Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika Popullore (Moderator: BabyDance)Historiku i Muzikës Popullore Shqiptare !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Historiku i Muzikës Popullore Shqiptare !  (E lexuar 1615 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-02-2007, 09:28:58 »
Citojeni

Muzika jonë popullore është e lashtë sa dhe vete jeta.
Ajo paraqitet mjaft e larmishme ne baze te rrethanave te jetës, kushteve historike dhe shoqërore te fiseve dhe te viseve tona. Maredheniet me popujt e tjerë e kanë pasuruar me tepër këtë folklor.
Kenget popullore nuk kanë lindur ne ere. Ato kanë lulezuar sipas etapave te zhvillimit shoqeror, ekonomik duke pasqyruar aspektet e shumeaneshme te jetës se popullit dhe ne veçanti te shtresave të ndryshme te saj, si blegtorine, bujqesine, zejtarine, ritualet e ndryshme te pranveres, te festave te motmotit etj.
Kenget popullore ndahen ne dy blloqe te mëdha qe janë këngët lirike dhe epike.
Tek këngët lirike hyjne këngët e djepit, këngët e dashurisë, këngët e dasmes, ritualet, këngët e kurbetit, këngët e nizameve (djem qe shkojnë ushtare ne Turqi), vajet dhe këngët e punës, kurse ne epike hyjne këngët historike, legjendat, baladat dhe këngët e kreshnikeve. Kenget qe kendohen ne krahinat ne veri te Shkumbinit quhen kenge homofonike ndërsa këngët e kenduara ne krahinat poshteShkumbinit quhen kenge polifonike.
Çdo krahine ka këngën e vet karakteristike. Çdo fshat ka karakteristikat e veta ne melodi.
Ashtu si kenga popullore edhe vallja popullore është e larmishme. Po kështu dhe instrumentat popullore te cilat kanë mberritur deri sot si çiftelia, lahuta etj.
Një nga vallet me te lashta është "Skifteri dhe Pellumbesha" e cila shoqërohet vetëm me ritmin e 2 guralecave (Mirdite) apo Vallja e Shpatave e Malesise se Shkodrës.
E identifikuar

Sarandjoti

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 03-03-2008, 09:59:06 »
Citojeni

Vallja e shpatave... është Vallja e lashtë Pirrike

Të gjitha melodite e jugut bëhen ne shkallen pentatonike pa semitone ... domethënë e Doreve te lashtë. Kush janë pasardhesit e Doreve/Spartaneve kur vetëm ne kendojme kështu ne Balkan?

Kenga polifonike Kaone (gjithashtu pentatonike) është dokumentuar nga shkrimtare te lashtë (p.e.s.) si qarje dhe si blegerimat e deleve, te kenduara nga disa njerëz qe vishnin fustane the kapele te bardha, dhe ishin kokë medhenj.

Me lahute ishin kenduar këngët epike te Homerit (plaku i verber qorr tek filmi "Skenderbeu" do të na thotë diçka).

Ciftelia është instrument i futur vonë, por muzika polifonike (dy fonike/çift-fonike për me egzaktesisht) është muzika Thrake... gjeje atë tek këngët e Vellezerve Dervishi ne mënyrë vokale, gjeje atë ne melodite me dy zurna dhe tupan (mënyrë mderne e imitimit te fyellit dysh Aulos qe hapte Olimpiadat).



Kerkoni mbi folklorin tonë.

E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |