Komuniteti ShqiptarTë NdryshmeModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)Afrim Aliaj, Topmodeli tropojan i famshëm në disa kontinente !
Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Afrim Aliaj, Topmodeli tropojan i famshëm në disa kontinente !  (E lexuar 3874 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 18-11-2006, 16:09:47 »

Emrit me të cilin e kanë pagëzuar prindërit i ka dhënë lamtumirën prej kohësh dhe tashmë kudo njihet me emrin Alesio. Eshtë lindur dhe rritur në Tropojë, por tashmë jetën e tij e ka ndërtuar shumë larg, në Australi, ku rastësia dhe fati do e ndihmonin për t’i hyrë një rruge shumë pak të njohur e të aplikuar nga meshkujt shqiptarë, por megjithatë dhe fitimprurëse për ata që e ndjekin. Afrim (Alesio) Alia, një prej modelëve shqiptarë që ka arritur të gjejë sukses jashtë kufijve, tashmë fluturon nga Australia në Itali.

Kohët e fundit kam dëgjuar se ke ardhur disa herë në Shqipëri, cila është arsyeja e këtyre vizitave të shpeshta?
Përpara dy javëve isha në Shqipëri për të marrë pjesë në sfilatën e Joni Peçit, si model, ndërsa këtë radhë jam thjesht për t’u takuar me miqtë dhe të afërmit e mi.
Je shprehur se nuk të pëlqejnë pasarelat dhe je më tepër i orientuar nga tipi i modelit për foto. Përse pranove të jesh në pasarelë?
E bëra sepse ishte një stilist që mori një angazhim shumë serioz në Shqipëri dhe për më tepër sepse dëshiroj të jap diçka për vendin tim, qoftë kjo edhe në një sfilatë.
Me çfarë po merresh aktualisht?
Për momentin jam vendosur në Itali, sepse në janar pres të bëhem pjesë e një show mediatik në mediaset dhe besoj se për një periudhë të caktuar kohe do të vendosem aty.
Dhe cila është arsyeja që vendos të hysh aty?
Kjo është pjesë e punës sime. Puna për një model është sezonale, mund të rrish një vit dhe të punosh vetëm disa ditë, i tillë është i ndërtuar ky profesion.
Fiziku yt është dhuratë e natyrës, apo merresh me sport për ta mbajtur?
Mendoj që e para është origjina familjare, sepse gjyshi im ka qenë shtatlartë, së dyti origjina e vendlindjes dhe natyrisht edhe veprimtaria fizike e sporti, ndonëse në këtë drejtim nuk jam shumë i rregullt.
Sa je ambientuar me këtë mënyrë jetese, me çantën në krah, nga një shtet në tjetrin?
Jam mësuar tashmë. Në makinën time gjithmonë do gjesh një valixhe me rroba, për çdo rast të nevojshëm.
Je protagonist në videoklipin e fundit të Çiljeta Xhilagës. Cila është arsyeja?
Ne kemi një marrëdhënie shoqërore shumë të mirë. Ajo është vajzë e këndshme dhe trendy.
Ishte kërkesa e saj, apo jotja?
Ajo ma sugjeroi dhe unë pranova.
Të ka paguar Çili për të qenë pjesë e klipit të saj?
Jo. E kam bërë për shoqëri. Unë në Shqipëri nuk vij për lekë, vij thjesht për kënaqësinë time dhe sepse është shtëpia ime.
Ke të dashur?
Jo.
Po lidhje kalimtare?
(qesh) Normale që kam.
Të ka ndodhur ndonjëherë që vajzat me të cilat ke qenë i lidhur të jenë bërë të bezdisshme e të të kërkojnë ende, apo i ke të lehta ndarjet?
Mua më bëhet qejfi, kur vajzat më kërkojnë, nuk ndjehem i bezdisur nga kjo.
Zakonisht të lënë ato, apo i lë ti?
Oh, po ne nuk ndahemi, i lëmë të hapura marrëdhëniet. (qesh)
Ke menduar për ndonjë lidhje serioze?
Sigurisht që kam menduar. Jam ende në kërkim.
 
Biografia artistike

I lindur në Tropojë, Afrim Alia do të ndërtonte në Australi një jetë tjetër dhe krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja. Gjatë periudhës 2003-2004, ai do të merrte pjesë në disa sfilata dhe konkurse. Do të vlerësohej fitues në garën e zhvilluar në Singapor në vitin 2003 e po kështu edhe në Hong Kong. Një vit më parë në konkursin australian të modelëve u shpall si modeli më fotozhenik. Gjithashtu në vitin 2005 u vlerësua si mashkulli i vitit nga “Photo Magazine Competition”. Në maj të vitit 2006 është larguar nga Australia për disa qëndrime në Evropë e sidomos në Londër ku arriti të nënshkruante disa kontrata në botën e spektaklit. Momentalisht është vendosur në Itali ku pret të fillojë punë në një nga kanalet e Mediaset.

Panorama
E identifikuar

endritii
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 195



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 12-03-2007, 15:31:37 »

NORMAL, TROPOJAN
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
SwEeTNeSs
BERATSE
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4090



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 18-03-2007, 08:34:19 »

Kush qenka ky se s'e njofkam..

Berno... foto. zgerdhihet perqeshje
E identifikuar

Take the time to listen, to what people have to say
And don't forget to smile; it could brighten someone's day
emiliatje
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 94


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 20-03-2007, 12:49:25 »

I uroj suksese Afrimit .
E identifikuar
Kisss
Anetar


Karma: 9
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1208



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 20-03-2007, 17:52:45 »

ja kam pas njoftur velluan.
E identifikuar

''DISA NJEREZ KANE VDEKUR EDHE PSE JETOJNE...DISA TE TJERE JETOJNE DHE PSE KANE VDEKUR''
---Sh.M
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 20-03-2007, 20:56:35 »

NORMAL, TROPOJAN

tashi na e mbushe mendjen ohohoho
u paska mbi ne balle "modestia" tropojaneve, sa mire! luj syun
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
PetritKola
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 2292



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 20-03-2007, 21:17:56 »

Ne Bote ka dy lloje njerezish, Tropojanet dhe ata qe kishin deshire te ishin te tille. Perqafim
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Kisss
Anetar


Karma: 9
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1208



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 20-03-2007, 21:48:29 »

Ne Bote ka dy lloje njerezish, Tropojanet dhe ata qe kishin dëshirë te ishin te tillë. Perqafim

mire ja paske qellue petrit. pike muhabetit.  buzeqeshje
E identifikuar

''DISA NJEREZ KANE VDEKUR EDHE PSE JETOJNE...DISA TE TJERE JETOJNE DHE PSE KANE VDEKUR''
---Sh.M
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 30-01-2008, 12:23:42 »

Afrim Aliaj, dhe dashuria shqiptare

Modeli shqiptar që ka ndërtuar karrierën e tij në tokën e kangurëve (Australi),gjithnjë ka qenë i rezervuar sa i takon jetën së tij private. Por mësohet se Afrim Alia, i pagëzuar me emrin Alesio, nuk është më singëll, kështu që gjithë vajzat e çmendura pas imazhit të bukur të djalit tropojan bëjnë mirë ta harrojnë atë. Sapo ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare, e cila thuhet se është një femër e realizuar dhe me një të ardhme të sigurt. 30-vjeçari Alia është shprehur gjithmonë nëpër media, se lidhjet e tij dashurore kanë qenë kalimtare, pasi femrat kanë kërkuar martesë me të. E kush nuk do ta donte një djalë të pashëm, që nënshkruan disa kontrata milionere
në vit e që premton një jetë luksoze? Por këtë herë fatlumja është një vajzë shqiptare, ndryshe nga historitë e deritanishme të Afrimit. Korrieri
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 30-01-2008, 12:27:11 »


Berno... foto. zgerdhihet perqeshje


E identifikuar

sorelina
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 30-01-2008, 21:08:27 »

Spo na shtohen vetem kengetaret por po na shtohen dhe top modelet  perqeshje
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
danjelaeri
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 61


Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 31-01-2008, 11:08:14 »

po normal ku ka si tropojanet mer??ej jemi yll te gjithe ne tropojanet.alesio urime vllai
E identifikuar

jeni si shpirt
GAZERRU
Vizitor
« Përgjigju #12 më: 18-02-2008, 13:25:19 »

[date=1174421876]
Ne Bote ka dy lloje njerezish, Tropojanet dhe ata qe kishin dëshirë te ishin te tillë.

AFRIMI ESHTE NJI DJALE SHUME I MIRE I ZELLSHEM DHE PUNTORE I MADH .ESHTE SHUM I DURUESHEM ,I SINQERTE DHEBESNIK ASHTU SIC JANE TE NJOHUR KUDO NE BOTE TROPOJANET.I UROJME ATIJE CDO TE MIRE  DHE I DESHIROJME ATYRE QE E KANE INAT QE TE PLASIN NGA INATI
E identifikuar
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 124
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11591



Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 24-07-2008, 23:46:23 »




Helloooooo hooootttt zgerdhihet
Urime djali,,,hallall Tropoja luj syun
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Dallga
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 91



Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 24-07-2008, 23:58:18 »

Pantallona te verdha, me ta shpif po hajt mo, model i thencin kshuqe i lejohet

Per vajzat



Mu me thene te drejten sme pelqen aq shume, dhe per ju qe po e mendoni nuk eshte situate e dhelpres me rrushte perqeshje qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Baste per diten
  • Dot 20
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 21
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 22
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 23
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot 24
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 25
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 26
  • 2 (22%)
  • -
  • Dot 27
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 28
  • 2 (22%)
  • -
  • Dot 1
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot 2
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 3
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 4
  • 2 (22%)
  • -
  • Dot 5
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot 6
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 7
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 8
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 9
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 10
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 11
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 12
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor