Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)Fustani i zi nuk "vdes" kurrë !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Fustani i zi nuk "vdes" kurrë !  (E lexuar 1216 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 10-12-2007, 12:05:02 »
Citojeni

Kur më 1926 stilistja transgresive, Koko Shanel, e prezantoi, nuk pritej që edhe pas më shumë se 80 vjetësh do të ishte akoma një simbol. Në të vërtetë kështu ndodhi: fustani i shkurtër i zi, pa mëngë, i gjatë vetëm 70 cm, i realizuar në ngjyrën, që në atë kohë përdorej ekskluzivisht për funeralet, mbijetoi mbi gjithçka.



Edhe pse Shanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj, fustani zi i puthitur
pas trupit shfaqet sot në dhjetëra pasarela nga Milano në Nju-Jork, nga Parisi në Londër. Është më shumë në modë se kurrë më parë. Aq sa edhe Katie Holmes, bashkëshortja e yllit hollivudian, Tom Cruise, nuk ka dyshime. Madje, nga faqet e një reviste të famshme mode amerikane pranon se fustani më i bukur që ajo ka në gardërobë është pikërisht fustani i zi i puthitur pas trupit. Ai simbol historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizajnuesit më të mëdhenj të planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga, nga Jil Sander deri te Miuçia Prada. Sepse pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë të përshtatshme. Ndoshta është pikërisht për këtë që pavarësisht modave dhe tendencave, vazhdon të jetë në majë të klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan ta vishnin edhe në mbrëmjet e veçanta, përveçse në funerale dhe kur shumë revista të specializuara mode i kushtonin faqe të tëra. "Number one", dhe i pavdekshëm ai është më i dashuri i të gjitha kohërave . Kështu tregon një sondazh anglez ku 75 për qind e grave e zgjedhin "little black dress", apo LBD si i thonë shkurt anglosaksonët, është fustani më i rëndësishëm në historinë e veshjeve, atë që duhet ta kesh patjetër në gardërobën tënde shik. I hyrë në histori si ikonë, fustani ishte krijuar nga stilisti i famshëm Hubert de Givenchy. Modeli i fustanit që doli në ankand në Londër në dhjetor të vitit 2006 për 410 mijë sterlina në dyqanin ku u zhvilluan edhe xhirimet e filmit pëlqehet mjaft edhe nga meshkujt. Shumica e burrave të pyetur preferojnë që në mbrëmjet shik, gratë, të fejuarat, shoqet dhe mikeshat të veshin një fustan të tillë. Ndoshta i shoqëruar me një palë perla, ndoshta edhe i pashoqëruar me dorashka.

G.Shqip
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 30-01-2008, 05:08:58 »
Citojeni

...............


* little-black-dress.jpg (35.15 KB, 433x500 - E shikuar 83 Herë.)

* lbd.jpg (26.08 KB, 220x338 - E shikuar 63 Herë.)
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-05-2008, 15:40:30 »
Citojeni

Është shumë e vërtetë, një fustan i zi është gjithmonë elegant, i bukur & ne Mode, sidomos nëse është i shkurter, tek gjuri apo një cike poshte gjurit. Për mendimin tim LBD janë jashtë masë klasike dhe s'dalin asnjëherë nga Moda, sikurse i shkojnë çdo vajzë, çdo ngjyrë floku, çdo lloj trupi, çdo ngjyrë floku, etj. Jo me kot ata quhen "Little Black Dresses" qe unë vete do t'i quaja edhe "Little Miracles" (Mrekulli te Vogla). Pastaj kur femra vesh një fustan te zi, sikur edhe 10 femra te tilla ne te njëjtin vend/dhome te kenë veshur fustane te zeza, ajo femër prapë bie ne sy dhe shihet me admirim se e zeza simbolizon shikun, elegancen, finesen dhe sigurisht shkon me gjithçka, pra.

Unë mendoj se çdo femër ne garderoben e saj duhet te këtë te paktën 2 fustane te zinj, minimumi aq, disi me modele të ndryshme kuptohet. Unë për vete kam te paktën nja 7-8 fustane te zinj edhe pse e zeza nuk është ngjyra ime e preferuar apo qe e vesh shpesh. 3 fustane te zinj qe i kam janë ne formë busti pra strapless, shumë klasike, te rehatshem, te bukur dhe perjhere ne Mode. buzeqeshje


P.D. Fustanet e zinj qe keni vendosur ne këtë teme deri me tani, te gjithë me pëlqejnë, aq me shumë qe janë ne modelin tim te preferuar - bust.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 04-05-2008, 19:28:52 »
Citojeni

Unë kam një fustan te zi deri tek bust(gjoksi ce do se mbush hiç qesh me te madhe ) dhe gjunjte me një lidhske para si fjongo

për nga trupi qe kam mundohem mos te vesh te zeza sepse me tregojnë te dobët disi
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 05-05-2008, 22:10:31 »
Citojeni

Unë kam një fustan te zi deri tek bust(gjoksi ce do se mbush hiç qesh me te madhe ) dhe gjunjte me një lidhske para si fjongo

për nga trupi qe kam mundohem mos te vesh te zeza sepse me tregojnë te dobët disi

O Capi ngjan i bukur fustani jot për nga përshkrimi. C'ke ti, nëse s'e don ma kalo mua se e mbush unë mirë tek gjoksi.

Kam 1 këshillë te vogël për ty: mos u c'inkurajo sepse edhe një vajzë e vogël, e dobët apo petite mund ta veshe ngjyren e zeze dhe fustanin e zi. Meqë ti je e vogël dhe e dobët ne trup, unë të sugjeroj te veshesh ndonjë fustan te zi me ndonjë disenjo pak me te komplikuar dhe me shumë fruta apo rrudha (ruffles, frills & layers). Kështu ato frutat dhe rrudhat krijojne iluzionin e një trupi me te bukur dhe mundesisht të kesh plot te ketilla poshte tek rrethi i fundit dhe përpara ne pjesen e siperme, tek gjoksi, dekolteja dhe jaka. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 05-05-2008, 23:13:44 »
Citojeni

s'të bën ne masë shpirto se unë jam S kurse ti duhet të jesh M besoj unë .
Nejse rrofsh për idetë,edhe ky nuk del keq jo se deri tek gjynjte plus e vesh me xhakete te bardhe dhe një pale tip sandale ngjyrë qumështi një kordele ne kokë unë një buzekuq fap  goca iken për ne pune zgerdhihet

po ka siklet pjesen e gjoksit pasi tërë ditën ngela duke e ngritur....dhe bie ne sy dreqi kur bie..jo se kam ç'të tregoj po të ruajme dhe ato qe kemi:D
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |