Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorMuzika e Lehte (Moderator: BabyDance)Starton në Elbasan "Maratona e 11-të" e këngës rinore !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Starton në Elbasan "Maratona e 11-të" e këngës rinore !  (E lexuar 680 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-05-2007, 07:31:48 »
Citojeni

Thuaja këngës rini....

Ka nisur në skenën e teatrit "Skampa" "Maratona e 11-të" e këngës rinore. Për një muaj rresht do të ngjiten mes etheve konkurruese rreth 1200 të rinj dhe të reja nga 9 shkolla të mesme të Qarkut të Elbasanit, pa përjashtuar edhe shkolla nga Gramshi, Peqini, Përrenjasi e Cërriku. Sipas udhëheqësit artistik, Edmond Rrapi, faza parapërgatitore ka përfunduar në muajt mars-prill nëpër shkollat përkatëse për t‘u ngjitur në skenën e teatrit me një përgatitje mjaft të mirë dhe ambicioze. E kërkuar edhe nga vetë udhëheqësi artistik i këtij aktiviteti masiv, ky vit, për herë të parë ka përcjellë për publikun e ri elbasanas e më gjerë vetëm këngë dhe valle me motive shqiptare nga të gjitha trevat e vendit tonë. E nisur në 1996-ën, me një ndërprerje të justifikuar në vitin pasardhës, kjo veprimtari konkurrimi rinore nuk mbeti thjesht si pasion adoleshentësh për skenën. Ideimi nga kompozitori i njohur, Edmond Rrapi, dhe mbështetja nga shumë artistë të tjerë e bashkia e qytetit, do t‘i jepte frytet që në vitin e parë të organizimit. Që nga ai vit, në skenën e teatrit "Skampa" janë ngjitur mbi 2000 të rinj e të reja nga 10000 që janë përpjekur t‘i bashkëngjiten këtij aktiviteti. Konkurrimi ka nisur dhe mbetet në fushën e këngës, kërcimit dhe aktrimit. Tre zhanre këto që kanë vënë në "sitë" tërë rininë e kësaj treve duke i dhënë jo vetëm trupës së teatrit "Skampa", por dhe më gjerë me dhjetëra artistë të rinj, kurorëzimi i të cilëve është bërë në Elbasan për t‘u perfeksionuar në skenat e kryeqytetit dhe jashtë vendit. Që nga vitet e para dhe në vazhdim, i pari aktivitet i këtij lloji në Shqipëri me bazë burimore në Elbasan, do të nxirrte emra të njohur këngëtarësh: si Rovena Stefa, Valbona Zhelegu, Aida Hoxha, Englantina Toska, Arbër Arapi, Anisa Dervina, humoristi Salsano Rrapi, gjer te tenori më i mirë shqiptar, Armaldo Kllogjeri. Sipas udhëheqësit artistik 11-vjeçar të kësaj maratone, Edmond Rrapi, "nuk ka asnjë xhelozi, pse këtë traditë e kanë nisur dhe janë duke e vazhduar pas nesh qytete të tilla si Korça, Durrësi, madje dhe Tirana".

G.Shqip
E identifikuar

Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-05-2007, 08:41:03 »
Citojeni

Më kujtohet kur isha në shkollë te mesme dhe bëheshin pergatitjet e kësaj maratone..kishte goxha ethe pergatitja sepse Hamet Dakli ose Kristoforidhi domosdo do bënin çmos të merrnin sa me shumë vota fituese....
E identifikuar

DIKUR DO TA DUA DIKE,PO ASNJEHERE DIKE SI DIKUR merzitje
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 14-05-2007, 23:54:31 »
Citojeni

Studentja Erneida Risa, “Princesha e Kenges” se Elbasanit

Maratona rinore 2007 ka përfunduar mbremjen e djeshme me një spektakel qe ka zgjatur për rreth 3 ore ne skenen e teatrit “Skampa” ne Elbasan, gjatë te cilit janë ndare dhe kupa dhe cmimet për me te miret.

Ne naten finale te edicionit te 11-te te këtij aktiviteti, ku për 9 nete me radhe debutuan 1200 te rinj dhe të reja nga 9 shkolla te mesme te qarkut te Elbasanit si dhe studente te Universitetit "Aleksander Xhuvani", ishte i pranishem dhe drejtori i TOB-it Zhani Ciko, i cili ka dhuruar kupen e maratones për këngëtaren me te mirë, Erneida Risa, studente e Universitetit "Aleksander Xhuvani", e cilësuar si "Princesha e Kenges".

Ndërsa me çmimin e dytë dhe te tretë, juria vleresoi perkatesisht këngëtarin Aldo Dervishi, maturant ne shkollën "Qemal Stafa" te qytetit te Elbasanit dhe Denisa Mersini, nxenese e shkolles se mesme te përgjithshme “Ahmet Dakli". Juria vleresoi grupin konkurrues te shkolles se mesme te Gramshit për interpretimin me te mirë ne fushën e humorit me pjesen "Termeti", ndërsa ndarja e cmimeve vijoi me pas me shpalljen e top-modeles me te mirë, titull te cilin e meritoi Ira Celaj, nxenese e shkolles se mesme, "Qemal Stafa".

Studentet e Universitetit "Aleksander Xhuvani", te cilët moren sot një Përshëndetje te veçantë nga rektori Jani Dode për prezantimin e tyre dinjitoz ne, "Maratona Rinore 2007", u vleresuan edhe si interpretuesit me te mirë te valles popullore, kurse si konferencierja me e mirë, u shpall Keneda Hoxha, nxenese e shkolles se mesme te përgjithshme "Ahmet Dakli".

”Maratona Rinore" ka nxjerre emra te njohur kengetaresh, si Rovena Stefa, Valbona Zhelegu, Aida Hoxha, Englantina Toska, Arber Arapi, Anisa Dervina, humoristi Salsano Rrapi deri tek tenori me i mirë shqiptar, Armando Kllogjeri.

Udheheqes artistik ne 11 edicionet e kësaj maratone, është Edmond Rrapi, ndërkohë qe ky aktivitet i iniciuar prej tij, konsiderohet si nder me te ndjekurit nder aktivitetet artistike qe organizohen ne qytetin e Elbasanit. ATSH
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |