Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika Shqiptare Sot (Moderator: BabyDance)Të këndosh dhe kërcesh me inat...


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të këndosh dhe kërcesh me inat...  (E lexuar 1240 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-02-2007, 20:59:01 »
Citojeni




Të këndosh dhe kërcesh me inat...


Belina Budini
28-02-2007
 
 
 
TIRANË - "Për inat të ish-të dashurit, do të tregoj sa vlej... duke kënduar"; "Motoja ime është: "Kërce me inat!"; "Vëllai im nuk beson tek vlerat e mia. Le ta shohë çfarë di të bëj unë tek Star Academy". Nuk janë thënie boksierësh pesë minuta para se të dalin në ring, por deklaratat e 15-20-vjeçarëve shqiptarë që duan të bëhen këngëtarë apo balerinë me çdo kusht dhe sidomos me shumë inat... Më hapurazi kompetitivë se kurrë më parë, duket se të rinjtë shqiptarë janë duke i hedhur tutje edhe komplekset, njëherë e mirë. Marrëdhëniet e tyre dashurore nuk janë më të fshehta, madje as nga prindërit dhe megjithëse 15-16-vjeçarë, flasin për histori dashurie të mbaruara e të tjera fill të reja, zhgënjime dhe lidhje të kota dhe për të gjitha këto, tanimë edhe në publik...
Megjithëse programi që i mbledh këta të rinj nuk është një "Big Brother", ambiciozët që kanë pushtuar këto ditë "Radio Energy" dhe "Tv Klan" duket se po bëhen gati të vetëshndërrohen në personazhe televizivë të vërtetë dhe kanë ndërtuar strategjitë e tyre të fitores. Saimir Mysliu, 19-vjeç, që kërkon të bëhet balerin, thotë se strategjia e tij për të fituar është "kërce me inat" dhe shton se ky spektakël është sfidë për të, sidomos ndaj një shoku të tij, i cili është në një nivel me të, por Saimiri do t'i tregojë se kush është më i mirë. Ndërsa Ajkuna Anxhaku, 15-vjeçe, që do të bëhet këngëtare me çdo kusht, është edhe më agresive: "Nëse fitoj, do të doja t'ia përplasja fitoren time në fytyrë, atyre që nuk kanë pasur besim tek unë!". "Do të doja që të fitoja, për t'i provuar vëllait se jam e aftë, pasi ai nuk ka shumë besim te aftësitë e mia",- shprehet Asleda Rushitaj, 16-vjeç, nga Tirana, që konkurron për balet.

Të simpatizuar, por edhe të antipatizuar për gjithë këtë insistim, megjithatë, të rinjtë shqiptarë kanë kuptuar me sa duket, që ka ardhur koha të "nxjerrësh thonjtë" për të fituar dhe në një "reality shoëëë" siç është "Star Academy"; kjo duket se është tashmë një ligjësi. Kështu ndodh edhe në jetë në fakt, sipas konkurrentëve. Spektakli që pretendon të jetë një lloj shkolle dhe që ofron në fakt bursa për më të mirët, do të drejtohet sërish nga Zana Çela, që kësaj radhe nuk ka më në krah Gjergj Lekën dhe në garë nuk do të ketë më as instrumentistë, por vetëm pretendentë për këngëtarë dhe balerinë. Prezantuesja Zana Çela, thotë se ndryshe nga një vit më parë, këtë herë gara do të zhvillohet në ekip dhe çiftëzimi do të bëhet duke pasur parasysh karakteret e ngjashme të sfidantëve dhe aftësitë e tyre, në mënyrë që sfida të jetë edhe më e fortë. Me sa duket, debati do të jetë sërish një pikë e fortë e spektaklit që nis më 16 mars dhe në jurinë e të cilit, deri tani janë konfirmuar emrat e Pirro Çakos, Andi Dj dhe Albi Nakos. Duket se, në të njëjtën kohë edhe Adi Krasta është duke bërë gati rikthimin e spektaklit të parë, që solli këtë lloj kompeticioni në Shqipëri, "Etheve", në një variant tjetër, që do të quhet "Big Ethet"...


Disa detaje (aspak) intime, të rrëfyera nga të rinjtë

"Mami im është njeri shumë i ftohtë"
Ka dy muaj që është në një lidhje romantike, megjithatë, kësaj marrëdhënieje i jep notën pesë, pasi thotë se është ende e vogël për të konsoliduar një raport romantik. Me prindërit nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje të veçantë. E ëma, sipas Ajkunës, është njeri shumë i ftohtë dhe e ndryshme nga ajo, ndërsa me babain e bashkon "instinkti i mbijetesës".
Ajkuna Anxhaku, Këngë, Tiranë, Mosha 15-vjeç

"Babi im pi shumë dhe jemi keq ekonomikisht"
Është ndarë së fundmi. Është i adoptuar dhe nëna është e mirë, edhe pse nuk përputhet me të, mundohen të kuptohen me njëri-tjetrin. "Është tip pa komplekse, por pi shumë dhe i krijon familjes krizë ekonomike, kështu që momentalisht nuk flas me babain",- shprehet ai. Ka një vëlla nga babai, me të cilin nuk ka marrëdhënie fare. Ai është i martuar, por se di sa vjeç është.
Maringlen Demi, 19-vjeç, për Balet, Tiranë

"Jam arrestuar pesë muaj më parë"
Nuk ka të dashur, por është arrestuar para 5-muajsh, për një çështje verifikimi. Me nënën ka marrëdhënie shumë të mira, ndërsa me babain jo dhe aq të mira. Ka një tatuazh tribal në gisht. Strategjia e tij për të fituar, është "kërce me inat".
Saimir Mysliu, 19-vjeç, Balet, Tiranë

"Tani jam me një tjetër, u ndava para 3-muajsh"
Ka një javë që është e lidhur me dikë, ndërsa është ndarë para tre muajsh më një tjetër. Marrëdhënien e kaluar e vlerëson me 0, për faktin se nuk ekziston më dhe sepse ai nuk do ta kishte lejuar të merrte pjesë në "Star Academy".
Ariola Guxho, 20-vjeç, Tiranë, Balet
 
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |