Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarModa dhe Estetika (Moderatore: Alda, Prishtinasja)~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: ~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~  (E lexuar 4221 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 07-10-2005, 17:32:05 »
Citojeni

8 sekrete për të qenë e bukur

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
ParisNOTheHilton
That's hotttt!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 08-10-2005, 16:17:20 »
Citojeni

borebardha, po ne te bukura jemi vete mi!
haha, jk. janë te vërteta ato qe ke shkruar, I agree with you
E identifikuar

<center><a href=http://www.mygraphicspace.com><img
iNa :)
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 08-10-2005, 16:31:07 »
Citojeni

Ohhh i feel relaxed just by reading this.... buzeqeshje
E identifikuar

PeRsheNdeTjE te GjiTHe DurRsaKeve........M UAHH...........
LinaVL
Vlonjate~E~Embe
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 09-10-2005, 15:16:45 »
Citojeni

Un për vete bei # 1, 3, 4 te mengjesit.
Edhe për ne darke bei vetëm # 1. luj syun
E identifikuar

I can be your hero, baby
I can kiss away the pain
I will stand by you forever
You can take my breath away


Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 17-11-2005, 11:01:27 »
Citojeni

Aha me këtë alarmin, unë një te bjere e me ke ne këmbë ze vrap te zëmë autobusin se iku ora e pare e leksioneve,
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 18-05-2007, 16:01:36 »
Citojeni

8 sekrete për te qenë e bukur ....hmmmmm

1- Beni një gjume te plotë dhe te mirë ....shkurt nga 8 ore gjume zgerdhihet

2 - Kur zgjohemi ne mëngjes nuk ka asgjë me te mirë se sapuni 15 leksh  zgerdhihet  ( mundohuni qe sapuni i fytyres tuaj të mos perbaj alkol por Benzoyl Peroxide...të gjitha sapunrat qe perdor unë kanë 10% te kësaj substance .....)

3 - Lani dhembet çdo mëngjes ...po patet dhenmbe te shtrembura veni tela se nuk është gjo muhabeti zgerdhihet

4 - ushqehuni mirë ne orar .....hani shumë bylmetra dhe fruta

5 - Krifni floket (po ju doli koha) edhe lyejini se kanë fillu me ju dalë thinjat ...(mundesisht jo te kuqe ose jeshile zgerdhihet)

6 - Gjeja me jo estetike janë thonjt e piset dhe te parregullt (totalisht jua prishin bukurine

7 - Vishuni bukur dhe thjesht .....te rregullt

8 - Sex (mos e lini pasdore) zgerdhihet
« Ndryshimi i fundit: 20-05-2007, 06:24:14 nga Lisa » E identifikuar

lisa@zeriyt.com
zhizhi

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 05-07-2007, 22:27:45 »
Citojeni

po moj borbardha këshilla te mira   po se ndegjove fare alarmin    e te del gjumi vonë s'ke kohe ti lash fytyren e leje me  të gjitha ato  te tjerat      apo te zurri puna me punën ekrevatit me burrin  hahah   e disponuar je për tërë ditën
E identifikuar
Elated
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 08-08-2007, 21:56:15 »
Citojeni

Re: ~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

Titulli me artikullin nuk ka kuptim!

Materiali ka te bëj me shendetin(duhet të kishe shtuar dhe vegetables).

Premton, çfarë ke postuar, te funksionoj? d.m.th. ti bëj te bukura femrat? Pastaj si/çfarë consideron ti te bukur?

Fiskultura/aktive, healthy diet, gjume & ujë (2lt min) luj syun
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
sonja

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 24-11-2007, 12:32:40 »
Citojeni

vishuni sipas modës dhe ruani pastërtinë
E identifikuar
lenndi
« Përgjigjja #9 më: 26-12-2007, 01:25:25 »
Citojeni

për te qen e bukur duhesh tkesh trup tbukr mendoj un ashtu merzitje
E identifikuar
bizelja

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 05-02-2008, 13:45:25 »
Citojeni

Jam shumë dakort me borebardhen.
E identifikuar
DOONA
« Përgjigjja #11 më: 20-03-2008, 17:27:33 »
Citojeni

PER TE QEN E BUKUR DUHET ME VUJT E MIR ME DASHT NJERIN QASHTU QYSH ASHT PA 100 MARIFTEE hmmmmm
E identifikuar
fiorela

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 30-04-2008, 21:25:42 »
Citojeni


mendoj se për te qenë e bukur ndikojne shumë faktore.1.duhet të kesh lekure te pastër 2.të kesh floke te rregulluar 3.të kesh 1trup ne form4.te vishesh bukur
E identifikuar
ezmerja
« Përgjigjja #13 më: 29-05-2008, 15:24:25 »
Citojeni

mendoj se janë këshilla te vlehsme edhe pse shpeshherë pertojme vallaj duhet me i be
ezmerja luj syun
E identifikuar
Dallga
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 05-07-2008, 15:30:14 »
Citojeni

Të ishte aq e lehtë thua, do kisha fituar Miss Bota unë  perqeshje
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |