Varet se për çfarë rrobash bëhet fjale te kem firmato, se të gjitha de nuk mund t'i blej

P.sh.. për mua xhinset si me rrine, si e kanë ngjyren, stilin, materialin ka shumë rëndësi... e duke patur shumë rëndësi m.q.s. vdes për xhinse, zakonisht me pëlqen qe këto t'i marr nga firma mjaft te njohura për xhinse, kështu qe rrjedhimisht dhe çmimi është i lartë. Por s'më intereson sepse për diçka qe e kam fiksim dhe është siç a dua unë, çmimi ka pak vlerë

Por nëse do të flisnim për syze dielli apo për canta sikurse harxhojne ca femra Lekë ne shuma marramendese, unë vet s'do harxhoja aq shumë t'i bleja të gjitha firmato. Ndoshta ngaqë s'i ve shumë rëndësi nëse janë firmë apo jo këto sende. Vet kam blere vetëm një cante nga Burberry (sepse me pëlqeu jashtezakonisht shumë

), vellai para 3 vjetësh me bleu një cante nga Luis Vuitton, një shoqe për X'mas një cante nga Diesel... e te tjerat pastaj nuk i kam ndonjë firmë kushedi çfarë... e njëjta gjë dhe me syzet

Pastaj kur vjen puna për këpucë a sandale, çfarë i kam për te dalë me raste i marr shumë te mira (d.m.th. firmato), ndërsa ato qe vesh për perdita ne pune apo kur dal e bëj pazar ne fundjave vallaj i kam ne çmim deri diku normal, jo te shtrenjta... se pastaj vetëm ta bëj rrogen këpucë e bluza

Ne veshje though s'para fal, i dua te jenë materiale me kualitet, prerje te bukur ne trup, ngjyrë e nuanca te persosura ne kombinim e stil... kështu qe, perfundoj t'i blej tek dyqanet e firmave. Por kam diçka shumë te mirë, si femër e kollandris mirë lekun... blej 2-3 gjëra por te sakta për çdo stine, s'nderroj garderoben kot çdo muaj

Të gjithë ata qe me njohin e dinë qe rroba me ndrit e me ngjit mirë ne trup, d.m.th. është dhe si të dish ta paraqesesh
