Zeri yt - Forumi ShqiptarTë NdryshmeModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)Si të heqim kilet e tepërta
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Si të heqim kilet e tepërta  (E lexuar 26711 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 11-06-2005, 10:38:11 »



Këshilla të thjeshta dhe efikase për të hequr kilet e tepërta të belit dhe vitheve dhe për t'iu rikthyer formës së humbur. Ja disa sugjerime, që me pak vullnet të mirë, por që duhet të zbatohen rregullisht, do t'ju ndihmojnë të tonifikoni muskujt e barkut dhe të vitheve, dhe në të njëjtën kohë të ulni barkun që ju bezdis kaq shumë

Sekreti për të qenë në formë

Këshilla të thjeshta dhe efikase për të hequr kilet e tepërta të belit dhe vitheve dhe për t'iu rikthyer formës së humbur.

Me verë vjen edhe periudha ku nga trupi heqim rrobat e trasha, komode dhe që mbi të gjitha mund të mbulojnë edhe ndonjë defekt të vogël. Pra, me pak fjalë vjen momenti për t'u dukur. Por jo gjithmonë kjo periudhë na gjen në formën maksimale. Por si të bëjmë për të rifituar linjat e bukura dhe të heqim kilet e tepërta.

Dhe, ndërsa gjatë dimrit gjithmonë kishim gjetur justifikime për të hequr dorë nga palestra, tani nuk kemi më asgjë për të kundërshtuar. Koha është e bukur, ditët janë zgjatur, është ngrohur, pra është koha ideale për të rifituar formën e trupit.

Ja disa sugjerime, që me pak vullnet të mirë, por që duhet të zbatohen rregullisht, do t'ju ndihmojnë të tonifikoni

muskujt e barkut dhe të vitheve, dhe në të njëjtën kohë të ulni barkun që ju bezdis kaq shumë.

1: Shumë herë lihet pas dore, por do të ndalim së këshilluari të shkoni në një palestër për të marrë edhe ndihmën e specialistëve të fitnesit. Kjo është mënyra më e mirë për të pasur rezultate të mira. Në një palestër do të këshilloheni nga një trajner dhe do të bëni edhe ushtrimet e duhura për problemin që keni, pasi persona të ndryshëm, trupa të ndryshëm dhe sigurisht edhe shqetësime të ndryshme.

2: Ndërkohë, në rast se palestra nuk bën për ju, ja disa këshilla që mund t'i realizoni edhe në shtëpi. Lëvizni vazhdimisht. Mundohuni të ecni sa më shumë, mos hipni në ashensor, por ngjisni shkallët, shëtisni shumë dhe, nëse keni mundësi edhe me biçikletë. Asnjëherë mos neglizhoni rëndësinë e lëvizjes fizike, edhe nëse ju duket e lodhshme, pasi kështu do të arrini të digjni kaloritë e tepërta, dhe në këtë mënyrë edhe yndyrën e tepërt në trup.

3: Kushtojini të paktën 5 minuta ushtrimeve fizike për barkun. Ato duhet t'i bëni çdo mëngjes pasi të zgjoheni. Ndoshta ditët e para do të ndieni ndonjë dhimbje të vogël të muskujve, por mos hiqni dorë. Forcimi i muskujve është rezultati më i mirë. Mos lini asnjë ditë pa bërë ushtrime.

4: Mundohuni të pakësoni konsumimin e alkoolit dhe të pijeve me sheqer, sidomos ato të gazuara.

5: Mundohuni të pini sa më shumë ujë që të mundeni. Kthejeni këtë në zakon. Pini ujë edhe kur nuk keni etje. Uji nuk të shëndosh, madje e kundërta. Ai ndihmon në eliminimin e toksinës që mblidhet në trup. Mungesa e ujit në organizëm ul ritmin e metabolizmit, gjë që duhet evituar. Ndaj pini shumë ujë.

6: Nëse kaloni shumë orë në ditë të ulur mundohuni të lëvizni herë pas herë për të shkrydhur muskujt, sidomos ato të barkut dhe të vitheve.

7: Evitoni konsumimin e ushqimeve që nxisin fryrjen e barkut. çdokush e di se cilat nga produktet që konsumon i shkaktojnë fryrjen e barkut, ndaj evitojini ato.

8: Evitoni ushqimet me yndyrë. Mundohuni gjithashtu që t'i shpërndani vaktet. 4-5 vakte në ditë janë ideale. Nëse ju merr uria mundohuni të mbani me vete, për ta konsumuar në moment, një produkt me pak kalori, p.sh. një mollë. Në mëngjes evitoni qumështin e papërpunuar, marmelatat dhe bëni kujdes me kaloritë e biskotave. Ka raste që janë të mbushura me gjalpë dhe sheqer.

9: Nëse ndonjëherë nuk hani një vakt apo ndonjëherë në një vakt e teproni me ushqim, mos u ndjeni në faj. Nëse e shkelni rregullin një herë nuk është ndonjë gjë e madhe, por ama të ndodhë vetëm një herë.

Mundohuni t'i ndiqni këto këshilla të thjeshta, pasi nëse do të zbatohen për disa javë do të japin rezultatet e dëshiruara. Të provosh nuk të bën dëm, nëse gjithmonë dëshironi të keni një trup të bukur gjatë sezonit të verës.

Aerobia me ngjyrat e Indisë

Tendenca e fundit vjen sërish nga India. Pas kinemasë, modës dhe kuzhinës, tani edhe fitnesi po merr ngjyrat e Indisë. Në palestrat amerikane po çmenden pas 'masala bhangra'(që përbëhet nga dy fjalë indiane, Masala që do të thotë pikante dhe Bhangra, që është vallëzimi tradicional indian, është një lloj aerobie e butë, që duket se po pushton edhe Evropën.

Duart ngrihen lart, beli lëviz, trupi djersit si në një maratonë dhe të gjithë jetojnë të lumtur dhe duke rikthyer trupin e tyre në format e dëshiruara. Muzika indiane duket se po infekton modën, kinemanë, sportin dhe tani edhe palestrat. Është e ëmbël, plot ndjenja, humor dhe pasion, romantike dhe ende shumë e lidhur me tradicionale. Ajo të bën të zbulosh feminilitetin dhe butësinë, lëvizjet janë më sensuale, sfondi është i këndshëm dhe argëtues.

Ndoshta është vetëm një tendencë e re, por është edhe një mënyrë shumë e mirë për t'u njohur me një kulturë të largët, dhe ajo që vlen edhe më shumë është fakti se të ndihmon shumë në rigjetjen e linjave ideale të trupit, duke të lehtësuar nga kilet e tepërta të akumuluara gjatë sezonit të dimrit.

Në bazë të aerobisë indiane, e rëndësishme është të mësosh të lëvizësh çdo pjesë të trupit në harmoni. Kjo aerobi nxit të qenin të lirshëm gjatë lëvizjeve, të interpretosh sipas fantazisë dhe ndjesive personale muzikën, si dhe duke qenë të lirë në stil. Varianti indian i aerobisë ka një avantazh të madh, pasi ndërthur shumë mirë jogën me vallëzimet indiane elegante, në kërkimin e sensualitetit të lëvizjes.

Fitnesi indian është në kërkim të emocioneve, pasi nuk mjaftojnë më vetëm rritja e adrenalinës, ndërsa duket se kanë dalë jashtë modës përzierjet latino-amerikane dhe afrikane. Pra, duket se nuk ka asgjë më të mirë se sa fitnesi indian për të hequr kilet e tepërta, në ritmet e tambureve, muzikës rege, hip-hop, salsa, etj.

Tërheqëse, argëtuese dhe e shëndetshme.

Krahas dobësimit para sezonit të verës, duket se bëjnë mirë edhe për ritmin kardiovaskular, tonifikimin e muskujve dhe të largon stresin.

G.Metropol
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 12-06-2005, 03:46:50 »

Mbipesha, 25% e gjimnazistëve të pakënaqur me trupin

Bruna Prifti

Rreth 25 për qind e gjimnazistëve këmbëngulin të bien në peshë, pasi nuk ndihen mirë me peshën aktuale. Shumica e të fiksuarve pas formave të mira trupore mbeten sigurisht femrat dhe në mënyrë të veçantë ato që banojnë në zonat urbane të vendit. Të dhënat janë pjesë e studimit të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë "Sjelljet me risk tek të rinjtë e shkollave të mesme në Shqipëri". Studimi përfshiu 4 mijë nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme e profesionale në 12 qarqe të vendit. "Rreth 1,4% e nxënësve të anketuar kanë deklaruar se janë shumë mbi peshë, pjesa më e madhe e të cilëve rezultojnë femra", - thuhet në studim. Situatë që për mjekët endokrinologë anon nga obeziteti, që ka fillluar të marrë përmasa shqetësuese edhe te ne. Kategoritë problematike për specialistët mbeten fëmijët, tejet të dhjamosur dhe burrat mbi moshës 40 vjeç. Ndërkaq, "lufta" që bëjnë të rinjtë për të rënë nga pesha aktuale që kanë, është konsiderueshëm larg dietave të zakonshme. Sipas studimit të ISHP-së, vetë nxënësit kanë pranuar se për të humbur kilet e tepërta që i bëjnë të ndiehen shumë keq, provojnë mënyra nga më të ndryshmet. Që nga pilulat dhe lëngjet dietike deri te provokimi i të vjellave. Veprim që, sipas specialistëve, në rast përsëritjesh, të shpie pa frikë në anoreksi.
Përpjekjet
Të lodhur me ushtrimet që japin rezultat shumë të mirë për trupin, por ca të ngadaltë, nxënësit kanë preferuar t'i drejtohen formave më të thjeshta. Por që jo pak herë, janë të rrezikshme.
"Plot 3% e nxënësve të anketuar në studim deklarojnë se për të rënë në peshë ose për të ruajtur peshën, provokojnë të vjellat", - thuhet në studim, duke evidentuar kështu një anë të "errët", që mund të sjellë pasoja në shëndetin e adoleshentëve. Vetëm 33% e gjimnazistëve preferojnë sportin dhe ushtrimiet për të qenë në rregull me trupin, kurse 30% hanë më pak ushqim ose në menunë e tyre heqin ushqimet me shumë kalori. "Rreth 4 % e të anketuarve për të rënë në peshë përdorin pilula, pluhur ose lëngje dietike dhe 15,6% shpresojnë rënien në peshë mes agjërimit",- shtohet më tej në studim.
Të pakënaqur me trupin
Të dobët, të shëndoshë dhe shumë të shëndoshë. Mes këtyre përcaktimeve e gjenin veten gjimnazistët e pyetur në të gjithë vendin. Pa përjashtuar edhe një pjesë të konsiderueshme që e gjykonin veten në "top formë". Pyetjes së bërë nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, se si e konsiderojnë veten lidhur me peshën trupore, rreth 4% e tyre i janë përgjigjur "Shumë nën peshë". "Plot 1,7% e femrave pranojnë se janë shumë mbi peshë dhe pjesa më e madhe e tyre i takojnë moshës 14-16 vjeç",- thuhet në studim. Abuzimi me të ngrënit, të dy ekstremet (obezët dhe shumë të dobëtit), gjendja ekonomike e familjes, stresi dhe të tjera probleme kanë lidhje në mos direkte, të tërthortë me shtimin ose rënien në peshë. Në studim, specialistë të ISHP-së kanë përfshirë edhe kolona me rezultatet në shkollë dhe gjendjen ekonomike të familjeve të të anketuarve. Kështu, sipas të dhënave, (pa përcaktuar nëse lidhet apo jo), pjesa më e madhe e nxënësve shumë nën peshë, pranojnë se vijnë nga familje me nivel të dobët ekonomik.
Për ca kg më shumë
Nëse shumë gjimnazistë bëjnë tentativa pa fund, shumë herë edhe të dëshpëruara për të rënë në peshë, ka të tjerë që kërkojnë të kenë ca kile më shumë. "Rreth 19% e nxënësve të pyetur në shkollat e mesme të 12 qarqeve të vendit, kërkojnë të fitojnë në peshë", - thuhet në studim, ku shtohet se shumica e tyre i përkasin gjinisë mashkullore, që ndihen keq krahasuar me moshatarët plot muskuj. Sipas të dhënave të studimit të ISHP-së, rreth 40% e nxënësve të tjerë mjaftohen me aq sa kanë dhe shprehen të bindur se duan të ruajnë peshën aktuale. Si gjithmonë nuk përjashtohen edhe indiferentët, që nuk bëjnë asgjë për trupin dhe format e mira. Plot 14% e nxënësve të pyetur pranojnë se nuk përpiqen të bëjnë asgjë me peshën e tyre trupore.

Shifra
1,7% e femrave, shumë mbi peshë
33% e gjimnazistëve, ushtrime
15,% e gjimnazistëve, agjërim
3% e gjimnazistëve, provokim të vjellash
4% e gjimnazistëve, pilula
19% e gjimnazistëve, duan më shumë kg


Endokrinologët, obeziteti në rritje
Njerëzit hanë keq dhe hanë shumë. Kjo është përgjigjja e parë që merr nga endokrinologët, menjëherë pas pyetjes pse shkaktohet obeziteti. Në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit me temë obezitetin, shefi i endokrinologjisë, Agron Ylli, pranoi se pas Amerikës e Evropës, obeziteti po hedh rrënjë edhe në vednin tonë. Madje një numër i konsiderueshëm janë fëmijë. Sipas tij, një njeri me peshë normale dhe aktivitet fizik normal, që të jetë në rregull me peshën e vet duhet të marrë rreth 1 800-2 000 kalori në ditë. Ndërkohë që gjatë vizitave që bëhen, mjekët konstatojnë se njerëzit arrijnë deri në 4 000 kalori të marra. Specialistët kërkojnë që politikat arsimore të kombinojnë aktivitetet e ndryshme kulturore e sportive, për një shëndet më të mirë. Për të parë nëse je në rregull apo duhet të shqetësohesh, treguesi kryesor është raporti mes peshës e gjatësisë. "Nëse pesha kalon mbi gjatësinë minus 100, atëherë themi që ky njeri po shëndoshet", - thonë specialistët.

Shekulli
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 23-06-2005, 05:09:45 »

Të dobësohemi me zgjuarsi


 
Dieta funksionon më mirë kur ndjekim edhe disa këshilla të vogla, për të mos gabuar gjatë këtij procesi.

Të mbash dietë nuk është e thjeshtë dhe këtë e dinë të gjithë, sidomos ata që të hënave apo në fillim të muajit kanë vendosur të rregullojnë regjimin e ushqimit dhe pas disa ditësh kanë hequr dorë.

Megjithëse të shumta janë reklamat që premtojnë mrekulli pa asnjë sakrificë, është e kotë të gënjejmë veten. Për të humbur kilet e tepërta, duhet të bëhet ndonjë sakrificë dhe të heqim dorë nga ushqimi apo ëmbëlsira e preferuar.

Atëherë si t'ia arrijmë qëllimit kur gjendemi përballë mijë tundimesh që shqetësojnë atë që po mban dietë?

Ja një listë me këshilla për të gjithë ata që kanë vendosur të nisin një dietë.

1. Fillimi i mbarë gjysma e punës. Është e kotë të nisësh dietën në një ditë jo të mirë apo në një periudhë stresi. Të ndjekësh një regjim apo një dietë kërkon shumë energji, për këtë arsye është shumë e rëndësishme të nisësh dietën në një moment pozitiv.

2. 7 kg në 7 ditë. Përcaktojini vetes një objektiv të arritshëm. Një dietë shumë e fortë, përveçse nuk është e ekuilibruar nga pikëpamja e ushqimit, por do të nxisë të biesh më shpejt pre e tundimeve.

3. Mos u izolo! Një nga armiqtë kryesorë të dietës është ideja fikse që keni mbi ushqimin. Gjatë kësaj periudhe takohuni me miqtë, programoni një mbrëmje për të vajtur në kinema apo në teatër, për të larguar mendjen si dhe për t'u argëtuar.

4. Pazari. Jeni në treg dhe sytë ju mbeten te një sërë produktesh që për ju janë të ndaluara? Ekspertët e dietave ju këshillojnë që sa herë shihni ndonjë produkt të ndaluar ta lidhni me ndonjë gjë jo të pëlqyeshme për ju, dhe në këtë mënyrë do të arrini të mos tundoheni. Dhe një sugjerim tjetër, asnjëherë mos bëni pazar me stomakun bosh.

5. Syri bën punën e tij. E keni dëgjuar shprehjen "të ngopet syri". Është e rëndësishme që gjithmonë para se të hani vaktet ta përgatisni tavolinën më së miri, me fantazi, dhe po të jetë e mundur edhe me ndonjë vazo të bukur me lule. Vendosni të gjitha gjërat që keni përgatitur dhe më pas uluni për të ngrënë. Do të vini re që kështu nuk do të keni aq shumë uri.

6. Një nga rregullat kryesore është të keni kujdes me ritmin e ngrënies. Mos nxitoni, por përtypni ngadalë çdo kafshatë. Kjo është mënyra më e mirë për t'u ndjerë të ngopur dhe për të mos tentuar të marrim edhe një pjatë të dytë.

7. Pasi keni ngrënë për të mos tentuar të hani ëmbëlsirë lani dhëmbët si dhe lyeni duart me një krem hidratues aromatik. Kjo do t'ju ndihmojë të mos ndieni aromat e desertit apo ushqimeve të tjera.

8. Jeni në një periudhë kur keni vendosur të hiqni dorë nga shumë gjëra? Për të plotësuar mungesën e ushqimit kënaquni me blerje dhe pazarin. Shkoni në një parfumeri për të blerë një deodorant të ri, apo blini diçka që ju nxit edhe më shumë për të ndryshuar.

9. Lamtumirë peshore. Të fiksoheni pas peshores nuk ju ndihmon aspak për t'u dobësuar, madje ju fut në një gjendje ankthi. Është mirë që të merreni me ushtrime fizike, pasi në këtë mënyrë dhjamërat zëvendësohen me muskuj. Fillimisht pesha nuk do të ndryshojë, por mos u shqetësoni. Më shumë shihuni në pasqyrë se sa të peshoheni, dhe do të vëreni dallimin.

10. Familjarët. Ata që na shtyjnë më shumë drejt tundimit janë familjarët. Ata nuk janë në dietë ndaj kanë mundësinë të gatuajnë dhe të konsumojnë çdo gjë. Kur familjarët gatuajnë dhe hanë, ju merruni me diçka tjetër, si lexoni, shihni ndonjë film apo bëni shëtitje.

11. Shija e trasgresionit. Është e vërtetë se për t'u dobësuar duhet të impenjoheni plotësisht. Por, nëse ndonjë herë ju ftojnë në ndonjë festë, martesë, apo për një darkë në restorant, ju mos e kufizoni veten. Por, sigurisht pa abuzuar si duke ngrënë shumë, ashtu edhe duke porositur ndonjë sallatë.

10 këshilla për një dietë të thjeshtë

1. Pakësoni ushqimin ngadalë, por vazhdueshëm

Tregoni kujdes, pasi sasia dhe cilësia e ushqimit mund të mos mjaftojë, ndaj duhet ndjekur një strategji graduale. Fillimisht nisni me aktivitetin fizik, më pas bëni një ditar për ushqimin dhe pastaj nis pakësimi i yndyrnave.

2. Aktiviteti fizik duhet të jetë i rregullt

Organizoni veprimtarinë tuaj fizike në mënyrë të rregullt. Shëtitjet, ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, zëvendësoni stacionin e fundit të autobusit me ecjen në këmbë, evitoni të udhëtoni me makinë apo autobus për të shkuar në vendet pranë vendndodhjes suaj.

3. Matini ushqimet me një lugë

Vajin, salcën apo sheqernat llogaritini të jenë një lugë për vakt. Mundohuni të mos konsumoni ushqimet e gatshme që nuk dini përbërjen.

4. Hani një vakt të mirë

Në ditë duhet të konsumoni 4 deri në 5 vakte të vogla, por me kalori. Hani mëngjes për të mos u ndjerë të uritur në mbrëmje. Kjo është një këshillë që duhet ta mbani gjithmonë parasysh. Nëse në mbrëmje jeni të uritur dhe hani shumë më vonë do të përballeni me shtimin në peshë.

5. Përtypuni ngadalë dhe me kafshata të vogla

Për të tretur më mirë duhet ta përtypni ushqimin ngadalë dhe kafshatat të jenë të vogla. Tregohuni të duruar gjatë ngrënies.

6. Mos hiqni dorë nga buka, makaronat apo patatet

Asnjëherë mos mendoni se kilet e tepërta vijnë nga ngrënia e bukës, patateve, makaronave apo brumërave të tjera. Karbohidratet në sasi të kontrolluara nuk janë të dëmshme, ndërkohë që ato që gjenden te perimet janë shumë të kripura dhe të dëmshme. Ndaj, nëse tregoni kujdes në konsumimin e këtyre produkteve, mos i eliminoni nga menuja juaj.

7. Konsumoni fruta dhe perime

Duhet të konsumoni mesatarisht 3-4 fruta në ditë. Dhe në menunë e ditës nuk duhet të mungojnë 3 porcione të mira me perime.

8. Hani peshk

Të paktën dy herë në javë duhet të konsumoni peshk të gatuar me perime apo sipas dëshirës.

9. Mos pini pije alkoolike

Pijet alkoolike duhet të evitohen, pasi pakësojnë eliminimin e yndyrnave.

10. Objektivi duhet të jetë i kapshëm

Gjatë dietës mos e kini mendjen te peshorja apo pakësimi i kileve të tepërta. Kontrollojeni peshën apo linjën tuaj me rrobat e përditshme.
 
E identifikuar

blue_feather
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 23-06-2005, 05:12:49 »

une kam blere nje Sauna Belt,djersin zonen ku e lokalizon e per rreth tre jave jep rezultat.jo keq o popull
E identifikuar

escape troubles but never fear....!
anole
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 23-06-2005, 05:15:07 »

O berno ti e ke mire po halli eshte se kush i mban keto se vajzat bejne projekte t emedh aper tu dobesuar dhe kur vjen puna mbajne 1 jeve diete te forte dhe javen tjeter hane shume!Rezultati:asgje!
Me mire eshte te besh palester dhe pak sport,kjo per mua esht menyra e vetme! luj syun
E identifikuar

elona
Dirrtygirl
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 27-06-2005, 06:19:32 »

pervec sportit, nuk duhet tepruar me te ngrene, psh: nuk duhet ngrene shume buke, pica, hamburger, sanduice e gjera te tjera te ketyre llojeve...
E identifikuar

neri
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 21-07-2005, 06:46:02 »

Pershendetje

Te mbash dieta eshte gjeja me e veshteire dhe me e pakendshme per kedo. Nuk i thone pak te privohesh nga ushqimi yt i preferuar dhe te depresohesh nga deshira e imponuar e kesaj diete.
Per mua ka nje zgjidhje e cila bazohet tek ushtrimet me biciklete ose vrapimi me natyre. Kjo e fundit per mua eshte sporti me fantastik i te gjitha koherave dhe kuruesi me i mire i trupit dhe i mendjes. per fat te mire tani eshte edhe pak nxehte dhe te beje nje vrap 1_oresh nga liqeni perdite ( jo shetitje  jo jo e ke gabim ) jam i sigurt se per nje kohe te shkurter do te humbisnit kile te dukshme dhe per me teper do ta ndienit trupin ne forem optimale dhe sexy luj syun
rekomandim per ato qe shkojne ne plazh sa me shume not ne kohegjatesi notimi dhe jo ndenjtjeje ne uje. jo jo e ke gabim
E identifikuar
zeshkane
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 24-07-2005, 23:48:48 »

Levizjet.. sporti ,, dmth te dalesh vrap eshte me nice .. e ndjen trupin shum ne forem dhe humb shum kile ..  luj syun
E identifikuar

Zeshkane Forever...
Butrina
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 25-07-2005, 03:50:45 »

A ka degjuar ose a e ka provuar dikush qajin per dobesim Herbalife ? Jam e interesuar te di me shume per te, flm
pershendetje
E identifikuar

Don't drink and drive, take a joint and fly!!!
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 25-07-2005, 04:00:18 »

butrina mirmengjesi

nese deshiron te hjekish disa kile ather me mire ushqehu shendosh!
leni cajat tabletat dhe preparatet kimike qe kan gjasa tet bejn te mvarur, sepse ata me shume ta dobesojne xhepin se sa trupin.

te kisha propozuar te hash me shume peme dhe perime, mbrenda javes mish 3-4 her ne javet dhe te ju ikish gjerave nga brumi (pitet kosovare zgerdhihet; pizza, pasta, buka e bardhe) embelsirave, dhe yndyrave.

kur te hash ushqim mos u ngut se trurit i duhet kohe derisa barku ti signalizoje se eshte ngi dmth ha ngadal dhe me qef zgerdhihet dhe mbrenda dites pi deri 3 litra uje (uje te tharet, caja dhe lengje te cillet nuk permbajn sheqer).
simbas mundesise te kisha preferuar edhe levizje dmth ushtrime zgerdhihet


te pershendes perzemersisht
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Butrina
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 25-07-2005, 04:20:16 »

butrina mirmengjesi

nese deshiron te hjekish disa kile ather me mire ushqehu shendosh!
leni cajat tabletat dhe preparatet kimike qe kan gjasa tet bejn te mvarur, sepse ata me shume ta dobesojne xhepin se sa trupin.

te kisha propozuar te hash me shume peme dhe perime, mbrenda javes mish 3-4 her ne javet dhe te ju ikish gjerave nga brumi (pitet kosovare zgerdhihet; pizza, pasta, buka e bardhe) embelsirave, dhe yndyrave.

kur te hash ushqim mos u ngut se trurit i duhet kohe derisa barku ti signalizoje se eshte ngi dmth ha ngadal dhe me qef zgerdhihet dhe mbrenda dites pi deri 3 litra uje (uje te tharet, caja dhe lengje te cillet nuk permbajn sheqer).
simbas mundesise te kisha preferuar edhe levizje dmth ushtrime zgerdhihet


te pershendes perzemersisht

Flm shume  mpuuuqqqqq, sidoqofte shikoji mesazhet private nderkohe  
pershendetje
E identifikuar

Don't drink and drive, take a joint and fly!!!
neri
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 30-07-2005, 03:26:42 »

Perdorimi i ujit me limon eshte i efektshem dhe i shijshem ne te njejten kohe.
Limoni ka aciditet dhe vitamina ne te njejten kohe, dhe nese e perdor me bollek do te ndikoje pa u vene shume re ne tretjen e mire te ushqimit dhe te yndyrave ne trup. Nese e keni vene re lengu i limonit eshte "detergjenti" me i mire ndaj yndyrave, provojeni: psh. prekni nje cope mishi te sapo therur dhe duart do te kene yndyre aq sa sapuni do ta kete te veshteire per ta hequr dhe provojeni ti lani duart me Leng Limoni (Limon te shtrydhur), eshte i mire gjithashtu edhe per te hequr edhe njollat qe mund te ngelen neper duar. buzeqeshje
E identifikuar
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 18-02-2006, 10:37:56 »

1- Fiskulture... ushtrime te shpeshta si për muskujt e barkut po ashtu dhe për krahet dhe kofshet!
2- Ushqimi nuk duhet te permbaj shumë yndyrna... dhe te jetë i pasur me peshk, mish te kuq (jo shpeshherë te konsumohet ky), me zarzavate dhe plot fruta.
3- Thuaj JO brumerave... nëse je tip qe organizmi te vendos peshe direkt me konsuminin e tyre.
4- Po ashtu duhet të mos mbi-konsumosh sheqernat dhe ëmbëlsirat. Për vete jam e cmendur nga cokollatat por unë s'fitoj peshe si tip. Kështu qe, jam ne rregull zgerdhihet
5- Të pish 8 gota ujë ne ditë.
6- Të hash vaktet e ushqimit ne orar te caktuar dhe mundohu t'i permbahesh këtij regjimi.
7- Të mos hash kurrë me vonë se pas orës 9 pm, sepse dhe gjumin nuk e bën te rehatshem dhe mundësia për te tretur te gjithë ushqimin e ngrënë është shumë i vogël.
8- Mundohuni te zgjidhni te ecni ne të gjitha vendet ku duhet të merrni ashensorin, autobuzin për 1-2 stacione, apo berje pazari...etj etj.
9- Pesho veten çdo fund jave... ne këtë mënyrë je nën-kontrol dhe koshiente për sa mund te shtosh apo biesh nga pesha. buzeqeshje
10- Te mos abuzohet mbi sasine e pire te alkolit. Krijon fryerje barku dhe venie peshe nese konsumohet tej mase...
11- Ah... se mos harroj, larg gjerave shumë te kripura... janë shumë me te rrezikshme se ato embla luj syun


Ja kaq... boll i keni. Ndiqini dhe do te ndjeheni shume me energjik, me ne forme.. e plus dhe me te gezuar ;-)
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 20-11-2006, 08:04:56 »

Dieta,Dobësohu vetëm në ato pjesë që dëshiron

Në organizmin tënd ndikojnë receptorët hormonalë femërorë të cilët i grumbullojnë kilet e tepërta në pjesën e poshtme të trupit, tek ijët, tek vithet dhe tek kofshët. Kur shëndoshesh, ke shumë vështirësi për t’u dobësuar dhe kjo ndodh sepse mekanizmi që është në bazë të tretjes së yndyrave të depozituara në gjak, mund të arrihet vetëm në sajë të një qarkullimi të vlefshëm, gjë e cila nuk vihet re tek këto gra që kanë defekte në mikrociklin e tyre. Si rrjedhojë, organizmi është i detyruar të grumbullojë energji aty ku yndyrat janë më të disponueshme, në faqe, gjoks, krahë dhe bark. Ja pse ndodh që dhe kur humbet kile të prishet fytyra, por nuk të bien faqet. Me trupin tuaj në formën e një dardhe, janë të lidhura një sërë shqetësimesh të shkaktuara nga qarkullimi, vena pak elastike, celulite që shfaqen në pjesën e poshtme të trupit. Gjendja keqësohet në qoftë se përdor pilula kundër shtatzënisë, që rrisin ndjeshmërinë e receptorëve shumë të ndjeshëm femërorë. Ndiqe këtë dietë për 2 javë. Pas 7 ditësh mund të kombinosh menunë, duke ndryshuar pjatat sipas dëshirës. Pranë çdo ushqimi të dhënë do të gjesh sasinë e kalorive, kështu mund të riformulosh skemën pa kaluar 1300 kaloritë. Përdor 25 g vaj në ditë (rreth 5 lugë), për çdo lugë vaji të përdorur shto 45 kalori për çdo pjatë. Ushqehu në këtë mënyrë: Dieta e duhur për ty duhet të jetë më shumë dizintoksikuese se sa ushqyese. Të dobësohesh në mënyrë drastike nuk të bën mirë. Ndiq gjithmonë një regjim të balancuar, në favor të proteinave që kanë fuqi të ndikojnë tek kapilarët dhe tek lëngjet që grumbullohen në qeliza. Në qoftë se sasia e kalorive për një të rritur është 12-15 % të ushqimit, në rastin tënd duhet të arrijë në 25-30 % të tij. Pi shumë ujë dhe konsumo shumë lëngje, për të stimuluar qarkullimin e lëngjeve të grumbulluara në qeliza. Dieta që të propozojmë lejon të dobësohesh në një mënyrë graduale dhe rezultati yt të ketë një jetëgjatësi të madhe.

E hene, Mëngjesi: Një tas i vogël me qumësht i skremuar, 73 kalori, një lugë kafeje sheqer, 20 kalori, 2 feta bukë të thekura, 82 kalori, 3 lugë marmelatë, 45 kalori.
Paradite: Një lëng frutash, 38 kalori.
Dreka: Makarona, 261 kalori, 100 g sallatë, një panine, 120 kalori.
Pasdite: Një fetë pjepër, 44 kalori.
Darka: 150 g biftek, 123 kalori, 200 g sallatë jeshile, 34 kalori, një panine të madhe, 194 kalori.

E marte, Mëngjesi: Një gotë qumësht të skremuar, 98 kalori, një panine, 116 kalori.
Paradite: 3 kajsi, 56 kalori.
Dreka: 70 g makarona me fruta deti, 375 kalori, 200 g sallatë domate, 40 kalori, një fetë bukë 30g, 73 kalori.
Darka: Oriz me perime, 30 g 172 kalori, 100g mish viçi, 190 kalori, një kupë frutash pylli me një lugë të vogël sheqer, 90 kalori.

E merkure, Mëngjesi: Një kos me fruta, 110 kalori, dy feta buke të thekura, 82 kalori, 2 lugë mjaltë, 32 kalori.
Paradite: Dy feta ananas, 80 kalori.
Dreka: 50 g makarona, 283 kalori, 150 g lulelakër, 55 kalori, një fetë bukë, 73 kalori.
Pasdite: një lëng frutash, 38 kalori.
Darka: 150 g gjoks pule me mandarinë, 253 kalori, 200 g sallatë katalonase, 34 kalori, një panine 60g, 145 kalori.

E enjte, Mëngjesi: Kapuçino, 61 kalori, një briosh të vogël, 36 kalori.
Dreka: 60 g spageti me salcë domatesh dhe borzilok, 220 kalori, një vezë, një panine të vogël, 97 kalori, 150 g luleshtrydhe me limon dhe një lugë sheqer, 60 kalori.
Pasdite: Një mollë mesatare, 60 kalori.
Darka: 150 g sepie me salcë domatesh, 110 kalori, 200 g qepë të pjekura, 60 kalori, një panine të vogël, 50 g 97 kalori, një sallatë greke me fruta, 84 kalori.

E premte, Mëngjesi: Një tas me qumësht të skremuar me një lugë të vogël kafe, 93 kalori; 5 biskota, 125 kalori.
Paradite: Një suko kajsish, 70 kalori.
Dreka: 100 g makarona me domate dhe borzilok, 155 kalori, 80 g djathë lope, 194 kalori, një fetë bukë, 73 kalori.
Pasdite: Një pjeshkë, 40 kalori.
Darka: 100 g fileto mishi me barëra aromatike, 92 kalori, një panine të madhe, 243 kalori, një mollë, 70 kalori.

E shtune, Mëngjesi: Një kos dhe 5 biskota, 180 kalori.
Paradite: Një vezë, 61 kalori.
Dreka: 200 g sallatë me 100 g ton të vajisur, 285 kalori, një panine, 121 kalori, një sallatë frutash, 68 kalori.
Darka: 60 g oriz, 242 kalori, 120 g mish derri pa dhjamë, 133 kalori, 200 g speca, 44 kalori.

E diele, Mëngjesi: Shiko recetën
Paradite: një lëng frutash, 38 kalori
Dreka: Sallatë jeshile e përzier me domate, një vezë të skuqur, një panine të madhe, 243 kalori, një fetë pjepër, 66 kalori.
Pasdite: Dy feta pjepër
Darka: 60 g oriz, 217 kalori, 200 g merluc të pjekur në grilë, 142 kalori, një fetë bukë, 73 kalori.

Bluetooth
E identifikuar

Mishel...............
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 16-05-2012, 10:54:18 »

sipas antarit fort te nderuar Pemethymi....ja tek keni nje shanc me shume sesi te dobesoheni.... perqeshje


* Si te zvogeloni stomakun.jpg (19.98 KB, 480x480 - E shikuar 86 Herë.)
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Gripi i derrit, dy raste te dyshuara ne Kosove
  • Dot eshte rrezik
  • 11 (36%)
  • -
  • Dot nuk eshte rrezik
  • 19 (63%)
  • -
  • Numri total i votave: 30
  • Shiko temen