Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)Vera po vjen, vajza kujdes me… buzëkuqët!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Vera po vjen, vajza kujdes me… buzëkuqët!  (E lexuar 67 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 12-05-2008, 02:14:25 »
Citojeni

Vera po vjen dhe vajzat kanë filluar të përdorin edhe shumë shkëlqyes për buzët në mënyrë që të duken më seksi.

Por besoj se asnjë nuk ka dëgjuar se buzëkuqet ose më saktë zbutësit e buzëve që nuk kanë asnjë faktor mbrojtës SPF, rrisin mundësinë për kancer të lëkurës.

Disa dermatologë besojnë se disa lloj buzëkuqesh gjysmë transparent që përdoren për shkëlqimin e buzëve ndihmojnë penetrimin e rrezeve ultraviolet në lëkurën delikate të buzëve- duke rritur riskun për kancerin e lëkurës.

Dr. Jessica Fewkes, specialiste për kancerin e lëkurës në fytyrë dhe qafë në Harvard, tregon një lidhje të drejtpërdrejtë midis zbutësit të buzëve (pa faktor mbrojtës) dhe kancerit. “Si zbutësi i buzëve dhe vaji që përdorin vajzat në plazh për tu nxirë ndikojnë në thithjen e rrezeve ultraviolet që janë shumë të dëmshme për lëkurën”- tha ajo.

Dr. Kevin Cooper, shpjegon se rritja e penetrimit të rrezeve ultraviolet rrezikon njeriun.

Nga ana tjetër Dr. Len Lichtenfeld thotë se kjo duket më shumë si teori. “Jam dakord që duhet të kemi teori lidhur me faktin se nga shkaktohen sëmundjet, por për të patur një raport të qartë duhet të bëhen studime të gjëra në shumë njerëz”- tha ai.
“Në mungesë të këtyre studimeve, është e vështirë të japim përfundime”.

Specialistët bien dakord se nëse njeriu përdor krem me faktor 15 SPF për të mbrojtur fytyrën, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe për buzët. Dhe në këto kohë nuk është e vështirë të gjejmë zbutës për buzët me faktor të tillë mbrojtës kundër rrezeve ultraviolet.

Sipas Cooper, carcinoma (lloji i kancerit që shkakton 90% të rasteve për kancerin e buzëve) rritet me përdorimin e zbutësit të buzëve pa mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet.
Kjo do të thotë se kanceri përhapet shumë më shpejt nëse shfaqet fillimisht në buzë se sa në ndonjë pjesë tjetër të lëkurës.

E identifikuar

~~JAM ME PUSHIME~~
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-07-2008, 16:15:52 »
Citojeni

Artikull interesant.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |