|
Berni
|
 |
« më: 23-04-2008, 09:23:30 » |
|
Kavaja, organizatore e Festivalit Folklorik të Këngës Qytetare
Për tri net në qytetin e Kavajës do të organizohet Festivali folklorik tipologjik i kënges qytetare. Ministria e Kulurës, Rinisë, Turizmit dhe Sporteve, në bashkëpunim me Bashkine e qytetit të Kavajës është organizatorja e këtij festivali festivali folkorik tipologjik te kengës popullore qytetare shqiptare, aktivitet qe starton në qytetin e Kavajës nga data 23 deri me 25 prill. Është ky evenimenti më i madh kulturor për këtë qytet, i cili do të presë për tre net më radhë ansamblet më të mira nga të gjitha trevat shqipfolëse. Në traditën e këtij festivali është qyteti fituesi i festivalit paraardhës. Dhe në të tilla rrethana Ansambli i Qendrës kulturore artistike “Aleksandër Moisiu”, si fitues i edicionit të vitit të kaluar të kësaj ngjarjeje artistike, e solli këtë trofe nga qyteti i Shkodrës. Për të kurorëzuar më sukses këtë ngjarje artistike, strukturat e bashkisë Kavajë i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme organizative. Fakti që bashkia e këtij qyteti është bashkëorganizatore e festivalit, së bashku me MTKRS-në, ka bërë atë që t’u shkohet gjërave deri në fund, si në akomodimin e ansambleve artistike dhe në marrjen e masave të tjera që sigurojnë mbarëvajtjen e këtij aktiviteti kombëtar, i pari i këtij lloji që organizohet në qytetin e Kavajës. Sheshi kryesore i qytetit do të shndërrohet në një skenë të madhe ku të gjithë grupet pjesëmarrëse në këtë festival folklorik do të përformojnë pjesët më të mira te folkut të zonave të tyre. Tirana, Durrësi, Kavaja, Fieri, Vlora, Berati, Shkodra, Korça, Kruja, Dibra, Burreli, Elbasani, dhe shumë grupe të tjera do të rivalizojnë për fitimin e këtij aktiviteti tregon drejtori i kulturës në bashkinë e qytetit, zoti Taulant Biturku, më tepër se ana artistike e këtij festivali, pohon Biturku, ne si mikpritës i kemi marrë të gjitha masat dhe shpresojmë se do të jetë një organizim që do t’i përgjigjet nivelit të festivalit folklorik tipologjik të këngës qytetare shqiptare: “Në këtë festival do të marrin pjesë edhe grupe nga Ulqini, Tetova, Prizreni dhe ansambli ‘Bijtë e shqipes’ nga Italia, të cilët do t’ia shtojnë atmosferën kësaj ngjarje artistike”. Për t’i pararirë këtij festivali, shpjegon zoti Taulant Biturku, specialistë të Ministrisë së Kulturës kanë parë nga afër përgatitjet e grupeve pjesmarrëse në këtë aktivitet dhe sipas informacioneve ka një impenjim të të gjithë pjesëmarrësve për të demonstruar një nivel të lartë të këngës popullore qytetare të të gjithë trevave shqipfolëse. Agron Shima G.55
|