|
Berni
|
 |
« më: 15-12-2006, 13:59:36 » |
|
Kanë lënë mënjanë këngëtarët e huaj dhe i janë kthyer traditës shqiptare.
Sipas shitësve të dyqaneve të muzikës në kryeqytet, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur tingujt e muzikës së huaj mbushnin pub-et, lokalet, makinat apo banesat, këtë vit po shiten më tepër disqet dhe kasetat e këngëtarëve shqiptarë.
“Përsa u përket moshave të reja, janë të tërhequr pas miksimeve muzikore, rrymëës muzikore tallava, regaton apo hip-hop.
Preferohen këngëtarë, si Greta Koci, Bleona Qereti, Soni, Westlife, Produkt 28, Nora Istrefi, Etnoengjëjt, Kastro Zizo etj.; gjithmonë këtu flasim për moshat e reja.
Ndërsa moshat më të thyera ende janë të tërhequra pas muzikës popullore shqiptare, si Eli Fara, Bujar Qamili, Artiola Toska, Irini Qirjako etj.,” shprehet Ervisi, shitës prej pesë vjetësh në një dyqan të Rrugës së Dibrës.
Jo vetëm muzika, por edhe videokasetat me filma apo humor shqiptar blihen nga qytetarët, edhe pse janë prodhime të vjetra.
Gazeta e Tiranës/ G.S.
|