Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika Popullore (Moderator: BabyDance)Maratona e Këngës Popullore


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Maratona e Këngës Popullore  (E lexuar 403 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 22-03-2008, 11:15:58 »
Citojeni

Kënga popullore do të jetë sërish në ekran pas katër vitesh mungesë. Adi Hila dhe bashkëpunëtorët e tij të përhershëm, Pandi dhe Bledi Laço do të rikthejnë ndjesinë e këngës së popullit përmes spektaklit muzikor “Maratona e këngës popullore”. I konceptuar si një garë, ky program do të vijë më shumë se kurrë si i tillë në ekranin e Televizionit Klan. Organizatorët, të cilët janë ende në fazën e mbledhjes dhe seleksionimit të këngës, duket se tregohen të kujdesshëm, për “të mos folur përpara kohe”, siç shprehen ata. Është momenti, kur puna është ende në fillime për të ndërtuar një spektakël, që pritet të jetë në ekran në fundin e muajit të ardhshëm. Ajo, që është interesante lidhet me faktin, se një pjesë e këngëve popullore nuk do të vijnë vetëm në variantin e tyre origjinal, por edhe të përpunuara e të sjella në kohë. Nga ana tjetër pjesëmarrja do të jetë e gjerë, duke përfshirë jo vetëm të gjitha zonat e Shqipërisë, por edhe këngëtarët ngaKosova dhe Maqedonia.Megjithatë pavarësisht numrit të këngëve pretendente, në garë do të jenë të përfshira gjithsej 80 këngë, për të zgjedhur fituesen, që do të shoqërohet nga një çmim prej 1 milion lekësh të reja. Materialisht do të vlerësohen edhe çmimi i dytë e i tretë. Sigurisht pjesë e garës do të jetë edhe spektakli i ndërtuar në këtë funskion, për të cilin pritet të gjendet edhe një prezantues i denjë. Për momentin nuk kemi arritur të mësojmë një emër konkret, megjithatë organizatorët duket se do të kenë një zgjidhje origjinale dhe të veçantë. E sigurt është, që nuk bëhet fjalë për Pandi Laçon.Pasi kanë´mbyllur njëri pas tjetrit, programet “C’est la vie” dhe “Këngët e shekullit” autorët rikthehen tashmë në Maratonën e
Këngës Popullore.

PanoramaPlus
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |