artistike të panjohur më parë poezisë shqipe; me to Naim Frashëri themeloi stilin e mirëfilltë lirik në letrat shqipe dhe ngriti fjalën shqipe në rrafshin e poezisë e të artit të vërtetë.Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik e kulturor kombëtar të shqiptarëve dhe bëri epokë duke e nxjerrë në një udhë të re letërsinë e tyre.
 Disa shekuj të shqipes së shkruar para Naimit kishin krijuar një traditë, në thellësi të së cilës gjëllinte dashuria për gjuhën shqipe dhe gjente shprehje prirja e një zhvillimi të mëvetësishëm kulturor të një kombi që e dallonte veten nga të tjerët edhe në këtë rrafsh, sado që trysnia e gjuhëve dhe e kulturave të huaja mbi të ishte e madhe. Por rëndësinë e kësaj tradite e kufizonte fakti që shpirti i shqipes ndrydhej në të brenda funksionit kryesisht didaktik, utilitar, të letërsisë së shekujve XVI-XVIII, si dhe fakti që ajo nuk kishte arritur të fitonte vazhdimësinë e njësinë e brendshme.
Vepra e Naimit kapërceu këto kufizime, prandaj ajo shënoi një ndryshim epokal në kulturën shqiptare duke krijuar një letërsi të një tipi të ri që shprehu shpirtin e kombit e të kohës me një gjuhë poetike, në të cilën fjala shqipe tingëlloi me të gjitha vlerat e saj të shprehjes plastike e vetërefleksive.
Duke vënë në bazë te gjuhës së poezisë gjuhën popullore, Naim Frashëri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i çliroi fjalët nga inercia e një tradite të ngurtësuar prej gjuhës së konsakruar të librave të dogmës, ose prej trysnisë së modeleve të huaja poetike. Me veprën e Naimit letërsia shqiptare mohoi në thelb traditën e zhvillimit të saj të varur nga ndikimi i letërsive dhe i kulturave të tjera; ajo nisi të zhvillohej në mënyrë të pavarur si letërsi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi kështu letërsinë me proceset e zhvillimit shpirtëror e kombëtar të shqiptarëve dhe e bëri shprehëse të njëmendtë të ndërgjegjes së tyre morale e estetike.Naim Frasheri eshte perfaqesuesi i romantizmit ne letersine shqiptare, nje romantizem qe mbizoterohet nga patriotizmi dhe lufta per pavaresi kombetare. Ai u shqua ne liriken patriotike (“Gjuha shqipe”, “Korces”), liriken e natyres dhe te mallit per atdhe (”Bageti e Bujqesia”), beri thirrje per kryengritje (“Deshira e vertete e shqiptareve”, “Histori e Skenderbeut”), ne liriken meditativo filozofike, erotike etj. Pas ngjarjeve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (1878 1881), qe drejtohej nga vellai me i madh, Abdyli, krijimtaria e Naim Frasherit merr nje permbajtje te thelle patriotike. Ai braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise ne gjuhen amtare. Poemthi i pare, “Shqiperia”, u shkrua me 1880, pastaj botoi “Bageti e Bujqesia”(Bukuresht,1886), “Vjersha per mesonjtoret e para”(Bukuresht, 1886), “Lulet e veres” (1890), “Parajsa dhe fjala fluturake ”(Bukuresht, 1894), “Fletore e Bektashinjve”(1896); “Historia e Skenderbeut” dhe “Qerbelaja” (1898). Naimi me anë të krijimtarisë së vet idealiste përpiqej që të përhapte një fe islame të dlirë, thellësisht të estiluar, duke përjashtuar prej asaj çdo gjë që pengon përparimin e njeriut si dhe unitetin kombëtar të shqiptarëve; Naimi këtu ndiqte devizën e rilindasve, të cilët në kohën e vet, në këngët, mes tjerash, këndonin: "...Bes' e fenë kemi - Kombin shqipëtar..."; Naimi dhe vetë për besën në një kontekst tjetër, mes tjerash thotë: "Besa 'shtë vetëm një fjalë... E shtuan ata që s'dinë....", gjë që duket në vjershën "Të mirtë" nga vepra "Fletorja e bektashinjët". Sipas Naimit, Zoti e ka pajisur njeriun me arsye, me mend e me ndërgjegjje dhe ia ka falur njeriut fuqinë e nderin mbi faqe si dhe besën në zemër. Njeriu sipas Naimit është mbret mbi faqen e dheut dhe Zoti mbi gjithë kafshët, ku peshoja e sjelljeve të tij duhet të jetë ndërgjegja.
Jokli vë në dukje se Naimi duhet ta ketë njohur Leibniz-in, sepse e përmend atë në librin e tij „Istori e Shqipërisë“ botuar më 1899. Në faqen 36 të atij libri Naimi shkruan:
Kish të drejtë i gjori Laipniç që thosh: 'M'epni shkronja të mira, t'u ap gjuhë të bukurë; m'epni gjuhë të bukurë, t'u ap qytetëri të mbaruarë!'"
Edhe në librin Istoria e Shqipërisë, f. 39, ai shkruan: "gjuha shqipe është mjaft e gjerë për ata q'e dinë mirë, pa ka dhe lehtësinë, që bashkon dy fjalë, si: vetë-dije, mëmë-dhe punë-mbarë, bukë-dhënës etj. etj". Pasi vlerëson vjershat e Hasan Zyko Kamberit, të Nezim Frakullës etj., si shton: "Po të gjithë kanë bërë faj, që s'faletë, e të metë që s'ndjehetë kurrë. Kanë përzjerë gjuhën e bukurë shqipe me fjalë të huaja! Gjuha jonë duhetë shkruarë fjeshtë shqip, se fjalët e huaja e shëmtojnë shumë.
Është' e gjerë gjuha jonë dhe'e bukurë shumë, ka fort fjalë të mira për të vënë në vënt të fjalëvë të huaja".
TITUJT E VEPRAVE
Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)
Shqipëria (1880, botuar më 1897)
Bagëti e Bujqësi [1], 1886
Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)
Vjersha për mësonjtoret e para,
E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare),
Histori të përgjithshme
Lulet e verës, 1890
Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)
Fjala flutarake, (vjersha) 1894,
Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898
Qerbelaja (poemë fetare)
Perëndia, 1890
Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të rrevistë "Drita")
Dituritë 1888
Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890)
MIRNJOHJET
Një numrë i madhë  shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin
"Naim Frashëri"
 buste e monumente tjera të figurës së "Naim Frashërit"
 libra mbi dhe për krijimtarin e Naim Frashëit
Me mijëra fëmijë janë pagëzuarë me emrin "Naim" në shenjë të shprehjes së adhurimit të prindërve të tyre.
Emrin përgëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët : NAIMI

FJALËT E QIRIRIT Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot. Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë. Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë, Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem, Dua ta djek trupn' e shkretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë, Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë, Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni. O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron. Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë. Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt. Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar, Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli. Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? Botuar së pari në revistën "Drita", nr.1, Stamboll, 1884, me titull "Qiriri". Eshtë e para vjershë që poeti ka botuar shqip. Marrë nga vëllimi 1 me vepra të zgjedhura të Naim Frashërit, botuar në Tiranë më 1980

“Ne mes tuaj kam qendruar
  e jam duke u perveluar
  qe t’ju jap pakez drite
  naten t’jua bej dite”

E identifikuar

Jeta so kurgjo nese nuk bon sen
halilfazliu
Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 06-02-2008, 16:56:35 »

,,Që  kur ka lindur bota,
Shqipëria gjallë ka qenë,,      më duket se kështu kishte shkruar naimi para shumë viteve kur kishte qene në moshë të re dhe, më duket se e ka  pasur shumë me vend. E si ta shuante ai mallin per popullin dhe vendin e vet?  Në grumbullin e shume gjuhëve që njihte poeti nuk mund të gjeje asnjë fjalë te huaj në shkrimet e tij. Kjo për mua është shumë e habitshme dhe them se këtë e ben vetëm ai shkrimtar i madh që ka dituri kolosale, zjarr të madh dhe vullnet te pasosur. Qoftë i pavdekshem ,,bilbili i gjuhës shqipe,, naimi.
E identifikuar
puna
« Përgjigju #36 më: 21-01-2009, 16:05:01 »

pun pun nat e dit qe te shohim pakez drit
E identifikuar
ina bardhollari
« Përgjigju #37 më: 01-02-2009, 17:35:39 »

O NENA  IME  SA  SHUME  QE  TE  DUA  SE  TI ME  KE  RRITUR  DHE  ME  KE  EDUKUAR  ME   FLET  ME  KESHILLON  VEC  KUR  BEJ  GABIME SA  E  MIRE  QE  JE  TI  O  NENA  IME
E identifikuar
ina bardhollari
« Përgjigju #38 më: 01-02-2009, 17:48:24 »

Kosovar  mbi  male  buletini  shkaba  jote  shqipe  trimi  gjalle  ti  e  gjalle  kosova  altar  drite  gjith  gjakova
E identifikuar
megita bardhollari
« Përgjigju #39 më: 02-02-2009, 11:43:17 »

ne  vizion plus fillon nje  emision rudina  magjistari  misioni  vazhdon  ajo  eshte  e  dashur  dhe  zemrat bashkon  bashke  me  gazetaret ajo  i kerkon  rudina  magjistri  me  shume  dashuri surpriza  ju  ben  pleqve  dhe  te  rrinj
E identifikuar
INA MEGI BARDHOLLARI
« Përgjigju #40 më: 02-02-2009, 11:57:37 »

UN  DEUX  TROIS  JE  VAIS  DANS  LE  BOIS  QUATRE CINQ  SIX    CUEILLIR DES CERISES SEPT  HUIT  NEUF  DANS UN  PANIER  NEUF  DIX  ONZE  DOUZE  ELLES  SERONT TOUTES  ROUGES
E identifikuar
Egi Banushi
« Përgjigju #41 më: 02-02-2009, 13:12:41 »

MALLI  ME  Ka  djegur  per  ty  o Atdheu im  kenge  shume  kam  shkruar  per  motren  vellain  te  afermit  te  gjithe fisin  tim  sa  male  fusha  pyje  ...me  vijne  ndermend  tani  gjuha  e  embel  mjalte me  mungon  ktu  ne  emigrim  nuk  ka  thesar  tu  bleje  nuk  ka  bukuri  tu  zvendesoje  aty  eshte  prangosur   shpirti  im  mee  azgje  nuk  u  nderroj
E identifikuar
fatjon bardhollari
« Përgjigju #42 më: 02-02-2009, 13:39:18 »

o malet e shqiperis dhe ju o lisat e gjera fushate gjata me lule qe ju kam ndermend dit e nat ju bregore bukuroshe  dhe ju o lumenj te kulluar cuka  kodre brinje gerxhe dhe ju pyje te gjelberuar
E identifikuar
IMEF
« Përgjigju #43 më: 02-02-2009, 14:50:13 »

hBVghxadbFTVGGHXVBG VHBGVGVBFCBYGDHGVCV FSBVH
E identifikuar
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #44 më: 07-02-2009, 22:14:47 »

Do te shtrihem te venitem
si kandili qe s'ka vaj...
Balte e pluhur do te behem
te me shkeli kembe e saj....

e te prehem duke puthur
ate kemb pasandaj..
as me thua c'ke me mua
 pse te dua paskam faj??..

...disa nga vargjet e preferuara te miat.. buzeqeshje buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Keni shkruar poezi per 28 Nentorin?
  • Dot Po
  • 17 (43%)
  • -
  • Dot Jo
  • 18 (46%)
  • -
  • Dot Se di
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Kam harruar
  • 4 (10%)
  • -
  • Numri total i votave: 38
  • Shiko temen