|
Berni
|
 |
« më: 13-01-2007, 15:52:25 » |
|
Ideja është për një aktivitet të përvitshëm me këngëtarët më të mirë
Një show i këngës popullore. I tillë është konceptuar spektakli, që pritet të organizohet së shpejti nga Radiotelevizioni shqiptar me titullin “Mikrofoni i këngës popullore”. Rikthim në skenë i këngëtarëve të vjetër, por edhe i të rinjve, që tashmë lëvrojnë muzikën popullore. Janë 10 emra këngëtarësh, të përzgjedhur nga publiku gjatë vitit 2006, përmes votimit me mesazhe në emisionin radiofonik, “Shpirtin tek kënga” drejtuar nga nga Shpresa Mezini dhe Gazmend Agai, ata, që do të jenë protagonistët kryesorë në një mbrëmje të madhe nën drejtimin e spikeres së njohur të TVSH-së Silvana Braçe. Do të rikthehen këngëtarët e vjetër të këngës popullore shqiptare, por brenda këtij spektakli do të përfshihen edhe këngëtarë të rinj në moshë e profesion, të cilët zërin e tyre ia kanë dedikuar tërësisht muzikës popullore dhe motiveve të saj. Eli Fara, Bujar Qamili, Hysni Zela, Irini Qirjako, Artiola Toska, Fatmira Breçani, Valbona Halili, Remzie Osmani, Poni dhe Selami Kolonja, janë këngëtarët e votuar nga publiku gjatë vitit 2006 në një maratonë radiofonike të muzikës populloren në kanalin e parë të Radio Tiranës. “Ka pasur një ndarje të këngëtarëve dhe këngëve në katër kategori - tregon drejtuesi dhe ideuesi i këtij emisioni, Gazi. Në çdo kategori, të ndarë mbi bazën krahinore në këngë të veriut, Shqipërisë së mesme, Shqipërisë së jugut dhe diasporës, kanë qenë nga tre këngëtarë përfaqësues dhe më pas votat e publikut kanë përzgjedhur të preferuarit e tyre”, vazhdojnë ata. Por megjithatë, në spektaklin, që do të kurorëzojë këtë garë nuk do të mungojë asnjë nga këngëtarët konkurrentë, edhe ata që janë skualifikuar. Një tjetër hapësirë e konsiderueshme është lënë për të ftuarit specialë, ku përmenden emrat e çiftit të njohur Mihrie Brahja dhe Naim Abazi, kuarteti çam, Miranda Hashani, etj. “Qëllimi ynë është që ky spektakël të shëndërrohet në një aktivitet të përvitshëm, sepse edhe muzika popullore, tek e cila po mbështeten pjesa më e madhe e krijuesve sot, meriton të ketë një eveniment periodik dhe promovues”, tregojnë ideuesit e këtij spektakli që do të ketë për udhëheqës artistik, Edi Balili.
GazetaPanorama
|