Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika Popullore (Moderator: BabyDance)Mehdi Zena, një jetë me këngën qytetare elbasanase !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mehdi Zena, një jetë me këngën qytetare elbasanase !  (E lexuar 1453 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 05-04-2007, 06:13:26 »
Citojeni

Vëllezërit Zena, të cilët për vite të tëra i kanë dhënë shpirtin këngës popullore elbasanase apo asaj që është quajtur kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, kanë qenë protagonistë të saj për dekada të tëra.Sot, nga të dy vëllezërit e famshëm në gjithë vendin e vazhdon ende aktivitetin artistik në Shqipëri vetëm Mehdi Zena, i cili jeton ende në qytetin e Elbasanit. Në këtë intervistë për gazetën “Sot”, ai është shprehur rreth traditës së familjes Zena në këngën popullore, për shndërrimin që kënga popullore ka pësuar sot dhe vlerat që kënga elbasanase mbart ende sot e kësaj ditë. Sot, nga të dy vëllezërit e famshëm në gjithë vendin e vazhdon ende aktivitetin artistik në Shqipëri vetëm Mehdi Zena, i cili jeton ende në qytetin e Elbasanit. Në këtë intervistë për gazetën “Sot”, ai është shprehur rreth traditës së familjes Zena në këngën popullore, për shndërrimin që kënga popullore ka pësuar sot dhe vlerat që kënga elbasanase mbart ende sot e kësaj ditë.

Sa e lidhur ka qenë familja Zena me këngën popullore qytetare elbasanase?

Familja ime ka lidhje të hershme me këngën popullore qytetare, për arsye se babai im ka qenë këngëtar dhe instrumentist me orkestrinën e Usta Isufit, kështu që çdo këngë që ishte dhe çdo këngë që dilte fillimisht e këndonte babai im. Nga kjo morëm edhe ne, unë dhe më vonë vëllai im, Demiri dhe qysh të vegjël kemi filluar të këndojmë në shtëpinë e pionierit, në koncertet me rininë. Që në moshën 12- vjeçare unë i jam bashkangjitur skenës në një koncert të rinisë në Durrës. Fillimet e mia dhe njohja në publik ka qenë në vitet 1974, falë suksesit që kishim me koncertet e grupeve amatore të ndërmarrjeve, ku unë me Demirin merrnim pjesë në Estradën e ndërmarrjes riparim shërbimeve. Aty na shikon dhe na dëgjon Mithat Stringa, i cili thërret Alfons Balliçit e i thotë “Mbrëmë kam dëgjuar një duet. Ma i përsosuri që kam dëgjuar!”. Ne kemi qenë duke kënduar “Iku nata, agun malet” e që nga ai moment u bëmë pjesë e jetës artistike të Shtëpisë së Kulturës dhe Estradës. Në Festivalin e parë të Këngës Popullore Qytetare, në fund të viteve ‘74, ku ishin pjesëmarrës artistë të njohur të skenës si: Bik Ndoja, Hafza Zyberi, Zan Zyberi, Zeliha Sina etj, pata debutimin tim në këtë festival me një duet me këngëtarin e njohur shkodran Bik Ndoja me këngën “Del një vajzë prej Hamami”, të përpunuar nga Alfons Balliçi. Nga viti 1976 ne filluam rregullisht në Estradën e Teatrit “Skampa” dhe gjatë gjithë këtyre viteve, ku përveç punëve të tjera që na shoqëronin në jetën e përditshme, ne nuk i jemi shkëputur skenës. Edhe sot unë vazhdoj të kontribuoj në këtë skenë si profesionist.

Sa i është bashkangjitur zëri juaj këngës popullore qytetare elbasanase?

Nuk është mirë të flasësh për veten, më mirë është të flasin të tjerët. Ne këtë e ndjejmë tek njerëzit, jo vetëm nga elbasanasit, por edhe nga njerëzit në rrethe të tjera, që na simbolizojnë më këngën qytetare elbasanase, duke na quajtur adapt për atë punë. Jo vetëm të këngës së Usta Isufit, por edhe të Mustafa Bodinit dhe Leksi Vinit, falë edhe prej disa artistëve të tjerë, si Alfons Balliçi, Rustem Serica, Has Topalli, Sopot Serica. Gjithmonë na e përshtatnin këngën me zërin, por në shumë raste edhe i kemi zgjedhur vetë. Këngët e atyre viteve janë përcjellë mirë nga unë dhe vëllai im Demiri, por edhe këngëtarëve të tjerë si B. Tafani, M. Mehja, Z. Zdrava etj, sepse kënga elbasanase është një këngë e shtruar dhe kjo ka bërë përshtatjen e saj nga ne. Edhe më parë kënga popullore ka qenë kënduar nëpër odat e shtëpive elbasanase, kur burrat ulur nëpër postiqe i këndonin dashurisë, natyrës dhe bukurisë shpirtërore. Edhe sot njerëzit nuk e dinë që usta Isuf Myzyri ka qenë një bektashi dhe një pjesë e mirë teksteve iu kushtohet figurave të teqeve, por që tingëllojnë sikur ky i këndon ndonjë të dashure. Kjo ka qenë mjeshtëria që u ofron kënga qytetare elbasanase këtyre ustallarëve të mëdhenj të këngës popullore qytetare elbasanase.

Dikur “Vëllezëri Zena”, sot Mehdi Zena...

Po, është e vërtetë. Demiri ka vite që ka ikur nga Shqipëria për në Amerikë. Të gjithë na simbolizonin si “Vëllezërit Zena” dhe unë gjithmonë e kam ndjerë mungesën në këto vite të vëllait tim, Demirit. Artdashësit e këngës popullore nuk na njihnin me emrat tona, por i kishin shkrirë në një, Vëllezërit Zena. Me Demirin unë më shumë kam qenë shok sesa vëlla, sepse nuk jemi ndarë as këtu në Elbasan, as në turne jashtë shtetit. Gjithmonë kemi qenë bashkë dhe kjo qenë arsyeja pse e kam konsideruar më shumë shok se vëlla. Ikja e Demirit domosdo ka bërë punën e vet, megjithatë unë jam munduar si ai të mbijetoj edhe vetëm.

Duke qenë një familje me tradita në drejtim të këngës popullore, si jeni ndjerë kur këto këngë i keni kënduar të deformuara?

Ajo kohë mos ardhtë më për disa gjëra, sidomos prej cungimit dhe deformimit që ju bë teksteve. Edhe ne çuditeshim se ku figura e Usta Isufit nderohej me titull “Artist i Popullit” dhe në të njëjtën kohë deformoheshin tekstet. Madje, njëri tekst ka qenë kënga “Iku nata, agun malet”, që ata e bënë “M’i gëzofsh të gjitha oxhaqet që nga Krasta në Bradashesh”. Thua se e dinte i madhi Usta Isufi që do të ndërtoheshin konservimi bashkë me metalurgjinë! Kjo tregon që ne kemi hasur në shumë vështirësi. Flitet shumë për dhunën e diktaturës, por për ne artistët dhuna është përdorur në ndryshimin e të kënduarit të teksteve origjinale, për një fjalë dyqan ato thoshin do të heqim krejt këngën se është fjalë turke. Duke qenë se këngët i kishim mësuar që në fëmijëri, në shumë raste harronim tekstet e reja, se ishim mësuar me ato të vjetrat, gjë që për ne krijonte problem kur ngjiteshim në skenë.

A mendoni se kënga popullore qytetare elbasanase e ka kaluar Shqipërinë e mesme?

Ne kemi zhvilluar shumë turne në të gjithë Shqipërinë. Është e vërtetë që kënaqësinë më shumë e kemi ndjerë në Veri, pikërisht në qytetin e Shkodrës, në djepin e kulturës dhe të dashurisë për këngën popullore. Kjo për arsyen se kënga e Shqipërisë së mesme pëlqehet në këtë qytet dhe unë kujtoj me nostalgji koncertet që ne jepnim në Shkodër. Linin mbresa të mëdha: nga 7 ditë që ishte shfaqja, ne qëndronim 17 ditë dhe biletat shiteshin dyfish. Duhet ta theksoj, se ne jemi pritur mirë edhe në Jug të Shqipërisë, ku ruajmë kujtime të mira që na ka afruar publiku i artdashësve të qytetit të Gjirokastrës, Vlorës etj. Por më shumë këngën tonë e këndojnë zona e Gjakovës dhe në biseda me këngëtarët e dëgjuar kosovarë, ata shprehen se Elbasani, Shkodra dhe Gjakova kanë ditur ta ruajnë këngën popullore dhe këngët e këtyre rretheve përcillen mirë në këto qytete. Prandaj ne pëlqehemi shumë edhe sot. Unë jam i ftuar në gëzimet familjare të qytetarëve shkodranë, por edhe atyre Gjakovarë dhe ky është një vlerësim që më bëhet mua, si përçues i trashëgimisë së këngës popullore qytetare  elbasanase.

Si ndiheni që kënga popullore ka marrë një drejtim tjetër?

Jua shpreh me sinqeritet se më vjen keq, që kënga popullore shqiptare huazohet nga disa kompozitorë dhe këngëtarë të rinj dhe më vjen çudi. E kam shprehur edhe më parë, se ku kanë qenë gjithë këta këngëtarë? Unë jam që të evoluojë zhanri i muzikës dhe pikërisht ai këngës popullore, sepse kënga popullore tregon identitetin e një kombi. Po ashtu, dënoj ato që huazojnë këngën popullore qytetare me ato greke, turke apo edhe arabe, gjë që nuk i bënë mirë trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Me probleme të tilla jemi ndeshur edhe ne në shtëpitë diskografike, ku na është imponuar futja edhe e ndonjë kënge, që sipas atyre pëlqehet në treg.

Çfarë mendimi keni për punën e institucioneve kulturore artistike, në përgatitjen e këngëtarëve të rinj në zhanrin e këngës popullore?

Është me të vërtetë për të ardhur keq që këto institucione, që stimulojnë brezin e ri për të kënduar këngën popullore, nuk punojnë aq sa duhet në këtë drejtim. Në shumë institucione kulturore të qytetit, si në atë të kulturës ashtu edhe në estradë,  nuk afrohen këngëtarë të rinj, që ne më të vjetrit t’ua lëmë plejadën tonë disavjeçare brezave të ardhshëm, që kënga popullore qytetare të bëhet e dashur për çdo familje elbasanase. Largimi i shumë krijuesve elbasanas e ka lënë të fjetur këngën popullore. Sot ndihet vlera e madhe që ka dhënë Balliçi, Has Topalli për zhvillimin e jetës kulturore në këtë qytet dhe disa pseudo- artistë e kanë kthyer jetën kulturore në varësi të preferencave të tyre, gjë që nuk i sjell mirë as zhvillimit të jetës kulturore të këtij qyteti, por as artdashësve elbasanas, që dita nga ditë i largohen skenës. Kjo për mua është timpan për ata që kanë vesh ta dëgjojnë.

Gazeta Sot
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-11-2007, 03:32:36 »
Citojeni

Mehdi Zena me pëlqen shumë ishte dhe ne toronto për koncert...
E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 11-12-2007, 07:06:30 »
Citojeni

Mehdi Zena këndon shumë bukur. Tamam kenge origjinale popullore.
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |