Me sa shoh ne te shkretat "barkmedhaja" jemi te perjashtuara nga kendi i modës!

Nejse, thash ta hapi një teme e te postojmë modele te bukura për femrat shtatzane.
Unë si tip veshem me shumë thjeshtë, veshje sportive,
gjëra te gjata dhe qe te mbulojne, dhe veshje te rehatshme për
çdo ditë.
Shpesh bëj kombinime me fustane deri ne gjunje+ pantolle
meqë vetëm me fustane nuk ndjehem rehat dhe plus qe nuk me
shkojnë me atletet lol
Provoni me këpucë me taka ta zeni një 5 vjeçare e cila ju
iken ne shtepine e mallrave.

Ne vijim ca modele te cilët i gjeta me google.
Kam disa kombinime te ngjajshme me këto qe janë ne vijim.



Meqë bebi me shkelmon tërë kohën dhe bën remuje,
jam e detyruar modele tjera te ju postoj një ditë tjetër.
Do te vazhdojme edhe me fustane për mbrëmje,
fustana te bardha dhe veshje për përditë.
Ndërkohë ju nëse keni ideja ose foto te
ndonjë modeli te bukur dhe komod, jeni te ftuar ta postoni këtu.
Ju përshëndes!
