Zeri yt - Forumi ShqiptarTë NdryshmeModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)Makijazh i bukur per sy dhe buzë
Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Makijazh i bukur per sy dhe buzë  (E lexuar 25241 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Englishbee
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 30-09-2007, 00:59:54 »

Pershendetje te gjithave!
Erdha ne perfundim se ketu ne forum, nuk ka nje teme te tille dhe mendova pse te mos e hap, sepse do te kete shume informacione shtese ne lidhje me shminkimin ne menyra te ndryshme, shminkimin i cili flet gjuhe te ndryshme te cilat vetem meshkujt mund ti kuptojne sinjalet qe femrat i leshojne me ane te kompletimit tuaj fantastik te shminkimit i cili nuk duhet te jete cdo here deri ne maksimum i ekzagjeruar, por edhe mund te jete seksi me vetem disa truqe te vogla ;!



Per nje cast bejeni shikimin tuaj qe do te thote "Eja me merr"

Pyeteni cdo mashkull, se cfare e ben ate te ndjej ligeshtim ne gjunje, kur e takon nje femer te bukur dhe pergjigja gjithnje do te jete e njejte: Qe digjet ne vetvete, Misterioze, [sy seksi.

Mesohuni se si t'i beni syte tuaj terheqes duke perdorur ngjyrat e duhura, cilesine dhe shminkimin ne ate menyre qe te mund te krijoni shikimin qe doni, pra:


1. Seksi dhe natyral
2. Tymues dhe misterioz
3. Ndalues i programit


1. Seksi dhe natyral

Kur shminkimi eshte i thjeshte, ai vetem reflekton bukurine tuaj natyrale, butesine dhe joshjen. Shikim te thjeshte, por i kuptueshem nuk eshte gjithnje lehte ta arrish, por rezultatet gjithnje jane te bukura.

Perdorni nje shminkim pastel ne cilesi te pluhurit dhe hijeve lehte me ngjyre ylberi te cilat mund t'i shperndash me brushe. Bejeni nje kontrast me nje liner per sy me ngjyre te erret qe duhet te vihet ne anen e djathte anash syve tuaj. 

Teknika: Beni nje levizje te lehte, te hijes per sy me ngjyre ylberi ne te gjithe kapakun e syrit, por shume lehte. Reflektoni rrudhosjen natyrale te kapakut te syrit me nje hije me ngjyre te lehte hiri ose ngjyre kafeje.

E bardha e trendafilt, karamele dhe gri e murrte shkojne shume mire me syte ngjyre te kalter, perderisa, ngjyre jargavani, vjollce ose e kafte e ngrohte shkojne shume mire me syte e gjelber. Perdorni ngjyra te ngrohta dhe te thella me hije te purpurte ne sy me ngjyre te mbyllet.

Nje prekje e lehte e maskaras ngjyre kafeje do te mbaroje shikimin natyral tuajin. Per qepalla me seksi, perdorni maskara me ngjyre te zeze klasike.

 

 
Vajza Rock'n'roll eshte njera nga shminkimet me te njohura momentalisht, keshtu qe syte tymues jane nje hap para.
 
Shkoni per joshje, te zjarrte dhe zmadhim: pluhur i zi per te mbyllur dhe per te rritur qepallat ne menyre qe te krijoni shikim te thelle.

Gjithe cka ju duhet per te fituar kete shikim eshte te keni nje hije gri ose te zeze, se bashku me laps per qepalla gri ose te zeze dhe maskara te zeze. 

Teknika: Terhiqeni nje vije mbi qepalla ne menyre qe te reflektoni syte tuaj, duke ngritur kapakun e syrit larte me dore dhe pastaj veni nje vije te trashe ne pjesen e poshtme te kapakut te syrit. Vendosni hije gri ose te zeze ne kapakun e syrit me brushe, duke shkuar jashte syrit dhe pastaj shtoni ca pluhur nen sy.

Prekja finale: maskara te zeze me shumice per te zgjatur qepallat dhe per te shtuar edhe me shume dramaticitet.


Per nje shikim vibrues dhe ndalues programi, ju duhet t'i beni syte tuaj me joshes. Tundues, te sedefte dhe kreme matalike ose hije per sy ne forme lapsi jane produktet me te mira per te reflektuar te kaltren femijerore dhe per t'i dhene asaj nje shkelqim te sofistikuar.

Teknika: Perdorni ngjyre te lehta ne te gjithe kapakun e syrit dhe nje ngjyre te mbyllet neper rrudhat e syrit, duke e vene ngjyren nga jashte- brenda.
Vijezimi eshte i rendesishem kur luani me drite, hije she shkelqim: perdorni vijezim krem me monedha te vogla xixelluese ne menyre qe te mund te fitoni me te miren e te dyja boteve.

Per intensitet maksimal, vendosni nje laps te zi liner ne te gjithe syrin tuaj dhe shtoni ca ngjyra metalike. Per prekje argetuese, provoni pluhurin vezullues duke e vene me delikatese ne kapakun e syrit tuaj dhe perfundimisht perdorni maskara nga rrenjete deri tek majat e qepallave tuaja me nje levizje zig-zage per volum me te madh!




* Shikim natyral dhe seksi.jpg (3.92 KB, 96x96 - E shikuar 3793 Herë.)

* Pastel.jpg (2.4 KB, 96x96 - E shikuar 3607 Herë.)

* Ngjyre ylberi.jpg (3.74 KB, 96x96 - E shikuar 3574 Herë.)

* Maskara e zeze.jpg (4.47 KB, 96x96 - E shikuar 3567 Herë.)

* E bardhe e trendafilt....jpg (2.77 KB, 96x96 - E shikuar 3553 Herë.)

* Karamelja.jpg (2.53 KB, 96x96 - E shikuar 3501 Herë.)
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Englishbee
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 30-09-2007, 01:03:59 »

buzeqeshje


* Vajza rock'n'roll.jpg (5.01 KB, 96x96 - E shikuar 3458 Herë.)

* Hija per misteriozen.jpg (3.64 KB, 96x96 - E shikuar 3423 Herë.)

* Maskaraja e zeze.jpg (2.4 KB, 96x96 - E shikuar 3377 Herë.)

* Lapsi per sy.jpg (1.83 KB, 96x96 - E shikuar 3386 Herë.)

* Pasteli gri.jpg (2.95 KB, 96x96 - E shikuar 3344 Herë.)
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Englishbee
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 30-09-2007, 01:08:29 »

luj syun


* Shikimi vibrues.jpg (4.13 KB, 96x96 - E shikuar 3473 Herë.)

* Hija per vibruesen.jpg (3.09 KB, 96x96 - E shikuar 3297 Herë.)

* Kremi metalik.jpg (2.14 KB, 96x96 - E shikuar 3300 Herë.)

* Lapsi.jpg (1.38 KB, 96x96 - E shikuar 3239 Herë.)

* Sedefi i zi.jpg (2.06 KB, 96x96 - E shikuar 3214 Herë.)

* Shkelqyesi.jpg (1.46 KB, 96x96 - E shikuar 3212 Herë.)
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Belinaa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 09-12-2007, 12:45:04 »

Janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një makijazh...
Mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, kolori i flokëve dhe veshja. Janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një makijazh. Dhe, ajo pjesë që ka më shumë rëndësi dhe që bie më shumë në sy është syri. Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i makijazh të thjeshtë.

Makijazhi bëhet në kombinim me flokun dhe veshjen. Është shumë e rëndësishme që para se të bëni makijazh të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me qumësht-tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Defektet që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.
Make up-i dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë.

Makijazhi i syrit

Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelin e qerpikëve. Mund të përdorni rimel me qime të veçanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve.

Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë. Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.

Makijazhi i buzëve

Një konturë e lehtë ngjyrë të kaftë në të errët dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe zbukurimi i mollëzave. Theksojmë edhe një herë që buzët, të kuqtë e mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.



* makiazh1.jpg (30.62 KB, 360x240 - E shikuar 271 Herë.)

* makiazh2.jpg (23.73 KB, 360x239 - E shikuar 370 Herë.)

* makiazh3.jpg (37.67 KB, 360x360 - E shikuar 210 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Lisa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 29-12-2007, 16:28:09 »

..........


* 001_primary.jpg (35.04 KB, 340x340 - E shikuar 218 Herë.)

* 002_primary.jpg (29.58 KB, 340x340 - E shikuar 195 Herë.)

* 003_primary.jpg (28.16 KB, 340x340 - E shikuar 247 Herë.)

* 005_primary.jpg (22.17 KB, 340x340 - E shikuar 189 Herë.)

* 005_sec03.jpg (29.19 KB, 340x340 - E shikuar 211 Herë.)
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Emira
« Përgjigju #20 më: 09-01-2008, 17:32:18 »

E dini sesa lyhem unë përditë zakonisht, apo kur shkoj ne pune, ose hiç fare ose maks një te kuq apo shkelqyes buzes, edhe kaq. buzeqeshje

Me këtë dua te them qe nuk i perkas atij 'stereo-tipi' te vajzave Shqiptare qe lyhen shumë.

Në lidhje me nuset ama, mund te them qe kam pare nuse qe i ngallosin me një kuintale fondacion fytyre, krem, ton, puder, krem për skuqjen e faqeve, te kuq buzesh, rimel, laps, etj. etj por ka edhe nga ato nuse qe kanë një tualet shumë te thjeshtë dhe klasik, duken si kukulla, natyrale dhe te perkryera sikur dora e parukieres vetëm te nxirret ne pah tiparet e tyre me te bukura apo embelsine e tyre. Vete me kanë nxjerre nuse shumë te mirë. U bëra nuse ne Tiranë (tek Linda - për ju qe e keni dëgjuar ose e njihni). Mbahet si nja nga 3 parukieret me te mira e me prestigjioze te Tiranës. Është një cike e shtrenjte ama ja vlen. Dhe nuse më ka nxjerre shumë te mirë dhe aspak te ngallosur. Me një fjale isha ajo qe jam, dallohesha qe isha unë, ndryshe me shumë nuse qe s'dallojne fare se kush janë kur i sheh si nuse me fustan te bardhe. buzeqeshje

Elegeance, me ke bere shume te qesh me kete postimin tend. Jo vetem qe e mbeshtes mendimin tend 100 %, por do te shtoja se ne Shqiperi ndonjehere te duket se cdo femer po martohet;-)) aq shume ngallosen. Te ze lemeria...Pa le me neper dasma, mire nusja qe shperfytyrohet komplet e ngrata me makiazh, por edhe ato feckat e tjera qe jane prezente ngrihen si me qene ato duke u martu. Me duket jashte mase e tepruar.

Edhe une, ja, si puna jote, te shumten e rasteve vij pothuajse pa makiazh fare ne pune,se ka edhe lezet pastaj kur te vjen ndonjehere qejfi te zbukurohesh, sepse vihet ré ndryshimi... hmmmmm
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #21 më: 10-01-2008, 21:06:12 »

Ne Shqiperi e jap nje cik dores,,,por perseri Brenda normales qendroj.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Elegance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 10-01-2008, 21:27:12 »

Ne Shqipëri e jap një çik dores,,,por përsëri Brenda normales qëndroj.

Ne Shqiperi i japim te gjithe nje cike me shume dores, sipas vendit - kudendi domethene. Dua te them qe nuk jam nga ato qe lyhen e ngjyhen qofsha ne Shqiperi apo ne Amerike, ama ne Shqiperi mund ta bej edhe perdite nje tualet te thjeshte, nderkohe qe ketu s'e bej dhe as qe me ze meraku ta bej, pune e madhe fort nese koleget e mi shohin 'fytyren time te vertete' pa pike tualeti. Madje ata menjehere me dallojne nese kam perdorur tualet, MENJEHERE!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #23 më: 10-01-2008, 21:36:51 »

Unë dhe kur te plakem... tualetin dhe pse te lehtë, nuk kam për ta lënë  buzeqeshje
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Elegance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 10-01-2008, 21:50:34 »

Unë dhe kur te plakem... tualetin dhe pse te lehtë, nuk kam për ta lënë  buzeqeshje

Hmmmm. Qenkemi ndryshe. Per mua, edhe po te plakem s'do te me plaket kurre mendja per tu veshur bukur e per t'i mos i lene fustanet pas dore, do e tregoj gjithmone stilin tim shume femeror (tualeti pastaj edhte dytesor per mua).
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #25 më: 10-01-2008, 21:59:57 »

Sigurisht dhe veshja është pjesë e rëndësishme e te mbajturit,e te dukurit bukur, e re...gjë qe as mua kurrë nuk do me pelqente ta lija pas dorë e as nuk kam ndërmend. Nuk jam e dhënë shumë pas  fustaneve por pas kostumeve shik  buzeqeshje Booo i pëlqej shumë. Kam pare nja dy midis klasikes dhe sportives,,,ma hoqen trurin..
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #26 më: 16-10-2008, 23:51:01 »

Aman e une qe spo perdori hic e po dal yll si i behet??..:qesh me te madhe :qesh me te madhe zgerdhihet
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #27 më: 21-10-2008, 13:04:10 »

Aman e unë qe s'po perdori hiç e po dal yll si i bëhet??..:qesh me te madhe :qesh me te madhe zgerdhihet

Me mire akoma.....kursen goxha leke   zgerdhihet
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Çfarë ju mungon/mundon ?
  • Dot 1
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot 2
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 3
  • 1 (16%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen