Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika Popullore (Moderator: BabyDance)U zhvillua në Shkodër edicioni i VII i këngës popullore qytetare shqiptare !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: U zhvillua në Shkodër edicioni i VII i këngës popullore qytetare shqiptare !  (E lexuar 735 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 21-09-2007, 14:28:09 »
Citojeni

Kavaja, djepi i këngës dhe traditës kulturore

Vlera, roli dhe rëndësia e kulturës mbeten përcaktuese për identitetin e një populli, të një vendi e të një kombi. Kavaja mbetet qendra kryesore e drejtimit dhe organizimit të veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike dhe historike, duke ruajtur e pasuruar fondin autentik të kulturës qytetare kavajase, duke plotësuar një hapësirë të munguar në spektrin e botimeve specifike. Populli i Kavajës është një mjeshtër i kultivimit dhe ekspozimit të veprimtarive folklorike, të pasurive folklorike në tekstet popullore, të krijimit e tij 500 vjeçare. Populli i Kavajës ka thurrur me pentagramin e shpirtit një etnofolklor brilant që ka ardhur nga shekujt dhe shkon drejt shekujve. Paraqitja që i bën krijimeve të tij në folklore shpreh qartë ekzistencën e pakontestueshme të kulturës sonë qytetare dhe historinë e qytetërimit në këngë.

Grupi i Kavajës ka një traditë të shkëlqyer në kultivimin e këngës popullore qytetare. Para pak kohësh në Shkodër u zhvillua edicioni i VII i këngës popullore qytetare shqiptare. Festivali tipologjkik folkorik u zhvillua në atmosferën tepër të këndshme të qytetarëve shkodranë. Grupet e ardhura nga të gjitha prefekturat konkuruan me dinjitet në këtë festival. Kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, falenderoi ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, për organizimin e kësaj veprimtarie.

Veshjet kombëtare të veçanta për çdo qytet, treguan në Shkodrën e këngës popullore qytetare kishte ardhur e gjithë Shqipëria dhe po këndonte në një kor këngën e bukur popullore. Çdo lule ka erën e vet, thotë një shprehje popullore. Ndaj çdo grup meriton çmimin e veçantë të traditës dhe të veshjeve karakteristike të tyre. Kurora e këtij festivali ishte përzgjedhja e emrave të jurisë si; Agim Krajka, kryetar, ndër kompozitorët më të njohur të vendit, Sami Pira, kompozitor nga Prishtina, Zef Çoba, kompozitor, Agron Xhagolli, professor në fushën e folklorit, sidhe artistja dhe këngëtarja Sabahet Vishnja. Konkurimi i natës së parë shprehu qartë ambicien për çmim të secilit grup.

Gjatë konkurimit doli në pah lidhja e këngës mes brezave, brezat që themeluan këngën qytetare si dhe atyre që po vazhdojnë të ruajnë kulturën e traditës. Nga grupet më të mira përmendim Kavajën, Fierin, Shkodrën, Elbasanin, Beratin,Vlorën. Në ndryshim nga nata e parë e Festivalit, juria u befasua me konkurimin dinjitoz të grupit të Kavajës. Ky grup u shoqërua me duartrokitjet fisnike të spektatorit shkodran. Kavaja, që nga kënga e parë deri në fund, demonstroi vlerat kulturore të qytetit të saj. U duk qartë që shpërthyen artistët e Aleksandër Moisiut. Kavaja duket që pas Kupës së Republikës tashmë do të ishte dhe fituese e Kurorës së Festivalit.

Drejtori i Festivalit, zoti Esat Ruka, vlerësoi grupet për seriozitetin që i kishin dhënë kësaj veprimtarie, por tepër emocionuese ishte kur në skenë u ngjit ikona e këngës shkodrane Bik Ndoja, për të marrë çmimin e dhënë nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike. Pas një konsultimi të gjatë të jurisë, ngjitet në skenë zoti Agim Krajka për të dhënë çmimet e këtij aktiviteti. Ai vlerësoi të gjitha grupet, por me çmim të parë u vlerësua Kavaja, me çmim të dytë Shkodra, me çmim të tretë Fieri.

Grupi i Kavajës u paraqit me këto këngë: "Leu dielli në atë buzë mali" kënduar nga Jolinda Kaçuli, këngë e traditës kavajase, ndryshe nga ç'mund të ndodhë me mjaft krijime të tjera, kjo këngë ka të veçantën e saj që këndohet në këtë trevë, ku si kohë-zgjatje e saj përcaktohet harku kohor i fillimshekullit të kaluar. Jolinda interpreton me elegancë, freski dhe muzikalitet. Fillimet e karrierës së saj artistike, Jolinda i ka që në moshë fare të re. Ajo, me zërin e saj, ka përfaqësuar denjësisht vlerat më të mira të këngës kavajase. Kënga "Këndon gjeli pika pika", kënduar nga Simona Karafili. Është një këngë me traditë të lashtë. Melodia e saj është e ngrohtë dhe vargjet e thurura me mjaft shije, mund të quhet një nga perlat e këngës kavajase. Simona bën që të shkrihet vokali në shoqërimin instrumental në një vijë të mrekulluesheme. Aktualisht ajo studion për Kanto në Liceun Artistik, është një vajzë që synon të arrijë shumë lart në interpretimin e këngës popullore si dhe asaj të kultivuar.

"Mun aty ku dridhen qerret", këndon Enkeleda Arifi, shoqëron grupi i burrave. Ajo është ndër këngëtaret më të suksesshme e cila në Shkodër u nderua me çmimin si këngëtarja më e mirë. Po të njëjtin çmim mori dhe në Festivalin çam, organizuar në Sarandë. Grupi i Burrave është autoktonia e interpretimit të këngës folklorike qytetare të Kavajës. Në vetvete, grupi i njohur i burrave mban peshën kryesore të ruajtjes, kultivimit dhe pasurimit të këngës qytetare. Ky grup me interpretimin virtuoz, është vlerësuar jo vetëm nga spektatori, po dhe nga specialistë më në zë të këngës qytetare.

Këshilli Bashkiak i qytetit i ka akorduar vlerësimin "Krenaria e Qytetit". Grupi Valleve. vlerat e valles kavajase janë të njohura, kjo falë shumë brezave të valltarëve, të cilët me finesë e zhdërvjelltësi demonstruan në skenë traditën e valles, e cila ka bërë jehonë jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Kjo traditë ruhet dhe pasurohet nga Qendra Kulturore "Aleksandër Moisiu". Ajo është një ndjesi artistike tepër e përpunuar, origjinale dhe e papërsëritshme, që e identifikon nga trevat e tjera. Këtu mund të veçojmë "Vallen e qypave", "Vallen e Zileve", "Vallen Dyshe", "Vallen e Shqipërisë së Mesme", që janë dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore. Grupi i Kavajës edhe në Festivalin e Çamërisë në Sarandë është nderuar me çmim të dytë. Ky grup vijon në vazhën e një tradite, e cila ka ardhur duke e pasuruar me elementë etnokulturore dhe përbën shpirtin poetik të qytetit të bukur të Kavajës.


Gëzim Bara QKVF

Kujtim Shtini Qendra Kulturore Kavajë

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |