Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Vallet popullore !  (E lexuar 3083 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-06-2007, 15:20:42 »
Citojeni

Janë pjesë e kulturës artistike popullore, që perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.

Vallet lirike zënë vend të madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre janë vallet rituale ("Lule manushaqe", Kolonje etj); vallet e dasmes ("Nusja jonë arberore", Lunxheri ne Gjirokaster etj); vallet erotike ("Kercimet e Logut", Malesia e Madhe ne Shkodër etj); vallet humoristike ("Vallja e nuses se Fajes" nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime ("Ojna e lepuri", Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimëria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose se bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove dhe Kosovë Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).

Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike ("Valle bishtore e Labinotit" çermenike ne Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike ("Kercim burrash" Hasi i Rrafshit-Kosovë etj)

Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe çamerise i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqipërisë se Mesme dallohen për shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqipërisë qendrore (çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranës dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nëntë Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqipërisë se Mesme e Veriore, duke përfshirë Kosovën dhe vise te tjera shqiptare, dallohen për kercimet e grave që luhen nga një, dy ose me shumë valltare te shkeputura njera nga tjetra me një kercim te lirë. Ne pasurinë koreografike te trevave Veriore tërheqin vemendjen dhe vallet me emertime te veçanta te cilat janë krakteristke sidomos ne Lume, Malësi te Gjakoves, Malësi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj

Vecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysmë rrethi; c) vallet ne dy vija përballë njera tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pesë tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

pregatitur nga Ramazan Bogdani
E identifikuar

VESHTRO.com


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-07-2007, 10:29:40 »
Citojeni

Mezi pres te martohet ndonjë i aferm apo i njohur për te ikur ne dasëm e për te kërcyer. Me pëlqejnë jashtë masë vallet popullore Shqiptare! buzeqeshje
E identifikuar

www.Veshtro.com - Filma Shqiptare,Teater,Filma për Femije,Kolona Zanore, Komedi Shqiptare,Parodi,Kenge Shqip, Muzikë për Femije.
marionela
« Përgjigjja #2 më: 13-04-2008, 18:50:14 »
Citojeni

a me thoni si mundem ti download këngët shqipetare vallet shqiptare se nuk munden valle e jugut zbehet fjale.
E identifikuar
tonysbelet

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 12-06-2008, 13:21:00 »
Citojeni

Janë pjesë e kulturës artistike popullore, që perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.

Vallet lirike zënë vend të madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre janë vallet rituale ("Lule manushaqe", Kolonje etj); vallet e dasmes ("Nusja jonë arberore", Lunxheri ne Gjirokaster etj); vallet erotike ("Kercimet e Logut", Malesia e Madhe ne Shkodër etj); vallet humoristike ("Vallja e nuses se Fajes" nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime ("Ojna e lepuri", Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimëria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose se bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove dhe Kosovë Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).

Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike ("Valle bishtore e Labinotit" çermenike ne Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike ("Kercim burrash" Hasi i Rrafshit-Kosovë etj)

Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe çamerise i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqipërisë se Mesme dallohen për shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqipërisë qendrore (çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranës dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nëntë Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqipërisë se Mesme e Veriore, duke përfshirë Kosovën dhe vise te tjera shqiptare, dallohen për kercimet e grave që luhen nga një, dy ose me shumë valltare te shkeputura njera nga tjetra me një kercim te lirë. Ne pasurinë koreografike te trevave Veriore tërheqin vemendjen dhe vallet me emertime te veçanta te cilat janë krakteristke sidomos ne Lume, Malësi te Gjakoves, Malësi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj

Vecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysmë rrethi; c) vallet ne dy vija përballë njera tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pesë tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

pregatitur nga Ramazan Bogdani
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |