Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika Shqiptare Sot (Moderator: BabyDance)Këngëtaret, kush zhvishet me mirë !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Këngëtaret, kush zhvishet me mirë !  (E lexuar 2537 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 26-02-2007, 13:22:33 »
Citojeni

Nëse nuk zbulohesh dhe nuk je seksi në veshje, nuk je e pëlqyer për shtëpitë diskografike.   

Muzika... relaks, qetësi dhe art! Por, mbi të gjitha, argëtim... Të bëhesh këngëtare në kohët e sotme nuk është aspak e vështirë, e rëndësishme është të jesh e paraqitshme dhe të kesh hirë të admirueshme; zëri qëndron në fund, po e pate, mirë..., nuk e pate nuk prish asnjë punë... Për fat të keq, kjo është panorama që na dhurojnë çdo ditë klipet e reja të këngëtarëve. Dhe çfarë është më e bukura, maratona është shumë e nxehtë, pasi ato janë në garë se cila e ka minifundin më të shkurt, ikstenshin më të gjatë apo dekoltenë më të hapur. Por numri i këtyre këngëtareve vjen çdo ditë e në rritje. Nuk është çudi, nëse një vajzë të bukur, që mund ta kesh parë në kafene apo rrugëve të ish-Bllokut ta shikosh nesër me një album dhe klip tepër seksi. Deri këtu gjithçka është “OK”, pasi të gjithë e pëlqejmë të bukurën, por, nëse kjo bukuri gërshetohet edhe me një zë të intonuar mirë, atëherë gjërat janë në proporcion të drejtë. Zëri në shumicën e rasteve të këtyre pseudokëngëtareve është inekzistente dhe i paprekshëm; detyrimisht, me hiret e tyre duan të kompensojnë gjithçka çfarë duhet për të qenë këngëtare. Kjo dukuri, aspak e këndshme, e ka mbushur plot e përplot tregun muzikor. Nëse do të fillonim të citonim emra, do mbushej një infinit që nuk do të kishte mbarim as në minus, dhe as në plus, ndaj po e lëmë kështu, se edhe vetë këngëtarët e këtij kalibri e dinë, por preferojnë të fitojnë ca parà në këtë formë, e të zgjasë sa të zgjasë.

Rrymat që aplikojnë

Përgjithësisht, kanë këngë të kopjuara në kopjen më të shëmtuar të mundshme, dhe rryma që lëvrojnë është turbofolk. Jo rrallë, si për ironi, janë të ftuara në media vizive të ndryshme dhe, kur u kërkohet të këndojnë këngët “e tyre”, nuk mbajnë mend as tekstin. Por, gjithsesi, një gjë dinë të thonë: “Kjo është muzika që pëlqehet dhe që kërkojnë dëgjuesit dhe shikuesit, ata i blejnë dhe janë të kënaqur”. Por kjo nuk është e vërteta reale, pasi një numër i madh i intervistuar prej nesh thonë se ”ato vetëm këngëtare nuk mund të quhen, pasi nuk dinë të këndojnë dhe muzika që ato bëjnë është greke, turke, e përkthyer shabllon, pa asnjë përshtatje me muzikën e mirëfilltë shqiptare, kështu që më mirë dëgjojmë “non stop” muzikë të huaj”.

Veshjet

Transparente, sa më të shkurtra dhe të hapura në të tëra anët: këto janë më të preferuarat në tregun muzikor. Të ngjash seksi duhet goxha punë dhe investim, ndaj, siç duket, kjo është puna më e lodhshme dhe që u ha kohën më të madhe atyre. Por edhe këtë barrë të rëndë e kanë hequr shpejt nga vetja, pasi tani kanë regjisorët e tyre të preferuar, që ua ideojnë dhe lookun. Gjithsesi, takat, dekolteja dhe grimi sa më i ekzagjeruar nuk mund të dalin jashtë fokusit të tyre.

Çoroditja e tregut

Lulëzimi i një formati të tillë këngëtarësh, pa diskutim që ka çuar në një çoroditje totali të tregut muzikor. Dhe jo vetëm kaq, por edhe në deformim shijesh dhe konfuzion preferencash. Në këto momente, më bie në mendje një citim i një kompozitori mjaft të talentuar e të nderuar, i cili me të vërtetë i ka kritikuar prej vitesh këta këngëtarë, por, aq më tepër, krijuesit e kësaj muzikë. Aleksandër Lalo shprehet: “Muzika është përzier si mielli i misrit me atë të grurit dhe thekrës, dhe nuk ka sitë në botë që ti ndajë”. Këngëtari, në një farë mënyre, ndikon dhe orienton shijen e dëgjuesit dhe, jo rrallë, i fut në një qorrsokak me muzikën që ata lëvrojnë.

Muzikantët profesionistë

Muzikantët profesionistë janë më të penalizuarit në këtë rast, pasi mbytja e tregut muzikor me këngë pa shije dhe pa përcaktim rrymëë i bën që të jenë në një farë mënyre “demode”. Gjithsesi, ata janë të vetëdijshëm dhe aspak të penduar, edhe pse nuk kanë atë lloj shitjeje si këngëtarët komercialistë, se ditët e këtyre të fundit janë të numëruara, pasi fansat e muzikës janë ndërgjegjësuar se ato nuk kanë asnjë lloj arti në vetvete. Por ka edhe këngëtarë profesionistë, që janë ndikuar nga performancat e këtyre pseudokëngëtarëve, jo në zë, por në pamje për të dalë sa më seksi në klipe, edhe pse jo dhe në performanca live. Një ndër këto, e cila herë shfaqet bë bujë, është këngëtarja Ledina Çelo, e cila është komentuar nga shtypi ditët e fundit nga performimin që bëri në “Veniu”; edhe pse e veshur me kostum u prezantua me ca skena të nxehta, që ua ngriti në maksimum adrenalinën të pranishmëve, dhe po kështu do të prezantohet në klipin e ri.

Leontina Nika 
 
E identifikuar

diamant
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 23-04-2007, 07:33:44 »
Citojeni

Muzika pa na ktheket ne pornografi,zhvishu e zhvishu, dridhu e perdridhu na berje sytë miza miza aq sa harojme tua dergjojme zërin kengetarve.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
CrYsTaL TeaRs
*Endless Love*
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 24-04-2007, 10:47:04 »
Citojeni

Muzika pa na ktheket ne pornografi,zhvishu e zhvishu, dridhu e perdridhu na berje sytë miza miza aq sa harojme tua dergjojme zërin kengetarve.

Po aty është i gjith qëllimi, gjith këto këngëtar qe po dalin sot se mos kan ndonjë ze si ato te paret... po thuj shyqyr ka ardhë demokracia edhe kan fillu njerëzitë te bëjn pare duke u zhveshur e duke u tundur ...
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 21-05-2007, 13:59:23 »
Citojeni

Qyqja po nuk u zhveshen ato...s'ka shitje albumesh..
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 22-05-2007, 07:02:22 »
Citojeni

Vallain kur lexova temën, e kuptova njëherë se " kush vishet me mirë " dhe hyra te lexoj me kurreshtjen se kush paska shije me te mirë për tu veshur. Aman po unë e paskam kuptuar te kundërtën  murit me koke
Unë vlersoj këngën e jo veshjen apo vdeshjen
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
Amy


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 04-06-2007, 16:58:23 »
Citojeni

Ne një dorë mikrofonin, ne tjetrën rimelin! 

Nëse legjenda e muzikes se lehtë shqiptare, Vace Zela do të ishte 18 vjeç sot, me po atë ze dhe pamje, ndoshta nuk do të bëhej kurrë e njohur. Jo sepse talenti i saj nuk do të binte ne sy, por sepse ajo nuk mund ti plotesonte dot standartet e bukurise qe po kerkohen “me dhunë” nga marketuesit moderne te kengetareve femra.

Ne një numer te meparshem te gazetës , ne ju treguam për politikat e ashpra te Hollivudit ndaj artisteve femra, te cilat për tu bërë te famshme duhet te zbatojne rregullin numer një : te jenë seksi. Edhe pse ne Shqipëri industria e muzikes nuk është aq e zhvilluar dhe e organizuar san e Amerikë, pak me nuhatje dhe pak me sugjerime tavoline, duket se edhe ne Shqipëri, seksualiteti ka triumfuar mbi talentin.

Nëse i hedhim një sy vetëm BBF-se apo kanaleve simotra, te duket sikur kengetaret po luajnë “kush bën poza me te bukura” por ne këtë rast loja naïve e femijerise është reformuar ne poza gjysëm nudo, me shtrirje e zvarritje ne krevat apo me levizje lozonjare ndaj një partneri mashkull te videoklipit.

Të qenit I bukur ka qenë gjithmonë një plus për kengetaret. Parashqevi Simaku kishte talent, por do të ishte edhe pamja e saj qe do të tejmbushte sallen e koncerit te saj recital ne Teatrin e Operas dhe Baletit pak përpara se te largohej nga Shqipëria. Buzeqeshja e Liljana Kondakci apo sjellja prej kokete e Nertila Kokes do të mbeten gjatë ne memorjen e atyre qe kanë jetuar festivalet e periudhes se komunizmit. Por ne ato skena u ngjiten dhe u duatrokiten edhe këngëtare te mëdha, si legjenda e muzikes se lehtë Vace Zela gojen e saj te madhe dhe floket e gjatë pa ndonjë model te caktuar, apo Myfarete Laze dhe Aurela Gace qe futeshin tek kategoria e “femrave te mbushura”. Pavareisisht lukut, njerëzitë i adhuronin sepse të gjitha kishin talent dhe aftësi te rralla interpretimi.

Sot është me e lehtë te gjesh një kegnetare me një pamje te bukur sesa një këngëtare te talentuar. “Normalja” pothuajse është hequr nga fjalori. Ato qe janë seksi luftojne te qendrojne te tilla, ato qe u vleresuan nga zëri tani kërkojnë ti vlerësojnë me shumë edhe nga pamja dhe te tjera përpiqen te zhvishen sa me shumë për te qëndruar sa me gjatë ne garen e kësaj industrie muzikore shqiptare. Një nder te parat qe e kuptoi marketingun e imazhit, ishte Bleona Qereti,e cila ne një prej festivaleve te pas 90-tes, (kur artistet ende visheshin thjesht për inerci te asaj periudhe ku iu kerkohej llogari për një centimeter fundi sipër gjurit), veshi një pale pantallona te shkurtra fare dhe cizme pothuajse deri tek gjuri qe nxirrnin ne pah kembet e saj te gjata. Ne atë festival, ajo u përmend me shumë se çdo këngëtar tjetër pavarësisht se zëri i saj nuk te krijonte ndonjë emocion te veçantë, dhe pavarësisht se konkuronte me këngëtare profesioniste. Një vit me vonë, një veshje e zeze si e marrë borxh nga filmat erotike, do të krijonte një efekt aq të madh saqë mediat dhe njereezit do të flisnin mbi te për një kohe te gjatë. Ne këtë mënyrë Bleona me një vokal aspak te veçantë, spikati mbi te tjerat dhe gradualisht ajo u be një nga kengetaret me te shitura shqiptare. Ajo I hapi sytë edhe menaxhereve dhe producenteve muzikore gjithnjë e ne shtim, te cilët tashmë ishin gati te investonin edhe tek këngëtare më pak apo fare talent, vetëm e vetëm te ishin te bukura.

Sot ish-modelet dhe misset si Ciljeta XHilaga, Ingrid Gjoni , Zajmina Vasjari, janë kengetaret me te rezervuara ne koncerte brenda dhe jashtë vendit, albumet e tyre shiten njeri pas tjetrit, dhe çdo intervistë apo thashethem për to, është garanci për shitje gazetash. Ishte ky brez miss-esh te kthyera këngëtare qe I vuri vulen domosdoshmerise se te qenit “seksi” ne ekran.

Edhe kegnetaret e talentuara, me një ze te veçantë e kanë kuptuar rendesine e imazhit. Jonida Maliqi, e laureuar për kanto nga Akademia e Arteve, e mesoi se luku ka po aq rëndësi sa interpretimi. Fillimisht e nisi me veshjet, duke u kthyer ne një kameleone te modës shqiptare, ndërsa tani është perqendruar me shumë tek fiziku i saj. Dikur e beshme, Maliqi sot hyn tek kengetaret e dobeta, ne saje te një diete qe ka nisur nën kujdesin e një dietologeje.

Për Ledina Celon dukej se kurimi i imazhit nuk ishte aq i rëndësishëm, përderisa këngëtarja ishte bekuar me një trup prej modeleje. Nga ana tjetër ajo ka një vokal vërtetë te admirueshem. Por duket se kaq nuk mjaftonte për te shitur disqe. Tashme, pranë te 30-tave, Celo ka nisur te guxoje me seksualitetin e saj. Videoklipi me I fundit, ishte një përpjekje e suksesshme, madje u quajt si një nga videot me te nxehta te prodhuara ndonjëherë ne Shqipëri. Nëse kjo do të ndikoje ne shitjen e albumit te saj, kjo ngelet për tu pare, por është e sigurtë se tani Ledina tani ka fituar me shumë audience.

Një prej ndryshimeve me ekstreme drejt seksualitetit është ai i kengetares Rovena Stefa. Stefa, e cila nuk shquhet për një këngëtare e bukur, u fokusua shumë tek trupi I saj, madje u fol për një nderhyrje kirurgjikale qe ajo kishte bërë për zmadhimin e gjoksit. Me pas vijoi me veshjet, ku nga ato veshje normale me pantallona dhe bluze, ne albumin e saj me te fundit, Stefa është pothuajse aq e zhveshur sa Zajmina Vasjari; një pale pantallona shumë te shkurtra dhe një pale recipeta.

Sa te ndihmon te qenit seksi? Duket se shumë! Aq I rëndësishëm është bërë imazhi ne marketingun e muzikes sot ne Shqipëri, saqë te gjithë kengetaret iu janë nënshtruar një shndërrimi estetik, çfarëdo qoftë ajo. Një shembull me i fundit është ai i kengetares Marjola. Kengarja vlonjate hyri ne treg pak pas prezantimit te suksesshem te bashkeatdhetares se saj Ponit, e cila thithi menjehere audience jo vetëm për këngët e miksuara labe, por edhe për pamjen e saj simpatike. Marjola me një timber zer te ngjashem me atë te Ponit, me një re-miks te repertorit folklorik lab pothuajse te ngjashem me te koleges se saj, fillimisht ngeli ne hije për një arsye te thjeshtë: nuk ishte aq e bukur sa c’duhet. Ne këngën e saj të parë “Sa ne Vlore, sa ne Tiranë”, ajo ishte veshur pothuajse démodé, prerja dhe lyerja e flokeve dukej sikur ishte bërë nxitueshem nga ndonjë parukiere lagjeje. Por gradualisht, duke e kuptuar edhe suksesin e konkurentes se saj, Marjola nisi te shnderrohej. Tashme, për koincidence apo me qëllim ajo ka pothuajse te njëjtin luk si te Ponit (me floke te zeza pis), madje luan po aq shumë me kostumografine sa vlonjatja tjetër.

Duket se rendesine e te qenit seksi e kanë kuptuar jo vetëm protagonistet e kësaj industrie, menaxheret dhe kengetaret, por edhe ata qe qendrojne jashtë saj, ose qe deri tani kanë luftuar për talentin dhe origjinalitetin. Ne një puntate te spektaklit Star Akademi, poetja qe kohët e fundit po eksperimenton me këngën, Mimoza Ahmeti, i tha njeres prej sfidanteve (Megit) se ajo duhej te humbte ne peshe nëse do të vazhdonte karrieren si këngëtare. Kur e degjon, te duket si një koment i ashper dhe i pavend ndaj një adoloshenteje ende ne rritje, por ja qe ne këtë rast, Ahmeti e prezantoi sfidanten me një copez te realitetit te industrise se muzikes, qe fatkeqësisht ne këto kohe moderne nuk pyet me vetëm për talentin, por edhe për gjoksin e mbushur, kembet e gjata, belin e holle, floket e shndritshem, levizjet sensuale.....dhe lista vazhdon.
 

G.Korrieri
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 04-07-2007, 20:46:19 »
Citojeni

I lumte dora atij apo asaj qe  ka shkruar këtë artikull. Ju betohem tek sa lexoja rreshtat ku flitej për Vace Zelen, Nertila Koken, Liljanen, Parashqevine mu rrenqeth trupi.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 13-11-2007, 23:29:10 »
Citojeni

..nuk është e drejtë..
rinia jonë po merr një shembull absolutisht te keq duke pare gjëra te tilla..

në vend të mbarojnë një uni apo degree...mendojnë se është me mirë apo me lehtë te krijosh karriere duke ekspozuar veten ne mënyra dhe forma te tilla...

keq...vërtetë...
E identifikuar

There is just one life for each of us:  our own.
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 21-11-2007, 12:00:32 »
Citojeni

Unë mendoj se ato qe mund te cajne pa u zhveshur, duhet te kenë talent te papare (Anjeza Shahini, Elsa Lila, etj). Ndërsa atyre u mungon çdo lloj edukimi muzikor apo qe nuk kanë talentin e kërkuar për te care përpara, mund te mbajnë veshur vetëm pak rroba, kështu qe zëri do të mbetet ne plan ne dytë (ose te tretë, varet nga gjërat qe paraqiten ne videoklip).
E identifikuar

Looks like love has finally found me...

dora@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |